Anëtarë të denjë të Aleancës së Atlantikut të Veriut

Foto Galeri

Ditën e enjte, më 4 shtator nisi në Uells samiti dyditor i NATO. Në samit morën pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Samiti u hap nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen, i cili nënvizoi se ky samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në ditën e parë të samitit u diskutua mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan, kurse në ditën e dytë 28 liderët ranë dakord për një Plan Veprimi të Shpejtë, për të siguruar se NATO është e gatshme të përballet me sfidat e reja të sigurisë në mbarë botë.

***

Në përfundim të ditës së parë të punimeve të samitit të NATO në Uells, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli bashkë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ishin të ftuar në emisionin "Top Story" të gazetarit Sokol Balla. Për intervistën e plotë ndiqni linkun.

***

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli takon asistentin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Derek Chollet

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli gjatë ditës së dytë të punimeve të samitit të NATO në Uells zhvilloi një takim me z. Derek Chollet, asistent i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA për çështje të sigurisë ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sfidat e sigurisë që komuniteti ndërkombëtar është duke përballuar së fundmi.
Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fushën e mbrojtjes me SHBA duke e cilësuar këtë si një partneritet serioz. Ajo theksoi se lufta kundër terrorizmit kërkon mbështetjen dhe bashkëpunim të gjerë. Znj. Kodheli garantoi se Shqipëria do të jetë prezent si një aleat i denjë për të dhënë kontributin e saj.

Nga ana e tij, z. Chollet falënderoi ministren Kodheli për zhvillimin e këtij takimi dhe nënvizoi rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë. Ai shprehu vlerësimin e lartë të SHBA për rolin dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në adresimin e sfidave të sigurisë, të cilat kanë një implikim të madh për zonën Euroatlantike. Zyrtari i lartë amerikan vlerësoi përfshirjen e Shqipërisë në operacionin në ndihmë të qeverisë së Irakut, duke u shprehur se Shqipëria ishte ndër të parat vende që iu përgjigj thirrjes së tyre.

Ministrja Kodheli gjatë Samitit në Uells takoi gjithashtu edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel. Ai falënderoi zonjën Kodheli për të gjithë kontributin e dhënë nga Shqipëria në kohë krizash dhe pasigurie botërore.

Ministrja e Mbrojtjes gjithashtu takoi edhe sekretarin amerikan të Shtetit z. John Kerry.

***

Mbyllen punimet e Samitit të Uellsit

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO me krerët e Organizatave Ndërkombëtare të BE, OSBE dhe KiE, ku u diskutua mbi bashkëpunimin mes NATO dhe këtyre organizatave, në kuadër të përballimit të sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme të sigurisë në hapësirën euroatlantike
Për më tepër ndiqni linkun nga faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme: Mbyllen punimet e Samitit të Uellsit.

***

Deklarata e përbashkët: Wales Summit Declaration

(link nga faqja e internetit e NATO
)

banner menu summit wales

 

 ***

Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama, pas mbylljes së punimeve:


Dua të rendis disa pika që i konsideroj me shumë rëndësi, si konkluzionet më të para të këtij samiti të posaçëm. Së pari, jam krenar sepse besoj që me punën e bërë nga delegacioni ynë, që është në fakt, një kulmim i punës së bërë intensivisht, në gjithë këta muaj, në dinamikën e re të politikës sonë të jashtme, Shqipëria del e forcuar në pozitën e saj.

Por unë besoj se edhe shqiptarët dalin faqebardhë nga ky samit, në kuptimin që ne nuk jemi fokusuar thjeshtë dhe vetëm tek Shqipëria si vend dhe si shtet, por tek shqiptarët si popull, në një rajon ku besoj nuk i hamë hakun askujt, nëse ndjehemi investitorët më të mëdhenj të paqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t'u bashkuar me familjen e madhe të vendeve të lira dhe demokratike përmes integrimit të plotë në të gjithë strukturat e kësaj familjeje, përfshirë dhe NATO.

Nga ana tjetër besoj po ashtu, se u bë fort e qartë për të gjithë që si investitorë seriozë të paqes dhe të bashkëjetesës multietnike dhe multifetare në rajon, ne kemi edhe të drejtën që të kërkojmë më shumë vëmendje, më shumë mbështetje, më shumë bashkëpunim nga forcat e mëdha të kësaj Aleance, qofshin si forca të përfshira në këtë Aleancë, qofshin si forca që përfaqësojnë aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, por edhe vendet përkatëse në marrëdhëniet bilaterale.

