Kontributi Aktual

NATO, në politikën e saj për vazhdimin e zbatimit të procesit të “tranzicionit” shpallur në Samitin e Lisbonës dhe mbështetur në politikën e Samitit të Çikagos “exit strategy”, ka shtruar synimin për arritjen e suksesit dhe daljen nga lufta në Afganistan. Në deklaratën e Samitit të Uellsit mbi Afganistanin, theksohet përfundimi i operacionit ISAF duke i lënë vendin operacionit Resolute Support Mission - RSM.

Për vitin 2018, përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 52 ushtarakë në operacionin “RSM”, në Afganistan dhe 3 ushtarakë në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni

Lexo më shumë...


Prezenca e Përparuar e Përforcuar e NATO (eFP) Letoni

Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH është angazhuar më një togë EOD si pjesë e grup - batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni të përbërë nga 18 ushtarakë

Përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 3 ushtarakë në eFP në Letoni


Deti Egje

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të NATO “Aegean Sea”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 (një) anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.

Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO “Aegean Sea”.

Në këtë mision, për periudhën 2016 - 2017, FARSH është e angazhuar me 21 ushtarakë, në bazë roatacioni çdo 2 muaj. Duke nisur nga prill i 2017 këtij angazhimi i është shtuar dhe oficeri i shtabit në anijen flamurtare të SNMG2. 

Për këtë periudhë FARSH është e angazhuar në këtë operacion me një personel prej 150 ushtarakësh.


Mali

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, (EUTM Mali), në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.

Misioni i ushtarakëve, që marrin pjesë në këtë operacion, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme EOD. Misioni ka rol trajnues dhe kontingjenti i FARSH është pjesë e grupit EOD, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Qendrën e Trajnimit në Koulikoro, në Republikën e Malit. 

Në këtë mision, për periudhën 2015 – 2016, FARSH është e angazhuar me 6 ushtarakë.

Në vitin 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion me 1 (një) grup trajnues EOD prej 4 ushtarakësh.

Për gjithë këtë periudhë janë angazhuar gjithsej 17 ushtarakë


Afganistan, operacioni RSM drejtuar nga NATO

Menjëherë pas mbylljes së misionit ISAF në Afganistan në fund të vitit 2014, më 1 janar 2015 NATO filloi një mision të ri në Afganistan të emërtuar Resolute Support Mission (RSM).

Sasia e personelit të dislokuar në terren për përmbushjen e këtij misioni arrin në 8.000 vetë (nga vendet anëtare si dhe nga 14 vende partnere të NATO). Shtabi i RSM është vendosur në Kabul dhe në territorin e Afganistanit ka shpërndarë 6 komanda kryesore Train Advise Assist Command (TAAC):
TAAC - Capital (Kabul);
TAAC - North (Mazar-e-Sharif);
TAAC - West (Herat);
TAAC - East (Laghman);
TAAC - South (Kandahar);
TAAC - Air (e shpërndarë në gjithë Afghanistanin)

Lexo më shumë...


Kosovë

Në korrik të vitit 2009, FARSH u angazhua në operacionin e drejtuar nga NATO, KFOR në Kosovë me përfaqësues në Shtab dhe NAT (Ekipi Këshillues i NATO, pranë FSK). 

1. Përfaqësues në shtabin KFOR, 10 ushtarakë;
2. Një grup zbulimi HUMINT, 4 ushtarakë (2 rotacione).

Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion me me një grup special prej 13 ushtarakësh.

Deri tani janë angazhuar 158 ushtarakë.


Bosnje dhe Hercegovinë

Kontingjenti i parë i FARSH u angazhua më 9 shtator 1996 dhe vazhdoi deri në dhjetor 2007 me kontingjentin e 21. Ato morën pjesë në operacionet IFOR dhe SFOR të drejtuara nga NATO dhe operacionin ALTHEA, komanda EUFOR, drejtuar nga Bashkimi Evropian. Gjithsej 21 kontingjente (nga 1 - 4 me 37 ushtarakë dhe nga 5 - 21 me 71 ushtarakë), ku janë angazhuar 1355 ushtarakë në detyra sigurie dhe ruajtje baze, duke qenë në vartësi operacionale dhe në mbështetje të realizimit të detyrave paqeruajtëse të komandës gjermane.

Prill 2008 - shkurt 2013, gjithsej 118 ushtarakë, dymbëdhjetë kontingjente EOD/AEM dhe përfaqësues në shtab, në kuadër të operacionit ALTHEA, EUFOR, të drejtuar nga Bashkimi Evropian.

Pjesëmarrja në misionin paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë, është me 1481 ushtarakë.

Aktualisht vazhdon angazhimi, në bazë rotacioni, me 1 (një) përfaqësues në shtabin e EUFOR, në Operacionin Ushtarak të BE “ALTHEA”.




Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1