NATO

Qëllimi kryesor i NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) është ruajtja e lirisë dhe sigurisë të vendeve anëtare të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake.

Politike – NATO promovon vlerat demokratike dhe inkurajon konsultime dhe bashkëpunimin në lidhje me çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, për të shtuar besimin dhe në një kontekst më afatgjatë, për të parandaluar konfliktin.

Ushtarake - NATO është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetet ushtarake të nevojshme për të ndërmarrë operacione për administrimin e krizave. Ato kryhen bazuar në artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit, traktati themelues i NATO, ose bazuar në një mandat të OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

 Lexoni më shumë ...

 

Bashkimin Europian (BE)

Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes koordinohet puna institucionale për aspektet e integrimit në BE në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera qendrore dhe strukturat e përbashkëta. Drejtoria përkatëse në MM që është e përfshirë direkt në proces ka për detyrë:


   Koordinimin e procesit të hartimit dhe përditësimit të Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes, në kuadrin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI).
   Koordinimin e procesit të planifikimeve financiare dhe politikave prioritare të MM, në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe në përputhje me acquis communitaire të BE.
   Ndjekjen e zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (PKZMSA).
   Përgatitjen e progres-raporteve për Komisionit Europian, nëpërmjet Ministrisë të Integrimit.
   Ndjekjen e procesit, në kuadër të pjesëmarrjes në misionet ushtarake të Sigurisë së Përbashkët Europiane të Mbrojtjes (Comon Security of Defense Policy - CSDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe SHPFA.
   Koordinimin me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes për përparësinë e mbështetjes për financim nga asistenca komunitare, bazuar në prioritetet që burojnë nga Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes.

 

Organizmat Ndërkombëtare dhe Rajonale

Karta e Adriatikut (A-5)

Vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, si vende anëtare të partneritetit për paqe (PfP) dhe të Këshillit Euroatlantik të Partneritetit (EAPC), pas Samitit të Pragës të vitit 2002, vendosën të ndiqnin të njëjtën rrugë që ndoqën në mënyrë të suksesshme vendet Baltike, të quajtura “Grupi i Vilnusit”. Bashkëpunimi ndërmjet tre vendeve aspirantë për t’u anëtarësuar në NATO, së bashku me SHBA si pjesë e Kartës së A-3, kishte një synim të vetëm: futjen e vendeve aspirantë në NATO.

Lexoni më shumë ...

SEDM, roli, dinamika, angazhimi dhe shtrirja e tij në Europën Juglindore

Southeastern European Defense Ministerial (SEDM) vazhdon të jetë prova e gjallë e urave të konsoliduara të bashkëpunimit dhe të miqësisë, të cilën kemi qenë të aftë ta ndërtojmë nëpërmjet përforcimit të dëshirës së mirë dhe vizionit të përbashkët.
SEDM ose ndryshe procesi i angazhimit të vendeve të Europës Juglindore në nivel Ministerial, paraqet një proces të integrimit dhe të bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes rajonale. I themeluar në vitin 1996 në Tiranë, me pjesmarrjen e gjithë vendeve të Europës Juglindore dhe SHBA, SEDM sot shpreh realisht suksesin e bashkëpunimit dhe integrimt rajonal.

Lexoni më shumë ...

SEEBRIG

Elementi më përfaqësues i procesit të SEDM padyshim është Iniciativa e MPFSEE. MPFSE ose e njohur ndryshe si Forca Shumëkombëshe Paqeruajtëse e Europës Juglindore (SEEBRIG) përbëhet nga 7 vende anëtare: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Rumania dhe Turqia ndërsa pesë vendet vëzhguese janë: SHBA, Ukraina, Bosnja-Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia.

Lexoni më shumë ...

Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (RACVIAC)

Statusi ligjor - Marrëveshja e RACVIAC për anëtarësimin e Shqipërisë, është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr. 10326, datë 30.09.2010. Qendra ka pronësi rajonale dhe është një organizatë ndërkombëtare me status diplomatik, jo-fitimprurëse, akademike, e përgjegjshme për vendimet e saja politike e drejtuar nga Grupi Ndërkombëtar Këshillimor (MAG).

Lexo më shumë ...

 



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 3 (2017) Mars 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 24 mars 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...