Anija “Butrinti” niset në operacionin e NATO në detin Egje

16 janar 2017

Anija “Butrinti” dhe Kontingjenti i 7-të i Forcës Detare shqiptare u nisën për operacionin e NATO në detin Egje “Sea Guardian”. “Butrinti” zëvendëson në këtë mision anijen “Oriku”, e cila shërbeu për rreth një vit në detin Egje, duke marrë pjesë në shumë operacione shpëtimi.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Flotiljen Detare të Pashalimanit, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ambasadorja e Francës Christina Vasak, komandantët e forcave, dhe familjarë të detarëve që u nisën në mision.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën dhe përkushtimin e ushtarakëve shqiptarë, jo vetëm në misionet ndërkombëtare, por edhe gjatë emergjencave civile. "Jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Megjithëse nuk kemi në dispozicion të gjitha burimet që do të dëshironim, nga ju, asnjëherë nuk ka pasur ankesa. Si ju detarët, ashtu dhe kolegët tuaj të forcave të tjera, me vetëmohim jeni angazhuar në të gjitha situatat e vështira të ardhura edhe nga natyra. E në kushte ekstreme, keni vënë jetët tuaja në rrezik për të shpëtuar atë të të tjerëve. Edhe kur i takon të tjerëve të përfshihen, jeni prapë ju që shkoni të parët në përballimin e çdo vështirësie." - u shpreh ministrja.

Më tej, zonja Xhaçka çmoi rolin dhe kontributin e kontingjenteve paraardhëse në detin Egje, si dhe përmendi armatimin e ri dhe modern që është instaluar në anije. “Anija jonë “Butrinti” jam e sigurt që do ta çojë më përpara emrin e mirë që Forcat tona të Armatosura kanë vendosur në çdo mision të Aleancës. Kjo anije e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse, jep mundësinë e rritjes së gamës së operacioneve në të cilat mund të marrë pjesë. Keni punuar fort gjatë këtij muaji që “Butrinti” të bëhej gati sa më shpejt dhe për këtë ju përgëzoj. Jam e bindur se do të vazhdoni të na nderoni, ashtu si kolegët tuaj në Afganistan, Kosovë e Letoni.” - theksoi ministrja Xhaçka.

Anija “Butrinti” e Forcës Detare shqiptare është pajisur me top 20M621, 20mm të telekomanduar (NARWHAL, Naval Remote Weapon Highly Accurate Lightweight), i cili është prodhuar nga kompania Nexter.

Procesi i modernizimit të Forcës Detare do të vijojë edhe me pajisjen e 3 anijeve të tjera ushtarake shqiptare, Iliria, Oriku dhe Lisus.

Kontingjenti i 7 i Forcës Detare shqiptare në detin Egje përbëhet nga 21 detarë dhe kryesohet nga kapiteni i rangut të tretë Ermal Hila.
Ndryshe nga viti i kaluar ku ekuipazhet e anijes “Oriku” shërbyen me rotacion çdo 2 muaj, Kontingjenti i 7 dhe ata pasardhës do të shërbejnë nga 3 muaj.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4