Direktiva e Mbrojtjes 2017

Direktiva e Mbrojtjes 2017 mbështetet në synimet e dokumenteve strategjike të sigurisë e mbrojtjes dhe në dokumentet themelore të NATO dhe BE. Nisur nga sfidat dhe roli i FA nё mjedisin e pritshëm të sigurisë, në qendër të prioriteteve të mbrojtjes për vitin 2017 do të jenë: rritja e profesionalizmit, ndërveprimit dhe operacionalitetit të FARSH; përmbushja e angazhimeve në kuadër të Aleancës; vijimi i transformimit, modernizimit dhe pёrmirёsimit të infrastrukturës së FA; rritja e përkujdesjes dhe mbështetjes për ushtarakët....

Direktiva e Mbrojtjes 2017 në format pdf

Strategjia për Mbrojtjen Kibernetike

Fusha dixhitale e hapësirës kibernetike është fusha e pestë e operacioneve ushtarake në botë, së bashku me ajrin, detin, tokën dhe hapësirën. Teknologjia e komunikimit dhe e informacionit i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura (MM/FA) efikasitetin në Komandim - Kontroll (C2), mbështetje logjistike dhe shërbime të tjera të cilat janë të mbështetura në sistemet e komunikimit dhe informacionit.

Strategjia Sigurisë Kibernetike e promovuar nga MM synon: mbajtjen e një mjedisi operimi elektronik të sigurtë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm, i cili mbështet sigurinë në strukturat e MM/FA dhe rrit përfitimet e mjedisit dixhital për to; vendosjen e standardeve për përdorimin e sigurtë të hapësirës kibernetike; inkurajimin për një zbatim gjithëpërfshirës; garantimin e sigurisë dhe progresit për strukturat dhe sistemet e ndërlidhjes dhe informacionit (SNI) të MM. Ajo përshkruan sfidat aktuale në çështje të sigurisë të sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit (SNI) dhe pikat kryesore për të përballuar këto sfida.

Një sërë faktorësh si shpejtësia e zhvillimeve teknologjike, dinamika dhe kompleksiteti i shfrytëzimit të hapësirës kibernetike, e vendosin MM dhe FA përpara sfidave reale për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike, të shoqëruar me politika, udhëzime, procedura koordinuese e monitoruese. Për rrjedhojë, Strategjia e Mbrojtjes Kibernetike do të rishikohet në përshtatje me këto ndryshime.

Strategjia për Mbrojtjen Kibernetike në format pdf

Strategjia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (2011 - 2015)

SBNJ (2011-2015) e Ministrisë së Mbrojtjes përmban vizionin, parimet dhe konceptet themelore për politikat, planifikimin dhe procedurat që mbështesin ciklin jetësor të burimeve njerëzore për oficerët, nënoficerët, ushtarët dhe personelin civil në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kujdesin për familjet e tyre dhe për ushtarakët në rezervë, lirim e pension.
Ajo siguron drejtimin strategjik për politikat dhe planet e burimeve njerëzore të mbrojtjes, mbështet kryerjen e misionit të mbrojtjes kombëtare, përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në kuadrin e NATO, si dhe të angazhimeve në kuadër të BE dhe OKB për pesë vitet e ardhshme...

Strategjia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (2011 - 2015) në format pdf

 

Dokumenta për Barazinë Gjinore dhe Shanset e Barabarta në FA

Përkufizuar si barazi midis burrave dhe grave në të gjitha sferat, si publike dhe private, barazi gjinore do të thotë akses dhe kontroll i barabartë mbi burimet dhe përfitimet, pjesëmarrje e barabartë në vendimmarrjen politike dhe barazi me ligj për gratë dhe burrat.
Integrimi gjinor, d.m.th. procesi që siguron që perspektiva gjinore dhe qëllimi për barazi gjinore të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve - zhvillim politikash, kërkime, advokim/dialog, legjislacion, shpërndarje e burimeve si dhe planifikim, zbatim dhe monitorim i programeve dhe projekteve, si një strategji për të promovuar dhe arritur barazinë gjinore, duhet të jetë pjesë e të gjitha politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri. Një strategji e tillë jo vetëm siguron arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet shfrytëzimit të potencialit të plotë njerëzor të vendit, por edhe garanton që të gjitha grupet shoqërore t’i gëzojnë këto arritje.

 



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 21 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4