Anëtarë të denjë të Aleancës së Atlantikut të Veriut

4-5 shtator 2014

Ditën e enjte, më 4 shtator nisi në Uells samiti dyditor i NATO. Në samit morën pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Samiti u hap nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen, i cili nënvizoi se ky samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në ditën e parë të samitit u diskutua mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan, kurse në ditën e dytë 28 liderët ranë dakord për një Plan Veprimi të Shpejtë, për të siguruar se NATO është e gatshme të përballet me sfidat e reja të sigurisë në mbarë botë.

Lexo më shumë...


Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takon zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Evelyn N. Farkas

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Ministerialin e radhës të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO.

Gjatë ditës së sotme, znj. Kodheli pati një takim kokë me kokë me zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj. Evelyn N. Farkas. Gjatë këtij takimi znj. Kodheli e njohu znj. Farkas me reformat aktuale në fushën e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura, siç janë propozimet e fundit për përmirësimin e kuadrit ligjor. Në këtë pikë ajo u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në ristrukturimin e Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate

Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë në Komandën e Aleancës për Operacionet (ACO) në Mons të Belgjikës. Sot ajo është pritur në një takim zyrtar nga komandanti suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove. Gjatë takimit ministrja Kodheli e ka njohur ushtarakun e lartë të NATO me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Znj. Kodheli theksoi fort mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për angazhimin e ardhshëm në Afganistan.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli merr pjesë në konferencën “5 vjet në NATO”

Ministrja Kodheli: Ne do t’i kthejmë dinjitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsum dhe përfitim politik të dëmtojnë imazhin e ri që ne po krijojmë.

Ministrja e Mbrojtje, znj. Mimi Kodheli ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme". Kjo konferencë organizohet nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Ishin të pranishëm gjithashtu: ambasadori SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, diplomatë, studiues, përfaqësues të botës akademike, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Lexo më shumë...




Buletini mujor prill 2018Ditari, të rejat kryesore prill 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2018) Maj 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria25 maj 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2018
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3