Kurse kualifikimi dhe arsimimi për vitin akademik 2014 - 2015, të akorduara nga Shtabi i Përgjithshëm turk për personelin e FARSH

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e arsimimit me Turqinë dhe, mbi bazën e kërkesave të strukturave të FARSH për arsimim dhe kualifikim në institucionet e larta arsimore ushtarake, SHP turk ka akorduar për personelin e FARSH, për vitin akademik 2014 - 2015 kurse kualifikimi dhe arsimimi si më poshtë vijon:

I.    Kolegji i Mbrojtjes i ekuivalentuar me K 7, 2 (dy) vende
II.   Akademitë e Luftës (AL) i ekuivalentuar me K 5 dhe K 6: ALFT, 1 (një) vend; ALFD 1 (një) vend; ALFAj 1 (një) vend
III.  Kurse funksionale 12 (dymbëdhjetë) vende të shpërndarë në 6 (gjashtë) kurse.

Lista e kandidaturave të përshtatshme, sipas specifikave te forcave për çdo kurs të dërgohet në Drejtorinë e Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve (DAPSU), brenda datës 25 korrik 2014.


Klikoni linkun për informacion më të hollesishëm mbi kurset dhe kriteret.

 


Ankand: Shitje skrape metalike të llojeve të ndryshme

Data e Ankandit: 05 gusht 2014, ora 10.00

Ministria e Mbrojtjes, njofton se në datë 05.08.2014, ora 10.00, në Ministrinë e Mbrojtjes do të zhvillohet procedura e hapur e Ankandit me objekt “Shitje skrape metalike të llojeve të ndryshme”, përbërë nga skrape të metaleve si çelik, gizë, bakër, tunxh dhe plumb, të përftuara nga procesi i çmontimit industrial të municioneve. Skrapet objekt shitje ndodhen në UM Gramsh, ULP Mjekës dhe KM Poliçan.

Vlera fillestare e Ankandit është  114.434.595 (njëqind e katërmbëdhjetë milion e katërqind e tridhjetë e katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.

Ankandi është planifikuar dhe ndarë në lot të veçantë.

 

Në këtë link do të gjeni në formatin pdf njoftimin e ankandit.

 


Bursa për studime jashtë vendit

26 qershor - 18 korrik 2014

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë studentë ushtarakë për studime në:

1. Itali
Akademia Ushtarake Modena, 1(një) vend, Akademia Ushtarake e Aviacionit dega Forcë Ajrore 1(një) vend në Pozzuoli, Akademia e Detarisë Livorno 1(një) vend. 
2. Turqi
Shkolla e Lartë e Forcave Tokësore 1(një) vend; Shkolla e Lartë e Forcave Detare 1(një) vend; Shkolla e Lartë e Forcave Ajrore 2(dy) vende; Akademia Ushtarake Mjekësore GATA 2(dy) vende.
3. Greqi
Shkolla e Lartë Ushtarake e Forcave Tokësore “EVELPIDON”, Athinë, 2(dy)vende.
4. Kosovë
Shkollimi i kadetëve në Qendrën e Studimeve Universitare dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës 1(një) vend.

Lexo më shumë...


Rekrutim për nevoja të FA të Republikës së Shqipërisë

Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë në periudhën 23 qershor - 28 gusht 2014, për nevoja të FARSH, kontingjentin prej 250 kandidatësh për ushtarë profesionistë për strukturat e mëposhtme:

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes   

3 kandidatë

Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit

5 kandidatë

Policia Ushtarake

50 kandidatë

Forca Tokësore

100 kandidatë

Forca Detare

10 kandidatë

Forca Ajrore

9 kandidatë

Brigada e Mbështetjes Rajonale

30 kandidatë

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

3 kandidatë

Regjimenti i Mbështetjes së SHP 

20 kandidatë

Brigada Logjistike 

10 kandidatë

Pjesë e këtyre kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë me arsim të lartë (të cilët administrojnë një diplomë universitare të nivelit të parë), në përfundim të stërvitjes individuale bazë, do të jenë kandidatë potencial për në “Shkollën e kandidatëve për oficerë” në Shtetet e Bashkuara në Amerikës.

Për më shumë informacion kontaktoni Qendrat e Rekrutimit.


I përditësuar: Kërkim kandidaturash, në kuadër të programit IMET për 2015

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtoria e Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve (DAPSU), pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ka iniciuar procedurat për kërkim kandidaturash për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015.

Kërkimi i kandidaturave bëhet bazuar në planin vjetor të kurseve të ofruara nga pala amerikane për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas tabelës së kurseve bashkëlidhur: plani arsimor, për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015

Në Ministrinë e Mbrojtjes janë konfirmuar kurse të tjera shtesë, të cilat zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qendrën Marshall, sipas periudhave të cilësuara në listën bashkëlidhur: plani arsimor, i përditësuar, për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015.

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6