Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, merr pjesë në Konferencën Vilnius 2014

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të konferencës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the ‘Big Bang’”, që po zhvillohet në Vilnius, të Lituanisë në datat 3 dhe 4 prill.

Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme të: Belgjikës, Gjeorgjisë, Sllovenisë, vendeve Baltike, vendeve anëtare të Kartës së SHBA - Karta e Adriatikut (A-5) si dhe vendet vëzhguese.

Në ditën e parë të kësaj konference të gjithë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme pjesmarrës diskutuan në lidhje me Politikën e Dyerve të Hapura të NATO.

Lexo më shumë...


Shqipëria, 5 vjet në NATO

Në sheshin kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar sot një ceremoni e veçantë me rastin e 5-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë ditë jubilare ishin të pranishëm: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, z. Ditmir Bushati, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, ish-ministra të Mbrojtjes, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Gjithashtu morën pjesë ambasadorë dhe atashe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO dhe vendeve partnere, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Lexo më shumë...


Zhvillohet Konferenca e NATO për Resurset

Në mjediset e “Hotel Tirana International” ka nisur punimet Konferenca e NATO për Resurset për vitin 2014. Qëllimi i kësaj konference është të mbështesë dhe të rrisë besimin në përdorimin e fondeve të përbashkëta, të krijojë njohje, mirëkuptim dhe përkrahje për punën në vazhdimësi të zyrave qendrore të NATO dhe gjithashtu të promovojë rritjen e bashkëpunimit efektiv mes pikëpamjeve dhe shqetësimeve të ndryshme të shteteve anëtare.

Lexo më shumë...


Ministeriali i Mbrojtjes i NATO në Bruksel

26 - 27 shkurt 2014

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO ranë dakort të mërkurën (më 26 shkurt) të çojnë përpara planet për të përmirësuar ato kapacitete të Mbrojtjes që janë parësore përsa i përket sfidave të ardhme mbi Sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO z.Anders Fogh Rasmussen tha: "Nga operacionet tona përfshirë këtu edhe Libinë e Afganistanin, kemi identifikuar fushat ku kapacitetet tona kanë mangësi, apo që shumë pak vende i kanë ato kapacitete"

Gjatë ditës së parë të punimeve, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, theksoi edhe një herë angazhimin e Shqipërisë si anëtare e Aleancës në të gjithë dimensionet, në shërbim të sigurisë globale dhe në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për një organizatë sa më të fortë dhe eficente.

Në ditën e dytë, ministrja Kodheli drejtoi Ministerialin e Mbrojtjes SHBA-Karta e Adriatikut (A5), pasi vendi ynë ka marrë Presidencën e kësaj Iniciative për vitin 2014.

Në fjalën e saj të hapjes, ministrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, si dhe për organizimin e këtij takimi në Selinë e NATO, e cila mbart një simbolikë të veçantë, që lidhet ngushtë me një ndër parimet themelore të Iniciativës së A-5: integrimi euroatlantik i vendeve të rajonit.

Lexo më shumë...




Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 19 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4