Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel

8-9 nëntor 2017

Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë. Gjatë dy ditëve të takimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologë të vendeve anëtarë të NATO.

Gjithashtu, ministrja mbajti fjalën e saj në emër të qeverisë shqiptare, mes të tjerash në takimet e nivelit të lartë si: Takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut, apo Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në kuadrin e luftës kundër ISIS, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ministeriali i NATO dhe takimi me sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg, por edhe takimet bilaterale me homologët reciprokisht anglez, italian, turk, kanadez, letonez dhe kroat, me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxehta të konfliktit evindentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet, por kryesisht në Afganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit, por edhe për gjithë Aleancën. Këto takime ishin një mundësi shumë e mirë për të rikonfirmuar angazhimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës, si dhe detyrimin për të bërë të mundur, që buxheti dedikuar Mbrojtjes të arrijë në masën 2% të PBB deri në vitin 2024. Sa i takon misioneve tona paqeruajtëse, shumë shpejt unë do të vizitoj kontingjentin tonë në Afganistan, për të ndarë me ta ndjesinë e fortë të krenarisë që secili prej nesh ka, për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë por edhe për të shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për çdo efektiv por edhe për familjet e tyre”, - tha ministrja Xhaçka në përfundim të takimit.

Pak javë më parë ministrja Xhaçka, gjatë një takimi në Komandën e Forcës Tokësore, dha lajmin se Shqipëria i është përgjigjur kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, duke shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support.

Xhaçka takon homologun britanik Williamson

Në ditën e parë të Ministerialit të Mbrojtjes, që po mbahet në Shtabin e NATO në Bruksel, ministrja Olta Xhaçka u takua me sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Willliamson, i emëruar pak ditë më parë në këtë post. Në takimin bilateral, z. Williamson vlerësoi nivelin në rritje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh, midis dy vendeve.

“Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në strukturat e NATO dhe veçanërisht atje ku ne jemi shtet drejtues, siç është rasti i Task - Forcës së Gatishmërisë së Lartë. Më lejoni zonja Ministre t’ju shpreh vlerësimin më të lartë për kontributin tuaj të konsiderueshëm, me gjithë kufizimet buxhetore me të cilat përballeni”, - tha ai.

Në aspektin operacional, sekretari britanik i Mbrojtjes, nënvizoi se numri i stërvitjeve të përbashkëta të zhvilluara mes dy vendeve dhe niveli i tyre i kanë shërbyer rritjes së ndërveprimit mes dy ushtrive aleate. Sipas zotit Williamson, Stërvitja e Përbashkët “Albanian Lion”, e planifikuar pë t’u zhvilluar vitin e ardhshëm në Shqipëri është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ai konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të BE, NATO dhe aleatëve.

Ministrja Xhaçka, pasi e uroi homologun britanik për detyrën e re, e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesin e qeverisë britanike në marrëdhëniet dypalëshe në fushën e Mbrojtjes.

“Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë janë boshti kryesor i bashkëpunimit mes nesh. Numri në rritje i njerëzve tanë në uniformë, të arsimuar në institucionet tuaja, apo rihapja e Zyrës së Atasheut Ushtarak britanik në Tiranë, si tregues i vlerësimit të rolit të Shqipërisë në rajon, janë hapa që do të pasohen nga të tjerë në të ardhmen”, - deklaroi mes të tjerash ministrja Xhaçka.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4