Për luftën kundër korrupsionit në MM dhe FA

Duke e konsideruar Luftën Kundër Korrupsionit si një nga sfidat kryesore, qeveria shqiptare me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 247, datë 20.03.2015 ”Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër korrupsionit për periudhën 2015 – 2020”, ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit. Këto dokumente shumë të rëndësishme u hartuan në zbatim të prioriteteve të qeverisë dhe përmbajnë objektivat kryesore të Luftës Kundër Korrupsionit.

Në zbatim të këtyre dokumenteve strategjike Ministria e Mbrojtjes hartoi dhe vijon zbatimi i Planit të Veprimit të Luftës Kundër Korrupsionit, ku një ndër masat kryesore ishte hartimi dhe miratimi në Parlament i paketës ligjore në fushën e mbrojtjes. Në këtë kuadër u miratuan dhe aktualisht janë në fuqi ligjet nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit Strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nr. 65/2014 “Për Agjensinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, nr. 13/2015 “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nr. 9/2015 “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe shumë akte të tjera nënligjore që mbulojnë gjithë veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

Miratimi i këtyre akteve ligjore e nënligjore dhe masave të tjera të Planit të Veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes, jo vetëm që ka minimizuar hapësirat për korrupsion në Forcat e Armatosura, por ka dhënë efekte mjaft pozitive për realizimin e misionit dhe detyrave të çdo strukture të Forcave të Armatosura, në drejtim të rritjes së moralit e organizimit të efektivave si dhe përmirësimin e figurës dhe dinjitetit të ushtarakut. Në këtë drejtim shkon edhe miratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 613, datë 7.7.2015 “Për rritjen e masës së shtesës së pagës për kushte të veçanta pune e shërbimi të pilotëve dhe personelit tjetër të Forcave Ajrore”, i cili i ka dhënë një impuls mjaft pozitiv tek kjo kategori dhe forcimit të disiplinës në Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes do të vijojë të marrë masa të tilla, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së ushtarakeve, për ta bërë këtë profesion sa më atraktiv dhe sa më të nderuar në komunitet.   

Zbatimi i masave të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit dhe masatve të parashikuara në Planin e Veprimit, kanë sjellë një sensibilizim më të madh të shoqërisë si dhe një ndjenjë përgjegjësie shumë më të madhe të administratës shtetërore për të mos u futur në veprime korruptive apo të shpërdorimit të detyrës shtetërore.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe strukturat e tyre vartëse është ngritur dhe funksionon rrjetii i koordinatorëve të luftës kundër korrupsionit, të cilët raportojnë në Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm dhe Antikorrupsionit (DIPA), për masat e realizuara në strukturat ku ata bëjnë pjesë, të cilat më tej raportohen pranë Koordinatorit Kombëtar për antikorrupsionin.

Impakt mjaft pozitiv në ndërprerjen dhe denoncimin e praktikave korruptive, ka patur ngritja dhe vënia në funksionim e portalit kombëtar www.stopkorrupsionit.al

Për administrimin dhe funksionimin e këtij portali u hartua dhe miratua  Urdhri i  Ministrit të Mbrojtjes nr. 846, datë 22.05.2015 “Për procedurat e rregjistrimit, shqyrtimit dhe ruajtjes të praktikave korruptive të denoncuara në faqen unike të denoncimit të korrupsionit”, e cila ngarkon posaçërisht DIPA-n për administrimin e këtij portali dhe të denoncimeve të ardhura nw kwtw portal nga ushtarakët dhe qytetarët.

Në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Luftës Kundër Korrupsionit, Ministria e Mbrojtjes ka ngarkuar DIPA-n për të plotësuar detyrimet e institucionit si përdorues i Sistemit Elektronik për Rregjistrimin dhe Gjurmimin e të Dhënave mbi Rastet e Korrupsionit dhe Statistikave të Harmonizuara”, sistem i cili bën të mundur ndjekjen e ecurisë së kallzimeve penale për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga rregjistrimi në prokurori, deri në mbylljen e hetimeve apo marrjen e dënimit në gjykatë. Nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes janë dërguar në Prokurori dhe janë pasqyruar të dhënat lidhur me kallzimet penale në portalin www.act-albania.org.

Gjithashtu bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Mbrojtjes nr. 1, datë 31.01.2015, DIPA administron, ndjek, propozon e jep zgjidhje deri në kthimin e përgjigjeve për denoncimet, ankesat, informacionet e ardhura nëpërmjet letrave apo online si në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, ashtu dhe në adresë të Kryeministrit, të cilat lidhen me probleme të fushës së mbrojtjes.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6