Rekrutohen kandidatë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Italisë

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Italisë. Gjithsej janë 4 (katër) të drejta studimi dhe konkretisht tek:

Akademia Ushtarake e Modenës, specialiteti “gjitharmësh” 1 (një) vend

Akademia Ushtarake e Modenës, specialiteti “ karabinieri” 1 (një) vend

Akademia Detare Livorno 1 (një) vend

Akademia e Forcave Ajrore Napoli 1 (një) vend

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim (formulari i aplikimit në formatin word), datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 1 korrik 2016.

Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,
Tel: +355 42348588


Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve për përdorim joushtarak

Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njofton anulimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.02.2016, sipas njoftimit të ankandit të publikuar në buletinin e njoftimeve publike të datës 01.02.2016.

Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar. Në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në website-n e Ministrisë së Mbrojtjes.


Pozicione vakante në strukturën mbështetëse të “Resolute Support Mission (RSM - RAC)”

Pozicionet vakante në strukturën mbështetëse të “Resolute Support Mission (RSM - RAC)” me kontraktorë civilë janë si më poshtë:

1. Analysis&Production - Release   ---   1 pozicion
2. Staff assistant (Intelligence - Analysis)   ---   12 pozicione
3. Staff assistant (Information Collation)   ---   4 pozicione
4. Staff assistant (Open Source Intel Collation)   ---   3 pozicione.
5. Staff assistant (Intelligence Summary)   ---   3 pozicione
6. Translator (Dari/Pashtu)   ---   4 pozicione
7. Staff assistant (Administration & Supply)   ---   1 pozicion

Më shumë informacion dhe kushtet për aplikim i gjeni në këtë link

Aplikimi bëhet individualisht në faqen zyrtare të NATO brenda datës 03.09.2015


Njoftim për lëvizje paralele në shërbimin civil

Pozicioni i punës: “Specialist, në Sektorin e Bashkëpunimit me NATO-n”, në Drejtorinë e NATO-s, BE dhe Marrëdhënieve me Jashtë, ne Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes, kategoria e pagës III-B”.

Kandidati për lëvizje paralele i kualifikuar në bazë të dokumentacionit të dërguar në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit, në DPSHM, është znj. Ola DAKA.


Gjashtë të drejta studimi për oficerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për oficerë  për hapjen e kursit të titullimit oficer në Akademinë e Forcave të Armatosura Tiranë, për muajin Tetor 2015, me pjesëmarrje të 20 (njëzet) kandidatëve, nga të cilët 6 (gjashtë) më të mirët do të ndjekin programin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër do të vazhdojë programin në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së është deri në 31 Gusht 2015.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim, datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (pdf).

Aplikanti e dorezon dokumentacionin pranë Zyrës së Pranimit në QPR dhe njëkohësisht plotëson formularin me te dhënat personale si dhe e firmos atë (Aneksi A).


Rekrutohen studentë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Greqisë

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë studentë për studime ushtarake në Institucionet e Larta Arsimore Ushtarake të Greqisë, 2 (dy) të drejta studimi (dy kandidatë në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Forcave Tokësore). Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 20 Gusht 2015.
Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim, datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (pdf) në këtë link




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30