Cikli jetësor i efektivave të FA pas mbarimit të karrierës ushtarake

Pjesë e ciklit jetësor të personelit të FA, është edhe periudha e ndjekjes dhe trajtimit të ushtarakëve në rezervë/lirim/pension. Kjo është e mbështetur nga aktet ligjore të statusit të ushtarakut të FA në RSH si dhe nga Ligji  Nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr. 793, datë 24.9.2010, i ndryshuar.

Pjesë e ciklit jetësor të personelit të FA, është edhe periudha e ndjekjes dhe trajtimit të ushtarakëve në rezervë/lirim/pension.

Kjo është e mbështetur nga aktet ligjore të statusit të ushtarakut të FA në RSH si dhe nga Ligji Nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr. 793, datë 24.9.2010, i ndryshuar.

Sipas nenit 7 të Ligjit  Nr. 10142, datë 15.05.2009,  llojet e përfitimeve suplementare janë përcaktuar si më poshtë: “Personave të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji apo familjeve të tyre u sigurohen përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, për:

a) paaftësi të përkohshme në punë e shërbim;

b) parandalim për sëmundje;

c) rehabilitim shëndetësor;

ç) shpërblim i menjëhershëm dhe pagesë kalimtare, kur nxirren në lirim/rezervë;

d) pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi;

dh) pension suplementar, mbi pensionin e plotë të pleqërisë;

e) pension suplementar invaliditeti;

ë) pension suplementar familjar;

f) pension suplementar familjar, kur, për shkak të detyrës, humbasin jetën;

g) pagesa suplementare për shpenzime varrimi.

Kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë janë:

a) Ushtarakët, të cilët dalin në rezervë dhe përfundojnë, pagesën kalimtare e kanë vjetërsinë në shërbim 12 vjet të plota për femrat dhe 15 vjet të plota për meshkujt  si dhe plotësojnë moshën 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt.

b) Ushtarakët, të cilët kanë dalë në rezervë para datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi e ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009 dhe kanë përfunduar pagesën kalimtare pas kësaj date si dhe plotësojnë moshën 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt.

c) Ushtarakët, të cilët kanë dalë në lirim para datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi e ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009 dhe pas kësaj date plotësojnë moshën, 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt.

d) Ushtarakët që kanë qenë në pension suplementar të parakohshëm dhe kanë mbushur moshën për pension pleqërie para datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009.

e) Ushtarakët, të cilët kanë dalë në rezervë dhe kanë përfunduar  pagesën kalimtare dhe plotësuar moshën, 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt para datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi e ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009.

f) Ushtarakët, të cilët kanë dalë në lirim dhe plotësuar moshën, 42 vjeç për femrat dhe 47 vjeç për meshkujt para datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi e ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009.

g) Ushtarakët që janë liruar dhe lirohen para dhe pas datës 27.6.2009, datë e hyrjes në fuqi e ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009, për arsye shëndetësore të vërtetuara nga komisioni mjeko-ligjor dhe përfitojnë pension suplementar invaliditeti.

h) Familjet e ushtarakëve të vdekur kur kanë qenë dhe janë në detyrë, rezervë, lirim dhe në pension të parakohshëm dhe përfitojnë pension  suplementar familjar.

i) Familjet e ushtarakëve që kanë humbur dhe humbin jetën në detyrë dhe për shkak të saj  përfitojnë pension suplementar familjar.

Vjetërsia në shërbim

Sipas kategorive të përfituesve, është ajo e përcaktuar në ligjet nr.9210, datë 23.3.2004 "Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë",

Në vjetërsinë në shërbim përfshihen edhe:

a) koha e ndërprerjes së karrierës, për shkak të një urdhri apo vendimi të padrejtë, të deklaruar me vendim gjykate;

b) koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim ose internim, për motive politike, pas titullimit në karrierë, nga personat, që kanë shërbyer në strukturat e përcaktuara në këtë ligj, kur kanë përfituar sipas ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë".



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3