Kanë qenë dy ditë shumë intensive. Veçanërisht intensiv ka qenë bashkëbisedimi i hapur, në darkën e mbyllur të punës, mes kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, ku është vënë shumë fort theksi, qoftë tek domosdoshmëria për të çuar përpara projektin e reagimit të qëndrueshëm ndaj kërcënimeve që janë të njohura dhe të identifikuara si të tilla, por nga ana tjetër ka qenë me fort rëndësi për të theksuar nga ana jonë, domosdoshmërinë e një strategjie të qëndrueshme dhe e një largpamësie që shkon përtej kërcënimeve të së sotmes. Sepse ne besojmë që sot, bota e lirë dhe demokratike kërcënohet nga një strategji tejet e rrezikshme dhe tejet e mirëstrukturuar, për ta turbulluar dhe për ta shkatërruar. Është një përplasje fare e qartë, përballë së cilës është një domosdoshmëri për mbarë botën që të fitojnë vlerat dhe parimet që mishëron Aleanca Euroatlantike.
Dëshiroj të vë theksin tek fakti se jemi mëse të kënaqur, qoftë për çka kemi marrë si rezultat i vendosjes së theksit në të gjitha rastet, për një hapje më të madhe ndaj vendeve të tjera në rajon, duke filluar nga Kosova, për të cilën kemi kërkuar përshpejtimin e hapave për të shkuar tek partneriteti strategjik me NATO, por edhe për të cilën ka një paragraf mjaft inkurajues në konkluzionet e Samitit.

Nga ana tjetër i kam bërë apel, në prani të gjithë vendeve anëtare, atyre vendeve që ende nuk e njohin Kosovën si një shtet më vete dhe për vete, që ta bëjnë këtë, sepse nuk është tanimë, thjesht një çështje siç ishte deri dje, por është një çështje me rëndësi strategjike dhe është një çështje me peshë jashtëzakonisht të madhe gjeopolitike për Europën, që të përfundojë odiseja e njohjeve të Kosovës brenda përbrenda vendeve të Bashkimit Europian dhe që t’i jepet një mesazh shumë i qartë i shqiptarëve në Kosovë, por edhe të gjithë atyre forcave që përpiqen të gjejnë të çara për të përcjellë energjitë negative të errësirës në të cilën duan ta mbulojnë vështrimin tonë për të ardhmen.

Nga ana tjetër kemi mbështetur fuqimisht Malin e Zi, duke u bashkuar me të gjithë ata që mendojnë se Mali i Zi duhet ta marri ftesën për anëtarësim vitin e ardhshëm dhe kemi theksuar që duhet që të gjithë bashkë të punojnë me më shumë këmbëngulje dhe me më shumë intensitet, për të hapur rrugën edhe për Maqedoninë por,
a) Duke bërë presionin e domosdoshëm mbi palët që të zgjidhin dhe t’i japin fund odisesë të tejzgjatur të emrit;
b) Duke kërkuar nga qeveria e Shkupit që të respektojë në frymë dhe në germë Marrëveshjen e Ohrit.
E konsiderojmë një hap të bërë shumë të rëndësishëm, faktin që çka sapo thashë nënvizohet edhe në konkluzionet e Samitit.
Sigurisht që nuk e kam harruar se në të tilla raste, paraardhësi im bënte një paradë të takimeve që kishte bërë apo duarve që kishte shtrënguar nëpër korridore. Unë nuk do të bëj këtë paradë, por do të veçoj nga njëra anë, bisedën kokë më kokë me presidentin Obama dhe pas kësaj, takimin e strukturuar për të trajtuar më në detaje ato që folëm me presidentin, me sekretarin e shtetit Jonh Kerry; e, po ashtu, edhe takimet bilaterale me tre partnerët tanë strategjikë në rajon, kryeministrin Renzi, kryeministrin Samaras dhe presidentin Erdogan, pra, përkatësisht me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, për të forcuar partneritetin strategjik dhe për të identifikuar bashkërisht, gjithçka na duhet të bëjmë qoftë në raport me angazhimet tona brenda suazës së sigurisë, qoftë në raport me shumëçka tjetër na lidh.

Në konkluzion dhe për t’i hapur rrugë pyetjeve tuaja, dua të them se edhe një herë ka qenë rasti jo vetëm për të nënvizuar, por edhe për të parë impaktin e jashtëzakonshëm të nismës së kancelares Merkel, e cila ndërmori një hap historik për të ulur së bashku të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, duke dhënë për të gjithë popujt në Ballkan, një mesazh shumë të qartë të perspektivës së tyre europiane, por duke dhënë një mesazh shumë të qartë edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët, në funksion të perspektivës së këtyre vendeve.

Për Pyetje – Përgjigje ndiqni linkun nga faqja e internetit e Kryeministrisë.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4