Studime në institucionet e larta arsimore të Kosovës

Qendra e Personel Rekrutimit në kuadër të përgatitjes së oficerëve të rinj, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në institucionet e larta arsimore të Kosovës, 2 (dy) të drejta studimi për ndjekjen e studimeve ushtarake dhe universitare, për një periudhë 4 - vjeçare. Studimet ushtarake ndiqen pranë Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe studimet e larta universitare në Universitetin Amerikan të Kosovës.

QPR ka filluar regjistrimin e kandidatëve për të ndjekur studimet në institucionet arsimore, Kosovë.

Shpenzimet për studimet Ushtarake dhe universitare do të përballohen nga pala kosovare.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim (formulari i aplikimit në formatin word), datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 29 korrik 2016.


Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,
Tel: +355 42348588


Filluan regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë në FA për periudhën 10 tetor- 23 dhjetor 2016

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtar/detar aktivë për periudhën 10 tetor- 23 dhjetor 2016.

Afati i regjistrimeve për aplikantët është deri më 15 shtator 2016.

Për regjistrime drejtohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit në adresën Rruga e Dibrës, Tiranë (në mjediset e garnizonit “Skënderbej”).

Tel: 042 348 588

Për më shumë informacion ndiqni linkun: Si të rekrutohem


Studime në Shkollën Ushtarake Evelpidon (SSE), Athinë, Greqi

Qendra e Personel Rekrutimit në kuadër të përgatitjes së oficerëve të rinj, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në institucionet e larta arsimore të Greqisë 1(një) e drejtë studimi për në Shkollën Ushtarake Evelpidon (SSE), Athinë, Greqi, për vitin akademik 2016 - 2017.

QPR ka filluar regjistrimin e kandidatëve për të ndjekur studimet në institucionet arsimore, Greqi.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 08 korrik 2016.

Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,
Tel: +355 42348588


Studime “Bachelor” në Universitetin Helmut Schmidt, Hamburg, Gjermani

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për studime “Bachelor”, në Universitetin Helmut-Schmidt, Hamburg, Gjermani, 1 (një) e drejtë studimi. Nëse kandidati do të arrijë të mbyllë me sukses programin e studimeve “Bachelor”, atij do t’i jepet mundësia e ndjekjes dhe të programit “Master”.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 08 korrik 2016.

Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,
Tel: +355 42348588


Konsultimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020

Njoftim për konsultimin publik

Mbi Strategjinë:

(Draft) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

SKZHI 2015-2020 kombinon agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, prioritetet dhe objektivat madhore kombëtare. SKZHI 2015-2020 është një platformë kyçe për planifikimin e zhvillimit të vendit për periudhën 5 vjeçare 2015-2020.

Lexo më shumë...


Rekrutohen kandidatë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Italisë

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Italisë. Gjithsej janë 4 (katër) të drejta studimi dhe konkretisht tek:

Akademia Ushtarake e Modenës, specialiteti “gjitharmësh” 1 (një) vend

Akademia Ushtarake e Modenës, specialiteti “ karabinieri” 1 (një) vend

Akademia Detare Livorno 1 (një) vend

Akademia e Forcave Ajrore Napoli 1 (një) vend

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim (formulari i aplikimit në formatin word), datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 1 korrik 2016.

Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,
Tel: +355 42348588


Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve për përdorim joushtarak

Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njofton anulimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.02.2016, sipas njoftimit të ankandit të publikuar në buletinin e njoftimeve publike të datës 01.02.2016.

Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar. Në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në website-n e Ministrisë së Mbrojtjes.




Buletini mujor qershor 2018Ditari, të rejat kryesore qershor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 07 (2018) Korrik 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria13 korrik 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2018
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5