Afganistan, operacioni ISAF drejtuar nga NATO

Në korrik të vitit 2002, u angazhua kontingjenti i parë i FA, në kuadër të forcave të koalicionit kundër terrorizmit në operacionin ISAF (International Security Assistance Force), në Kabul dhe duke vijuar gradualisht rritjen e përfaqësimit dhe shumëllojshmërinë e angazhimit në detyra, pothuajse në të gjitha komandat rajonale në Afganistan, si në Herat (perëndimore), Mazari-e-Sharif (veriore), Shtabin Qendror ISAF në Kabul, Misionin Trajnues të NATO në Kabul dhe Herat, ekipe OMLT në Kabul, Forca Speciale në Kandahar (jugore) dhe Trajnues të Forcave Speciale në Wardak (lindore). Që nga fillimi e deri në përfundim të operacionit ISAF, FARSH kanë kontribuar me një total prej 3041 ushtarakësh.

Lexo më shumë...


NATO, përfundon misionin trajnues në Irak

Në përfundim të operacionit “Liria e Irakut”, filloi një tjetër operacion, por tashmë i drejtuar nga NATO, i koduar “NATO Training Mission”, i cili për më shumë se 3 vjet shërbeu më së miri për ringritjen, mbështetjen dhe trajnimin e trupave dhe shtabeve të ushtrisë irakiane.

Në këtë mision trajnues të NATO, të përbërë prej 120 ushtarakësh nga vende të ndryshme anëtare, vendi ynë u angazhua me 2 ushtarakë, më  22 mars 2010, për 4 rotacione.


Irak

Ndërhyrja ushtarake në Irak nisi në vitin 2003, me pikësynim rrëzimin e diktatorit Sadam Hysein. Në operacionin "Liria e Irakut" u angazhuan 170.000 trupa ushtarake të mbi 35 vendeve aleate dhe partnere (SHBA me 143 mijë, Britania me 4100, Rumania me 600, Australia me 300, El Salvador me 200, Bullgaria me 155, Danimarka me 55, Lituania me 53, Estonia me 38 dhe Shqipëria 70 - 215). Në operacionin “Liria e Irakut”, në kuadër të koalicionit të luftës kundër terrorizmit, u vunë në funksion 500 baza ushtarake në të gjithë Irakun. Prej vitit 2008 filloi reduktimi i tyre deri në më pak se 3000 trupa amerikane dhe të NATO, të angazhuara në “NATO Training Mission” që shërbeu për ringritjen, mbështetjen dhe trajnimin e trupave dhe shtabeve të ushtrisë irakiane.

Lexo më shumë...


Gjeorgji

Duke filluar nga viti 1994 deri në korrik të vitit 2009 (kohë kur është mbyllur misioni), FARSH kanë qenë të angazhuar me përfaqësues këshilltarë/vëzhgues ushtarakë në operacionin UNOMIG (United Nations Observer Mission in Georgia) të drejtuar nga OKB, në Tbilisi Gjeorgji, 39 ushtarakë.


Çad, Afrikë

FARSH, në Çad, Afrikë, në periudhën korrik 2008 - korrik 2010, duke vepruar në përbërje të kontingjentit francez, kanë qënë të angazhuara me tre kontingjente me nga 63 ushtarakë, në operacionin MINURCAT (Mission des Nations Unies en République Centrafricaine et au Tchad), të drejtuar nga Bashkimi Europian.

Dërgimi i trupave në Çad, u bë bazuar në marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë “Për pjesëmarrjen e RSH, në operacionet ushtarake të BE”, si dhe marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Francës dhe Republikës së Shqipërisë, “Për mbështetjen e trupave të FA të RSH, në operacionet ushtarake të BE”.




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30