Ministrja Kodheli në Ministerialin e NATO në Bruksel

brukseltetor201508 tetor 2015

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, merr pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes që po zhvillohet në Bruksel. Në këtë ministerial do të diskutohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me sfidat e Aleancës, si dhe zhvillimet e fundit lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen. 

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në një prononcim për median, e ka vlerësuar këtë ministerial si shumë të rëndësishëm, pasi ai është i dyti mbas Samitit të Uellsit dhe që parapërgatit një Samit tjetër të rëndësishëm, siç është ai i Varshavës që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë...


Kodheli në Ministerialin e NATO në Bruksel

05 shkurt 2015

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, mori pjesë në takimin e ministerialit të zhvilluar sot në Bruksel. Ky ishte takimi i parë i ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate, që pas Samitit të Uellsit, në shtatorin e vitit të kaluar. Takimi u hap me diskutimet rreth vendimeve të marra në Uells dhe me shikimin drejt Samitit të Varshavës në 2016, për t’u fokusuar më tutje me planet e veprimit për gatishmërinë.

Lexo më shumë...


Anëtarë të denjë të Aleancës së Atlantikut të Veriut

4-5 shtator 2014

Ditën e enjte, më 4 shtator nisi në Uells samiti dyditor i NATO. Në samit morën pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Samiti u hap nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen, i cili nënvizoi se ky samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në ditën e parë të samitit u diskutua mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan, kurse në ditën e dytë 28 liderët ranë dakord për një Plan Veprimi të Shpejtë, për të siguruar se NATO është e gatshme të përballet me sfidat e reja të sigurisë në mbarë botë.

Lexo më shumë...


Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takon zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Evelyn N. Farkas

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Ministerialin e radhës të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO.

Gjatë ditës së sotme, znj. Kodheli pati një takim kokë me kokë me zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj. Evelyn N. Farkas. Gjatë këtij takimi znj. Kodheli e njohu znj. Farkas me reformat aktuale në fushën e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura, siç janë propozimet e fundit për përmirësimin e kuadrit ligjor. Në këtë pikë ajo u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në ristrukturimin e Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate

Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë në Komandën e Aleancës për Operacionet (ACO) në Mons të Belgjikës. Sot ajo është pritur në një takim zyrtar nga komandanti suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove. Gjatë takimit ministrja Kodheli e ka njohur ushtarakun e lartë të NATO me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Znj. Kodheli theksoi fort mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për angazhimin e ardhshëm në Afganistan.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli merr pjesë në konferencën “5 vjet në NATO”

Ministrja Kodheli: Ne do t’i kthejmë dinjitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsum dhe përfitim politik të dëmtojnë imazhin e ri që ne po krijojmë.

Ministrja e Mbrojtje, znj. Mimi Kodheli ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme". Kjo konferencë organizohet nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Ishin të pranishëm gjithashtu: ambasadori SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, diplomatë, studiues, përfaqësues të botës akademike, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Lexo më shumë...


Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, merr pjesë në Konferencën Vilnius 2014

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të konferencës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the ‘Big Bang’”, që po zhvillohet në Vilnius, të Lituanisë në datat 3 dhe 4 prill.

Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme të: Belgjikës, Gjeorgjisë, Sllovenisë, vendeve Baltike, vendeve anëtare të Kartës së SHBA - Karta e Adriatikut (A-5) si dhe vendet vëzhguese.

Në ditën e parë të kësaj konference të gjithë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme pjesmarrës diskutuan në lidhje me Politikën e Dyerve të Hapura të NATO.

Lexo më shumë...




Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2017) Tetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 20 tetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2017
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5