SEDM, roli, dinamika, angazhimi dhe shtrirja e tij në Europën Juglindore

Southeastern European Defense Ministerial (SEDM) vazhdon të jetë prova e gjallë e urave të konsoliduara të bashkëpunimit dhe të miqësisë, të cilën kemi qenë të aftë ta ndërtojmë nëpërmjet përforcimit të dëshirës së mirë dhe vizionit të përbashkët.
SEDM ose ndryshe procesi i angazhimit të vendeve të Europës Juglindore në nivel Ministerial, paraqet një proces të integrimit dhe të bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes rajonale. I themeluar në vitin 1996 në Tiranë, me pjesmarrjen e gjithë vendeve të Europës Juglindore dhe SHBA, SEDM sot shpreh realisht suksesin e bashkëpunimit dhe integrimt rajonal.
Në këtë proces marrin pjesë anëtarë si: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe SHBA. Me statusin e vëzhguesit janë Moldavia dhe Gjeorgjia.  
Vendet Anëtare: Shqipëri, Bosnje-Herecegovinë, Bullgari, Greqi, Itali, Kroaci, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumani, Turqi, Slloveni, Serbi, Ukraina, SHBA

Vendet Vëzhguese: Gjeorgji, Moldavi 

                                           

SEDM është një inisiativë që përfshin: Iniciativën e Multinational Peace Force of South Eastern Europe (MPFSEE) ose Brigada e Europës Juglindore (SEEBRIG) dhe një numër projektesh. Midis tyre përmendim: SEESIM, CBSC, SEMEC, SEEDIRET, IMIHO si dhe projekte të tjera që po ndërmerren në kuadër të SEDM. Pjesë e këtij procesi janë edhe një numër i konsiderueshëm takimesh të të gjitha niveleve.

Sfondi historik i krijimit të Procesit të SEDM: Në shtator të vitit 1996, disa ministra të Mbrojtjes të rajonit si dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes u mblodhën në Tiranë, për të gjykuar e vendosur, se për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin ishte e domosdoshme gjetja e mënyrave efektive të komunikimit dhe krijimin e një klime bashkëpunimi e mirëkuptimi, veçanërisht në një rajon të ndarë për dhjetëvjeçarë të tërë nga mendësitë e të shkuarës, të përçarjes e të armiqësive. Ky moment dhe kjo filozofi përbën dhe zanafillën e procesit të Ministerialit të Europës Juglindore. Që nga ajo kohë e në vazhdim, SEDM ka qenë një mjet i frytshëm i zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, por edhe i forcimit të frymës së përgjegjësisë rajonale në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Faktet e deritanishme të këtij procesi janë një dëshmi që flasin për vullnet të përbashkët dhe vendosmëri për të ecur në rrugën e bashkëpunimit në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal, por edhe për të kontribuar përkrah bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë, paqes dhe demokracisë.
Historiku i përgjithshëm i këtij procesi është pasuruar vit pas viti, sikundër vetë procesi është rritur dhe ka zgjeruar, jo vetëm numrin e aktiviteteve, projekteve dhe angazhimeve, por edhe numrin e vendeve pjesëmarrëse dhe zgjerimin e kufijve të tij, aq sa emërtimi: “Ministeriali i Mbrojtjes i Europës Juglindore” nuk arrin të përmbledhë gjithë hapësirën gjeografike që mbulon ky proces. Ukraina, u bë anëtare me të drejta të plota në proces, në dhjetor 2005 gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes në Uashington D.C.
Në takimin e ministrave në Tiranë, në shtator 2006, Bosnja-Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Serbia, u shtuan si vende vëzhguese, ndërsa në tetor 2007 Bosnja-Hercegovina bëhet anëtare me të drejta të plota. Në takimin e ministrave në Tiranë, tetor 2010, Mali i Zi dhe Serbia bëhen anëtare me të drejta të plota të SEDM.
SEDM, në këtë kuadër ndjek “Politikën e dyerve të hapuara” për të gjitha vendet që demostrojnë dhe ndajnë vlera të përbashkëta në drejtim të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Me të drejtë, me këtë zgjerim, SEDM vetëshfaqet si një proces mjaft i sukseshëm, që jo vetëm ka përmbushur objektivat fillestare të rritjes së bashkëpunimit dhe sigurisë në rajonin e Europës Juglindore, por madje i ka tejkaluar ato, duke zgjeruar ndikimin e tij përtej vendeve të rajonit tonë. Ka trembëdhjetë vjet që SEDM bashkon vendet e rajonit në një sërë aktivitetesh, të materializuara në projekte të përbashkëta dhe angazhime në fushën e armë-kontrollit, sigurisë së kufijve, luftës kundër terrorizmit, demilitarizimit, shkëmbimit të teknologjisë ushtarake, stërvitje të përbashkëta, operacioneve për parandalimin e fatkeqësive natyrore, e deri në ndërmarrjen e misioneve paqeruajtëse jashtë rajonit.
Gjatë kësaj periudhe, procesi i SEDM ka dëshmuar se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ka qenë mjaft i frytshëm në gjenerimin e një fryme mirëbesimi dhe respekti reciprok. Vendet anëtare e shohin njëri-tjetrin në dritën e miqësisë dhe partneritetit, larg mosbesimit dhe frymës kundërshtuese. Nga ana tjetër, përveç qëllimit të forcimit të lidhjeve të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet vendeve të SEDM, ky proces ka luajtur edhe një rol të madh në afrimin e vendeve joanëtare të strukturave Euroatlantike tek këto struktura, duke u dhënë këtyre vendeve mundësinë të bashkëpunojnë suksesshëm me vendet e tjera anëtare të NATO ose BE, anëtare të SEDM dhe duke u ofruar shansin të shprehin e demonstrojnë vullnetin e tyre për të qenë pjesëtarë të denjë të familjes Euroatlantike.
Ngritja e Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore (MPFSEE) (SEEBRIG), është  arritja më e dukshme ndërmjet një numri nismash në sektorë të trajnimit dhe organizimit, është një arritje e shkëlqyer e procesit të integrimit e cila ka qenë një objektiv i vazhdueshëm për të gjitha vendet, përgjatë këtyre viteve. SEDM ka qenë i suksesshëm në ngritjen e një historie të përbashkët efektive ushtarake, e aftë të operojë në hapësirat e territorit rajonal, por edhe të ndërmarrë misione për paqen dhe stabilititetin jashtë këtij territori.
Dislokimi dhe përfundimi i misionit të SEEBRIG në Afganistan, shkurt - gusht 2006, në kuadër të ISAF, paraqet pa diskutim edhe suksesin më të madh të kësaj force, arritur në sajë të frymës së madhe dhe të kurdohershme të bashkëpunimit, që ka gjeneruar e demonstruar SEDM gjatë historisë së tij të re.
Shqipëria mori kryesimin e Sekretariatit të Komitetit Koordinues të Ministerialit të SEDM (SEDM-CC) dhe Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse (PMSC/MPFSEE) në korrik 2005 - korrik 2007.

