SEEBRIG

Elementi më përfaqësues i procesit të SEDM padyshim është Iniciativa e MPFSEE. MPFSE ose e njohur ndryshe si Forca Shumëkombëshe Paqeruajtëse e Europës Juglindore (SEEBRIG) përbëhet nga 7 vende anëtare: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Rumania dhe Turqia ndërsa pesë vendet vëzhguese janë: SHBA, Ukraina, Bosnja-Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia. Për herë të parë në korrik 2009, brigada shumëkombëshe paqeruajtëse e Europës Juglindore (SEEBRIG) drejtohej nga një gjeneral shqiptar, gjeneral brigade Zyber Dushku, për një mandant 2 vjeçar (2009-2011). Aktualisht kjo brigadë drejtohet nga gjeneral brigade Zdravko Popovski, nga  Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Vendet anëtare të MPFSEE janë Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Turqia.

 

Duke besuar se bashkëpunimi dhe dialogu i vendeve të Europës Juglindore duhet të zhvillohej më tej dhe duke marrë në konsideratë angazhmin dhe kontributet e tyre për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, më 26 shtator 1998 në Shkup të Maqedonisë (FYROM), nga ministrat e Mbrojtjes së 7 vendeve u firmos marrëveshja për krijimin e Forcës  Paqeruajtëse Shumëkombëshe të Europës Juglindore (MPFSEE). Kësaj inisiative i bashkohen Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania dhe Turqia ndërsa si vende vëzhguese Sllovenia dhe pastaj SHBA e Kroacia. Së fundi, Ukraina dhe Bosnja-Hecegovina me statusin e vëzhguesit janë në proces për anëtarësim të plotë në këtë iniciativë.

Qëllimi i kësaj inisiative është kontributi në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, besimin reciprok, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Juglindore në kontekstin e procesit të SEDM, Këshillit të Partneritetit Euroatlantik (EACP) dhe në frymën e Partneritetit për Paqe (PfP). Sipas marrëveshjes së MPFSEE, SEEBRIG do të angazhohet në operacione të parandalimit të konflikteve apo në operacione të tjera në mbështetje të paqes të mandatuara nga OKB apo OSBE, të udhëhequra nga NATO-BE.

Brigada e Europës Jug-Lindore (SEEBRIG) është një njësi këmbësorie, e cila përfshin të gjitha komponentet e Forcave Tokësore si dhe një shtab ndërkombëtar të përbërë nga vendet anëtare të SEDM. Kjo brigadë fillimisht e dislokuar në Plovdiv të Bullgarisë është operacionale qysh nga 31 gusht 1999. Dislokimi saj ka ndjekur një sistem rotacioni: në Kostanca të Rumanisë 2003-2007, Stamboll të Turqisë 2007-2011 dhe aktualisht është e dislokuar në Larisa të Greqisë, ku do të qëndrojë deri në vitin 2014.  
Vendet anëtare të iniciativës së MPFSEE emërojnë personel ushtarak në përbërje të shtabit të SEEBRIG, ndërsa struktura operacionale e brigadës përfshin njësi ushtarake nga vendet anëtare të përgatitura sipas standardeve të NATO. Konsultimet politike dhe ushtarake merren nga takimet e nivelit të lartë të ekspertëve të komitetit drejtues politiko-ushtarak (PMSC). Anëtarë të këtij komiteti janë vendet e lartpërmendura, ndërsa Kroacia, Sllovenia, SHBA dhe Bosnja-Hercegovina gëzojnë statusin e vëzhguesit. Vende të tjera janë në procesin e miratimit si vëzhgues.
Dislokimi dhe përfundimi i misionit të parë të SEEBRIG në Afganistan, shkurt-gusht 2006, në kuadër të ISAF, paraqet pa diskutim edhe suksesin më të madh të kësaj force, arritur në sajë të frymës së madhe dhe të kurdohershme të bashkëpunimit, që ka gjeneruar e demonstruar SEDM gjatë historisë së tij të re.
Disa momente kryesore në historikun e SEEBRIG janë:

 - 31 gusht 1999 u krijua për herë të parë në Plovdiv - Bullgari.
 - Në 2000 filloi stërvitja Komando-Shtabi me/pa pjesëmarrjen e trupave në operacionet në mbështetje të paqes “SEVEN STARS” e cila zhvillohet ende.
 - Në 1 maj 2001 u deklarua gatishmëria operacionale e brigadës në operacionet e drejtuara nga OKB, OSBE dhe operacionet paqeruajtëse të drejtuara nga NATO.
 - Në prill 2003, PMSC deklaroi se SEEBRIG është gati të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse (PSO) të drejtuara nga NATO e BE.
 - Në muajt prill dhe tetor 2004, ekipi i vlerësimit deklaroi kapacitetet operacionale fillestare (IOC) dhe kapacitetet e plota operacionale (FOC).
 - 2003-2007 Komanda u dislokua në Konstanca- Rumani.
 - Në 2006 mori pjesë në operacionet në mbështetje të paqes në Afganistan.
 - 2007-2011 Komanda u dislokua në Stamboll-Turqi
 - 2011-     Komanda u dislokua në Larisa-Greqi.

Misioni i SEEBRIG është dhe do të jetë dislokimi në operacionet paqeruajtëse (PSO), por edhe në operacione ndaj fatkeqësive të ndryshme natyrore dhe njerëzore. SEEBRIG do të jetë pjesë e strukturave më të mundëshme në përbërje të operacioneve në mbështetje të paqes, të udhëhequra nga NATO ose BE.

Pjesëmarrja e SEEBRIG në Afganistan “Negocim dhe sukses i përbashkët”.
Pjesëmarrja e SEEBRIG në Afganistan  u organizua dhe u drejtua në funksion të stabilitetit dhe sigurimit të operacioneve në Kabul dhe ndihmesën e qeverisë së Afganistanit (GOA) nëpërmjet Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit (ANSF) në forcimin dhe garantimin e sigurisë.
Misioni i brigadës konkludoi në projektin e ristrukturimit të infrastrukturës dhe ndihmës për popullsinë afgane. Operacionet më të rëndësishme që ndërmori brigada ishin: Trajnimi i përbashkët i policisë, duke përfshirë ndërtimin dhe organizimin e pikave të kontrollit dhe patrullimit, mësimin e oficerëve të policisë, si të respektojnë të drejtat e njeriut, trajnimin sesi të kontrollojnë automjetet dhe individët në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit në Kabul.
SEEBRIG është një instrument i rëndësishëm për pjesëmarrjen e vendeve që gjenerojnë siguri. Përpjekjet për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale duke përdorur standardet, procedurat dhe konceptet e përbashkëta të NATO, e kanë transformuar SEEBRIG në një strukturë të aftë për t'u dislokuar dhe për të marrë pjesë në operacionet në mbështetje të paqes dhe në ato ndaj fatkeqësive të ndryshme natyrore e njerëzore.

 


Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2017) Tetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 20 tetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2017
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5