Ceremoni përkujtimore me rastin e 70 – vjetorit të Artistit të Merituar, Kujtim Laro. Koçi: duhej nderuar me “Nderi i Kombit”

Fotogaleria

Me rastin e 70 - vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe udhëheqësit artistik të Ansamblit të Forcave të Armatosura, Artistit të Merituar Kujtim Laro, u mbajt sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes një aktivitet përkujtimor.

Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, gjeneralë, drejtorë, ushtarakë, të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë, në mes të të cilëve edhe regjizori i madh Dhimitër Anagnosti dhe aktorja Roza Anagnosti.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi kujtoi jetën e Kujtim Laros që nga vegjëlia e deri në kontributin e tij si kompozitor dhe drejtues në Ansamblin e Ushtrisë. “Vitet 1975 - 1993, kur punoi në Ansamblin e Ushtrisë, i çuan më tej rezultatet e afirmimit profesional gjithnjë në rritje. Kujtimi mbajti lart emrin dhe dinjitetin e institucionit që u rrit më tej bashkë me të. Ky institucion jo vetëm mbajti famën e madhe të kohës së Gaqo Avrazit por ravijëzoi më tej portretin e vet artistik me bashkëveprimin harmonik të strukturave të tij, nën udhëheqësinë profesionale të Kujtimit”, - deklaroi z. Koçi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes vlerësoi veprat dhe orkestrimin e Kujtim Laros, si një pasuri e jashtëzakonshme e kulturës muzikore shqiptare dhe i cilësoi ato si pjesët më të mira të traditës së saj. Më tej zëvendësministri i Mbrojtjes foli për karrierën e tij në Trupën Artistike të Forcave të Armatosura dhe vlerësoi kontributin e tij. “Kujtimi, si asnjë artist tjetër në Shqipëri, për gati 30 vjet (1975 - 2004), punoi në trupat artistikë të Forcave të Armatosura dhe dha një kontribut shumë të rëndësishëm nëpërmjet krijimtarisë dhe personalitetit të tij. Duke e ndjerë veten sa artistist dhe kuadër ushtarak deri në gradën nënkolonel, ai e pati në qendër të vëmendjes, të kujdesit dhe të krijimtarisë së vet jetën e ushtrisë, dedikim për ushtarakët dhe artistët në Forcat e Armatosura”, - tha z. Koçi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes nënvizoi faktin se “ndaj artistit të madh, shteti shqiptar është debitor, për arsye se Kujtim Laro për kontributin e madh që ka dhënë në muzikën shqiptare duhej të ishte nderuar me titullin Nderi i Kombit”. 

Fjalë të ndjera për Kujtim Laron thanë dhe miqtë dhe bashkëpunëtorët të cilët ngritën lartë vlerat e tij njerëzore dhe ato profesionale.

Ndërkohë që QKMBMMFA, në nder të tij kishte përgatitur një dokumentar me muzikën, kolonat zanore të filmave më të arrirë, mes të cilëve “Lulëkuqe mbi mure”, këngët fituese të festivaleve kombëtare, intervista të dhëna më parë nga vetë kompozitori që s’jeton më dhe intervista të bashkëpunëtorëve të tij, i cili u shfaq dhe krijoi emocione për të pranishmit.

Ndërsa Banda Frymore e Forcave të Armatosura luajti muzikën e Kujtim Laros, të shoqëruar dhe nga këngëtarja Paola Kotani.

Kujtim Laro lindi në 1947 dhe gjithë jeta e tij iu kushtua pentagramit. Ai është autori i muzikës së 35 filmave artistikë dhe dhjetra këngë festivalesh, të përcjella nga zëri i pakrahasueshëm i Vaçe Zelës dhe këngëtarëve të tjerë të njohur.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4