Industria Ushtarake

KM Poliçan (municione)

Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim. Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria, për të mundësuar prodhimin e municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm. Aktualisht  ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm. Kompania ka mundësi të mëdha për të prodhuar për popullsinë civile, sidomos prodhime fonderie hekuri dhe çeliku. Kombinati i Poliçanit ka sistem cilësie GOST.

Për më shumë vizitoni adresën zyrtare të KM Poliçan. (www.kmp.gov.al)


UM Gramsh (armatimi)

Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore. Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me licencë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm.  Në vitin  1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47.

UM GRAMSH siguron shërbime prodhuese për industrinë  e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve.  Sistemi i cilësisë së ndërmarrjes është i certifikuar me GOST.

ULP Mjekës (eksplozivë)

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore që ka prodhuar eksplozivë dhe propelante qysh prej vitit 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve të fuqishëm me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme.  Janë gjithsej 6 uzina të vendosura në afërsi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana. Aktualisht ndërmarrja prodhon vetëm dinamit dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton në mënyrë të suksesshme në Kosovë.

Ndërmarrja është e interesuar të bashkëpunojë me kompani të huaja në bashkëpunim prodhimi dhe marketimi të produkteve të tyre, sidomos në dinamit, municion dhe propelante.    

Prodhime:

    -  dinamit
    -  municione
    -  barut i zi
    -  fitila sigurie
    -  TNT
    -  DNT
    -  RDX
    -  Propelante (NG/NC) me bazë teke dhe çifte
    -  nitroceluloze

Kohët e fundit ndërmarrja është duke kryer me sukses një projekt për demilitarizimin e rreth 1.3 milion mina kundër-njeri dhe shpreson të fillojë një projekt të ri për shkatërrimin e municionit të lehtë.

 



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 21 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30