Funksionimi i procesit të  SEDM

Baza e funksionimit të këtij procesi janë negocimi dhe konsensusi.
Nëpërmjet Sekretariatit të SEDM që luan rolin e moderatorit dhe katalizatorit, forumet e këtij procesi zhvillojnë një proces aktiv  negocimesh. Këto negocime përfshijnë dy momente kryesore: takime informale (takime, korrespodenca, konsulta) dhe takime formale institucionale.
Takimet formale janë të institucionalizuar në takime të komiteteve politike (PMSC dhe SEDM-CC) dy herë në vit; në takime në nivel zëvendësshef/shefa shtabeve një herë në vit dhe në takime të ministrave të Mbrojtjes një herë në vit. Gjithashtu zhvillohen takime të rregullta të eksperteve, takime të Grupeve të Punës si dhe takime të jashtëzakonshme.Takimet thirren dhe menaxhohen nga Sekretariati i SEDM dhe mund të kërkohen nga vendet anëtare, apo nga forumet e SEDM.

Struktura dhe Takimet kryesore të procesit

Krijimi i SEDM-CC
Është për t'u theksuar se iniciativat dhe aktivitetet në kuadrin e SEDM u rritën dhe kërkonin një strukturë të përshtatshme në kuadrin e këtij procesi, për koordinimin e inisiativave dhe aktiviteteve në përgjithësi. Me anë të një marrëveshje e cila u nënshkrua në Selanik të Greqisë më 9 tetor 2000, vendet anëtare të SEDM krijuan Komitetin Koordinues të Ministerialit të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM-CC). Vendet anëtare të SEDM-CC janë vendet anëtare dhe vëzhguese të PMSC.

Sekretariati i SEMD-CC & PMSC
Kryesimi i procesit të SEDM është me rotacion dyvjeçar. Vendi i cili mban kryesimin e radhës, drejton dhe Sekretariatin e SEDM-CC & PMSC. Vendet kryesuese kanë qenë: Greqia, Rumania (2001-2003, Turqia (2003-2005), Shqipëria (2005-2007), ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (2007-2009), Bullgaria (2009-2011), Italia ka kryesimin e rradhës (2011 – 2013). Detyra kryesore e Sekretariatit të SEDM është mundësimi i asistencës në takimet e përmendura më lart, drejtimi, mbajtja e korrespondencës dhe arkivimi i takimeve të komiteteve të mësipërme.

Komiteti Drejtues Politiko-Ushtarak (PMSC)
Komiteti Drejtues Politiko-Ushtarak (PMSC) i MPFSEE, bën  koordinimin, menaxhimin dhe dhënien e direktivave për të gjitha çështjet që lidhen me Forcën Paqeruajtëse Shumëkombëshe të Europës Juglindore, apo e njohur ndryshe Brigada e Europës Juglindore (SEEBRIG).

Delegacionet e vendeve anëtare.
Delegacionet e vendeve anëtare të Sekretariatit të SEDM-CC dhe PMSC takohen rregullisht dy herë në vit, në vendin ku aktualisht drejtohet sekretariati. Takimi i fundit i PMSC dhe SEDM-CC u organizua në Sofje, 13-15 shtator 2010. (Konkretisht takimi i 24 i PMSC dhe takimi i 23 i SEDM-CC).

Ministrat e Mbrojtjes dhe zëvendësshefat e Shtabit takohen çdo vit në takimin e nivelit të lartë.
Takimi i ministrave të Mbrojtjes në kuadër të SEDM është  zhvilluar dy herë në vendin tonë.

 

 

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1