Karta e Adriatikut (A-5)

Vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, si vende anëtare të partneritetit për paqe (PfP) dhe të Këshillit Euroatlantik të Partneritetit (EAPC), pas Samitit të Pragës të vitit 2002, vendosën të ndiqnin të njëjtën rrugë që ndoqën në mënyrë të suksesshme vendet Baltike, të quajtura “Grupi i Vilnusit”. Bashkëpunimi ndërmjet tre vendeve aspirantë për t’u anëtarësuar në NATO, së bashku me SHBA si pjesë e Kartës së A-3, kishte një synim të vetëm: futjen e vendeve aspirantë në NATO. Krijimi i grupit të A-3, është pjesë e vizionit për të integruar gjithë rajonin në Aleancën e NATO, pasi të ishin plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Në procesin e pranimit të vendeve të A-3 në Aleancë, SHBA si një partner strategjik dhe vende të tjera anëtare të NATO si këshillues specialë, realizuan një mbështetje të rëndësishme për të promovuar këtë formë të re të bashkëpunimit midis vendeve.

Ministritë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë dhe SHBA, nënshkruan në Tiranë, më 2 maj 2003, “Kartën e Adriatikut”. Bashkëpunimi brenda Kartës së A-3 do të promovonte dhe fuqizonte në radhë të parë bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë, por edhe do rriste ndërveprimin dhe adoptimin e standardeve, nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta dhe aktiviteteve të bashkëpunimit të njësive respektive.
‘Karta e Adriatikut’ dhe anëtarësimi në NATO, kërkonte jo vetëm stimulimin e reformave të nisura në Forcat e Armatosura e tre vendet anëtare, por edhe reformave demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut, të minoriteteve, impenjim në luftën kundër terrorizmit, trafikut ndërkufitar, armëve të shkatërrimit në masë, etj.
Karta e Adriatikut nuk vendosi detyrime të veçanta për të tri vendet, por vetëm kushte të përgjithshme, të vlefshme për të gjitha vendet anëtare të NATO. Përpos kësaj, siç është theksuar edhe në përmbledhjen hyrëse të Kartës, progresi i të tre vendeve do të vlerësohej bazuar në arritjet e tyre individuale.

Në mënyrë që të forcohej bashkëpunimi ndërmjet vendeve të A-3 dhe SHBA, nën drejtimin e niveleve të larta adekuate (ministër, zëvendësministër i Punëve të Jashtme), u formua një komision partneriteti. Komisioni mblidhej dy herë në vit ose më shpesh, sipas nevojave, në një nga qytetet e vendeve nënshkruese të Kartës. Synimi kryesor ishte marrja në konsideratë e realizimit të aktiviteteve dhe planëzimit të aktiviteteve të ardhshme.
Duke synuar implementimin cilësor të detyrimeve që rridhnin nga ‘Karta e Adriatikut’, u vendos që drejtimi i iniciativës së përbashkët të realizohej nëpërmjet një sistemi rotacioni gjashtë mujor. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve aspirante u zhvillua në nivele dhe fusha të ndryshme brenda A-3. Ishin të shumta institucionet që u përfshinë në këtë proces, ku mund të përmendim: Presidentët e Shteteve, Ministritë e Mbrojtjes, Ministritë e Punëve të Jashtme, Shefat e Shtabeve, Komanda, Drejtori, etj. Krahas institucioneve shtetërore, shumë OJF u angazhuan dhe u përfshinë në këtë proces, me detyrë sigurimin e mbështetjes publike për integrimin e rajonit në Aleancën Euroatlantike.
Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të OSBE zhvilluar në Helsinki, Finlandë, në datë 4 dhjetor 2008, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina (BiH) iu bashkuan zyrtarisht ‘Kartës së Adriatikut’, duke shndërruar në iniciativën A-5.

Rezultatet e bashkëpunimit

Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë realizuar një numër i madh aktivitetesh, takimesh, stërvitjesh apo ngritje ekipesh të përbashkëta, të cilat synojnë ngritjen e kapaciteteve ushtarake të vendeve pjesëmarrëse, me qëllim arritjen e standardeve të cilat bëjnë të mundur jo vetëm anëtarësimin në NATO, por edhe dhënien e kontributeve të përbashkëta në misione ndërkombëtare ushtarake apo civile. Disa prej projekteve më domethënës të kësaj iniciative janë:

•  Ekipi i përbashkët mjekësor
Projekti më domethënës brenda kornizës së ‘Kartës së Adriatikut’ është formimi i një ekipi të përbashkët mjekësor të vendeve të A-3, për t’u përfshirë në misionin ISAF në Afganistan, në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, por edhe në të gjithë zonën e operacioneve të ISAF.

•  Stërvitje të përbashkëta
‘ADRIATIC PHIBLEX 04 – ENGEENEREX’, në Kroaci dhe ‘EAGLE SAR 04’, në Shqipëri. ‘ADRIATIC EAGLE 06’, ‘EAGLE SAR 06’, ‘ADRIATIC EAGLE 07’, ‘LOGEX-07’, ‘MACEDONIAN FLASH-2’ dhe ‘BOVILLA 07’.

•  Qendra rajonale për Marrëdhëniet Publike dhe Trajnimin në Maqedoni
Kjo qendër u hap në 15 nëntor të vitit 2005 në Maqedoni si rezultat i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm ndërmjet MM të Maqedonisë dhe Konfederatës Zvicerane. Qëllimi bazë i krijimit të kësaj qendre ishte trajnimi në mënyrë intensive dhe edukimi i personelit të MM dhe FA përkatëse të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në fushën e marrëdhënieve publike, duke synuar: ruajtjen e paqes nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, familjarizimi me standardet e PfP, shkëmbimi dhe ndarja e eksperiencave pozitive me instruktorët zviceranë.

•  Kolegji Rajonal i Mbrojtjes: Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë
Iniciativa në fjalë në fushën edukative synon të rrisë dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, nëpërmjet çështjeve të sigurisë dhe politikave të mbrojtjes. Kursi u siguron pjesëmarrësve mundësinë e promovimit në vendet e tyre të punës. Si kurrikula referuese në këtë kurs, shërbejnë materiale të Qendrës Europiane të studimeve të Sigurisë ‘George C. Marshall’, Kolegjit të NATO në Romë, Kolegjit Baltik të Mbrojtjes, Kolegjit të Luftës së SHBA, etj.

•  Integrimi në strukturat Euroatlantike
Rezultati më domethënës i kësaj iniciative, që prej krijimit të saj, ka qenë padyshim anëtarësimi i Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO, në prill të 2009, pas ftesës së marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Angazhimi aktual

Gjatë këtyre viteve të ekzistencës së A-5 dinamika e aktiviteteve ka qenë e lartë. Përveç angazhimeve të mëparshme, që kanë rrjedhur nga formati A-3, vendet anëtare të A-5 janë përpjekur të mbajnë në nivele të larta bashkëpunimin. Kështu, me propozim të palës kroate, është në proces angazhimi i vendeve të ‘Kartës së Adriatikut’ (A-5) me ekipe trajnuese dhe monitoruese në Afganistan. (NTM, OMLT, POMLT)

 


Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 21 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30