Modernizimi i Forcave tё Armatosura

Modernizimi i Forcave tё Armatosura është njё proces kompleks, i cili përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve materiale për tё pёrmbushur objektivat strategjikë.
Forcat e Armatosura synojnë rritjen e niveleve cilësore nëpërmjet shndërrimit të tyre në një forcë profesioniste, të mirëstërvitur, të pajisur me sisteme të teknikës dhe të armatimit bashkëkohor, me mjete moderne e të ndërveprueshme, dhe të aftë për të realizuar operacione të një spektri të gjerë. Këtij qëllimi i shërben procesi i modernizimit në FA.

Lexo mё shumё ...

Modernizimi me Pajisje

Modernizimi i çdo vendi të NATO është shprehje e rritjes së kapaciteteve kombëtare, të standardizuara dhe ndërvepruese, në plotësim të misionit kushtetues të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e sidomos në përmbushje të pjesëmarrjes së vendit tonë në operacione dhe misione të NATO në mbështetje të vendosjes së paqes në teatrot e veprimeve luftarake dhe paqeruajtëse.

Ministria e Mbrojtjes e ka konsideruar procesin e modernizimit të Forcave të Armatosura si një detyrë parësore e cila buron nga programi i qeverisë dhe synimi ynë për të qenë pjesë e denjë dhe e integruar e Aleancës, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Samiti i Uellsit në këtë drejtim. Ministria e Mbrojtjes, në përqafim të plotë me planet e zhvillimit dhe të veprimit të Aleancës, në vijim të programeve të “Smart Defence” ka kryer një planëzim më të detajuar për nevojat dhe perspektivën e modernizimit të Forcës së Armatosur, në rritje të nivelit të pjesëmarrjes së kontingjenteve tona në misionet e drejtuara nga Kombet e Bashkuara, NATO, Bashkimi Europian (BE).

Modernizimi në Forcën Tokësore

Investimet në Forcën Tokësore (FT) kanë synuar në mbështetjen e forcave ushtarake që marrin pjesë në misione të cilat drejtohen nga NATO, OKB, BE, siç kanë qenë misionet në Irak dhe Afganistan. Gjithashtu ai synon në mbështetjen e njësive të përparësisë sipas objektivave të forcës, të pranuara nga vendi jonë, në kuadrin e plotësimit të standardeve të NATO. Në renditje të kontratave të mëparshme të lidhura në këtë kuadër janë të tilla si:

- Blerja e pajisjeve të Mbrojtjes së Armëve të Dëmtimit në Masë (MADM),
- Blerja e pajisjeve për kompaninë e xhenios, EOD (Explosive Ordnance Disposal),
- Komunikimi Taktik me Radio,
- Pajisjet Fushore,
- Qendrat Operacionale Taktike të lëvizshme,
- Blerja e armatimit të lehtë dhe municioneve,
- Blerja e armatimit për misionet e OMLT (Operational Mentor and Liaison Team).

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë ka përfunduar edhe faza të veçanta të projektit të “Kompletimit të njësive dhe nën-reparteve të Forcave Tokësore me Armatim të lehtë” si më poshtë:

- Blerja e armatimit të lehtë, Automatik MK - 4, granat - hedhës M203, Pistoletë Beretta, Mitralozë MG4 dhe MG5, Snajpera SAKO 22’ dhe 42’, si dhe fishekët përkatës për këto kalibra armatimi.
- Kompletimi i FT me mjete transporti dhe me pjesë këmbimi bashkëlidhur (autobuz, mikrobuz)
- Kompletimi i FT me makina të transportit të trupave Land Rover Defender sipas misioneve përkatëse
- Kompletimi i Policisë Ushtarake me pajime dhe pajisje taktike individuale
- Kompletimi i Forcave Speciale me pajisje dhe pajime individuale dhe kolektive
- Plotesimi me aksesorë i pushkës autimatike M4A1.

Modernizimi në Forcën Detare

Modernizimi në Forcën Detare (FD) ka si qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të Rojes Bregdetare shqiptare në operacionet e kërkim - shpëtimit (SAR) dhe zbatimit të ligjshmërisë në det. Disa nga projektet/kontratat në vazhdim edhe për vitin 2016 janë:

- Përfundimi i kontratës për ndërtimin e anijeve për Rojen Bregdetare,
- Projekti i përmirësimit të sistemi të vëzhgimit detar,
- Projektet për Qendrën Operacionale Ndërministrore të Detarisë.
- Projekti i krijimit të kapaciteteve të nxjerrjes së të dhënave dhe hartave detare
- Projekti i kompletimit me sistem armatimi detar 20 mm të anijeve të klasit Iliria
- Kompletimi i grupeve të bordimit me pajisje dhe pajime përkatëse.

Modernizimi në Forcën Ajrore

Modernizimi i Forcës Ajrore (FAj) synon në mbështetjen e tyre për plotësimin e misionit. Përparësi është krijimi i një flote me helikopterë të aftë për mbështetjen e misioneve në nivel kombëtar dhe për pjesëmarrje në operacione që drejtohen nga NATO. Disa nga projektet janë:

- Përmbushja e kontratës së kompletimit të FA me helikopterë Cougar,
- Kompletimi i FA me dy helikopterë kërkim - shpëtimi EC 145,
- Krijimi i kapaciteteve të komandim - kontrollit ajror
- Vazhdimi i projekteve me NATO si NATINADS dhe ASBE - Projekte që lidhen ngushtë me modernizimin e sistemit të vëzhgimit ajror.
- Trajnimi i pilotëve në shkolla të vendeve partnere

Po kështu janë në proces projekte të tilla si:

- Kompletimi i Helikopterit Cougar MedEvac me pajisje shëndetësore dhe pajisje shpëtimi
- Blerja e shërbimit të riparimit dhe të mirëmbajtjes se helikopterëve të gjeneratës se katër të helikopterëve Cougar dhe EC 145.
- Blerja e shërbimit te mirëmbajtjes per çdo helicopter në tabelën e organizimit të pajisjeve për Forcën Ajrore
- Blerja e GPU mjeteve të mbështetjes në tokë për helikopterët.

Projekte të tjera

- Blerje e software dhe hardware për sistemet e automatizuara të Forcave të Armatosura
- Kompletimi i Policisë Ushtarake me mjete të Blinduara 4x4
- Projekti i uniformave ushtarake
- Projekti i përditësuar i Qendrës së Simulimit Ushtarak bazuar në JCAT
- Projekti i administrimit të sistemit Alfa Web
- Projekti i automatizimit dhe menaxhimit të materialeve logjistike




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4