Strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit

2015 - 2020

Ky dokument i rëndësishëm është hartuar në zbatim të prioriteteve të qeverisë dhe përmban objektivat kryesore të Luftës Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit në zbatim të Strategjisë Kombëtare. Strategjia Ndërsektoriale e Luftës Kundër Korrupsionit është hartuar pas konsultave të gjëra me përfaqësues të dikastereve, të shoqërisë civile e të biznesit dhe masat e parashikuara në Planin e Veprimit do të sjellin një sensibilizim të shoqërisë si dhe një ndjenjë përgjegjësie shumë më të madhe të administratës shtetërore për të mos u futur në veprime korruptive apo të shpërdorimit të detyrës shtetërore.

Përmbajtja

1. Kushtet aktuale
2. Vizioni, politikat, dhe qëllimet e politikave
3. Objektivat e politikës dhe qëllimet madhore
    A. Qasja parandaluese
    B. Qasja ndëshkimore
    C. Qasja ndërgjegjësuese
4. Burimet financiare
5. Llogaridhënia, monitorimi dhe analiza vlerësuese
    Institucionet zbatuese
    Raportimi periodik, metodologjia e raportimit dhe raportimet publike

Dokumenti i plotë: "Strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit" në formatin pdf


Plan Veprimi i Ministrisë së Mbrojtjes për Luftën Kundër Korrupsionit

Në zbatim të objektivave kryesorë të Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Korrupsionit, Ministria e Mbrojtjes do të zbatojë Planin e  Veprimit që përmblidhet në pikat e mëposhtme:

A. Qasja Parandaluese

-  Rritja e transparencës dhe minimizimi i mundësive për korrupsion në FA
-  Rritja e aksesit të personelit dhe publikut në informacion
-  Rritja e transparencës në planifikimin, detajimin, menaxhimin dhe kontrollin e fondeve
-  Fuqizimi i infrastrukturës elektronike të Forcave të Armatosura
-  Përmirësimi i sistemit dhe mekanizmave të trajtimit të ankesave
-  Krijimi dhe përdorimi i analizave të riskut
-  Ruajtja e integritetit dhe shkallës së ndershmërisë së punonjësve
-  Përmirësimi i statistikave nga institucionet ligjzbatuese dhe komandat 

B. Qasja Ndëshkimore

-  Përmirësimi i bashkëpunimit për zbulimin dhe ndëshkimin penal të korrupsionit

C. Qasja Ndërgjegjësuese

-  Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut në luftën kundër korrupsionit si dhe monitorimi i ecurisë në zbatimin e masave të marra nga Ministria e Mbrojtjes

Dokumenti i plotë "Planit të Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit" në formatin pdf

 


Për luftën kundër korrupsionit në MM dhe FA

Duke e konsideruar Luftën Kundër Korrupsionit si një nga sfidat kryesore, qeveria shqiptare me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 247, datë 20.03.2015 ”Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër korrupsionit për periudhën 2015 – 2020”, ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit. Këto dokumente shumë të rëndësishme u hartuan në zbatim të prioriteteve të qeverisë dhe përmbajnë objektivat kryesore të Luftës Kundër Korrupsionit.

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6