Demontimi i municioneve tepër dhe jashtë nevojave të FA për 2014

Sasia e municioneve të demontuara dhe asgjësuara në uzinat ushtarake, në poligone dhe që i kanë kaluar ndërmarrjes MEICO, në vitin 2014, në bazë të Planit të Veprimit të miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes nr. 297, datë 21.03.2014, është si vijon :

-  Uzina e Lëndëve Plasëse (ULP) Mjekës, Elbasan: 1664 ton municione
-  Kombinati Mekanik (KM) Poliçan: 1001 ton municione
-  Uzina Mekanike (UM) Gramsh: 28,1 ton municione
-  Asgjësim me plasje në poligonet e miratuara: 167,1 ton municione
-  Kaluar ndërmarrjes MEICO: 2984 ton municione

Total (shkurt - dhjetor 2014): 5.845 ton municione.

Grafiku i asgjësimit dhe tjetërsimit të municioneve shkurt - dhjetor 2014 sipas muajve:


Projekti i shkatërrimit të armatimit në UM Gramsh:

Në zbatim të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes nr. 592 datë 13.05.2014, në UM Gramsh është realizuar projekti i shkatërrimit të armatimit të këmbësorisë i cili ka përfunduar më datë 10.09.2014, ku janë shkatërruar:

- 66824 copë armë këmbësorie dhe është marrë hyrje 273.036 ton skrap.

Projekti pilot i asgjësimit të municioneve 20mm nga Mali i Zi, në ULP Mjekës:

Në zbatim të marrëveshjes teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, të financuar dhe mbështetur nga Agjencia e Mbështetjes së NATO (NSPA, NATO Support Agency), në dakordësi me Aleancën e NATO (Partnership for Peace Trust Fund Policy), më datë 25.11.2014 kanë ardhur 50380 copë shtimje 20mm API PZ, nga Mali i Zi, rreth 17 ton municione. Projekti pilot rajonal i asgjësimit të këtyre municioneve është realizuar me sukses në ULP Mjekës në periudhën 26.11.2014 deri në 5.12.2014.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, në datë 2.12.2014 , ka inspektuar ULP Mjekës dhe ka parë nga afër realizimin e këtij projekti rajonal. ULP Mjekës në datë 3.12.2014 është vizituar nga një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, i cili është njohur me punën e bërë në realizimin e këtij projekti rajonal.


Për pastrimin e rajonit të Gërdecit nga kompania EOD e Komandës Mbështetëse:

Operacioni për pastrimin e rehabilitimin e rajonit të Gërdecit nga personeli i kompanisë EOD të Komandës Mbështetëse ka vazhduar edhe gjatë vitit 2014, me përjashtim të periudhës 15 gusht 2014 deri në 10 dhjetor 2014 që është ndërprerë me urdhër të veçantë:


Volumi i punës së kryer në rajonin e Gërdecit gjatë vitit 2014 është si vijon:
• Kontroll prerje bimësie (m2): 7848 m2
• Kontroll me detektor (m2): 15535 m2
• Kontroll nën rrënoja (m2): 744 m2
• Lëvizje inertesh (dhera) (m3): 526,5 m3
• Djegore te ndryshme (copë): 816 copë
• Predha 23mm (copë): 3 copë
• Predha 82mm (copë): 2 copë
• Predha 37mm (copë): 12 copë
• Predha 100mm (copë): 53 copë
• Predha 122mm (copë): 55 copë
• Predha 152mm (copë): 4 copë
• Granata dore (copë): 1 copë
• Inerte skrapi pa vlere përdorimi (kg): 486 kg
• Lëvizje dherash me fadromë (m3): 3523 m3
• Sipërfaqe e gërmuar me fadromë (m2): 2670 m2

Për pastrimin e hotspoteve:

Në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, datë 01.11.2014, “Për bashkëpunimin dypalësh në zbatimin e programit të pastrimit të hotspoteve dhe asgjësimit të municioneve”, në muajin nëntor 2014, ka filluar pastrimi dhe rehabilitimi i hotspotit të Gjerovenit, Berat, nga kompania norvegjeze NPA. Në zbatim të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes nr. 1871, datë 17.11.2014, Forcat e Armatosura japin kontribut nëpërmjet kompanisë EOD të Komandës Mbështetëse, që bëjnë asgjësimin e municioneve të rrezikshme në hotspotin Gjeroven, Berat, ndërsa municionet që mund të lëvizen gjenden në këtë hotspot transportohen dhe magazinohen në grup depot Vërtop, Berat dhe asgjësohen më vonë në poligone të miratuara. Operacioni i pastrimit dhe rehabilitimit të hotspotit Gjeroven, Berat vazhdon normalisht. Koordinimi ndërmjet zyrës së AMMCO në Ministrinë e Mbrojtjes, kompanisë norvegjeze NPA dhe Komandës Mbështetëse në këtë operacion ka qenë i plotë.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1