Konferencë për shtyp për demontimin e municioneve të tepërta

Zëvendësministri Spahiu:Nga 92,651 ton municione që përllogariteshin në vitin 2009, kanë mbetur për t’u asgjesuar rreth 38.845 ton municione, prej të cilave 26.000 ton do të eliminohen gjatë vitit 2012.

30 Mars 2012

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Zyber Dushku dhe shefi i Shtabit të Brigadës Logjistike, kolonel Perikli Tiko, doli sot në një konferencë për shtyp, ku nëpërmjet një raporti të hollësishëm, bëri prezent për publikun punën e bërë deri më tani nga strukturat e Forcave të Armatosura për demontimin e municioneve të tepërta.

Që nga viti 1992, theksoi z. Spahiu, Forcat e Armatosura administronin rreth 194.000 ton municione luftarake, të depozituar në qindra magazina, depo e tunele dhe të shpërndarë në të gjithë vendin.

 Në vitin 2009 Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm hartuan planin e veprimit për asgjesimin e 92,651 ton municione të llojeve e kalibrave të ndryshëm, të cilat kishin mbetur nga regjimi i së kaluarës. Sipas z. Spahiu, kjo sasi municionesh ishte kryesisht prodhim rus i viteve 1945–1960, kinez i viteve 1961–1976 dhe prodhim shqiptar i viteve 1967–1992. Rreth 95 % e tyre kishte një vjetërsi prodhimi mbi 40 vjeçare, në një kohë që, sipas specialistëve dhe ekspertëve të vendeve të tjera, jetëgjatësia e municioneve është 15–20 vjeçare.

“Fillimi i reformave në vitin 1992, ristrukturimi në vazhdimësi i Forcave të Armatosura dhe reduktimi i njësive e reparteve ushtarake, bëri që municionet të përqendrohen në depot më të afërta, duke i tejmbushur ato mbi kapacitetet depozituese, si dhe duke rritur ndjeshëm rrezikshmërinë. Ndërkaq, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO kërkonte rishikimin e standardeve të kompletimit me municion të FA, ruajtjen, depozitimin dhe administrimin e tyre, si dhe forcimin e sigurisë dhe eliminimin e premisave për ngjarje të padëshiruara”, - theksoi, ndër të tjera, zëvendësministri i Mbrojtjes shqiptare.

Për të realizuar me sukses këtë detyrë, nënvizoi z. Spahiu, u desh një koordinim më eficent në Ministrinë e Mbrojtjes dhe përmirësimi i bazës ligjore për zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes u ngrit Bordi Drejtues për Asgjesimin e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura. Ky bord ngriti grupin e punës për përgatitjen e Planit të Veprimit për asgjesimin e municioneve të tepërta dhe detajimin e të gjitha hapave që do të ndërmerreshin për trajtimin e këtyre municioneve, me synim eliminimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013.

Në vijim të fjalës së tij, zëvendësministri Spahiu shpjegoi metodat e përcaktuara për asgjesimin e municioneve të tepërta, siç janë asgjësimi me demontim industrial në uzinat ushtarake, asgjësimi me detonim dhe djegie të hapur në poligone, reduktim i sasisë së municioneve nëpërmjet qitjes dhe garave të qitjes, si dhe eksport i municioneve nëpërmjet shitjes ose dhurim vendeve partnere.

Duke veçuar disa nga arritjet kryesore, z. Spahiu u shpreh: “Në vitin 2010 u asgjësuan 20.653 ton municione të tepërta, 2.000 ton municione më të rrezikshme, u eliminua një sasi prej 157 ton lëndë plasëse e tipit RDX (nga të cilat 47 ton janë asgjësuar nga FA dhe 110 ton janë eksportuar), u ngritën dhe u adaptuan 4 linja të reja të demontimit industrial në uzina, u miratuan me ligj edhe 6 poligone të tjera shtesë. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me partnerët u bë i mundur nga OSBE sigurimi i një sërë pajisjesh për demontimin industrial të municioneve, ndërkohë nga Departamenti i Shtetit të SHBA u bë financimi për asgjësimin e 3.000 ton municioneve. Gjatë vitit 2011 u shkatërruan 26.613 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, nga 25.000 ton që ishin planifikuar. Ndërsa sasia totale e municioneve të asgjesuar gjatë viteve 2009-2011, është 53.806 ton. Ndërkohë, në kuadër të reformimit të FA, sasia në total e municioneve që kanë mbetur tepër dhe për asgjesim gjatë periudhës 2012-2013, është rreth 38.845 ton municione, prej të cilëve 26.000 ton do të eliminohen gjatë vitit 2012”.

Një vend të veçantë në fjalën e z. Spahiu zuri puna që po bëhet dhe do të vijojë të bëhet për realizimin e demontimit të municioneve të tepërta të mbetura gjatë vitit 2012 dhe deri në përfundim në vitin 2013. “Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe strukturat vartëse, kanë marrë të gjitha masat për vazhdimin e asgjesimit të municioneve të tepërta sipas Planit të Veprimit gjatë vitit 2012 dhe përfundimin e këtij procesi brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2013”, - është shprehur zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu.
Në fund të deklaratës së tij ai ka falenderuar të gjithë ushtarakët dhe punonjësit civil që janë angazhuar dhe vazhdojnë të angazhohen në realizimin me sukses të plotë të këtij procesi të vështirë dhe të rrezikshëm.



Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2017) Tetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 20 tetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2017
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5