Ministrja Kodheli shtron iftar për besimtarët myslimanë të FA

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli shtroi një iftar për besimtarët myslimanë pjesë e Forcave Speciale, atyre Komando dhe Policisë Ushtarake të FA.

E shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade, Nazmi Cahani dhe komandantët e këtyre tre forcave që ajo i konsideroi si elitaret e Forcave të Armatosura, ministrja Kodheli i përgëzoi besimtarët për sakrificën dhe u uroi atyre agjërim të lehtë e të pranueshëm. “Ky muaj për ju është një muaj shumë i rëndësishëm, është një muaj që ju demostroni një forcë besimi, karakteri, vullneti që ju fisnikëron dhe sigurisht ju bën më të mirë, ashtu siç bën të mirë çdo njeri që beson tek ju dhe tek forca juaj. 

Lexo më shumë...


Forcat e Armatosura mposhtin zjarrin në fshatin Herraj

Rreth 35 forca dhe 4 mjete, mes tyre dhe një autoambulance, nga Batalioni "Komando" të Forcës Tokësore i janë përgjigjur në kohe reale situatës së krijuar si pasojë e rënies së një zjarri në fshatin Herraj të Njësisë Administrative Zall - Herr ditën e sotme.

Menjëherë me marrjen e urdhrit nga Qendra e Bashkuar Operacionale rreth orës 14:20 të ditës se sotme, trupat "komando" nën drejtimin e zëvendëskomandantit të batalionit major Melsi Hysa, janë nisur për në vendngjarje, ku pasi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor kane filluar menjëherë operacionin për fikjen e flakëve të zjarrit.

Lexo më shumë...


Forcat e Armatosura nisin 2 kontigjente në Afganistan

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e përcjelljes së dy kontigjenteve të Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të NATO-s, Resolute Support Mission në Kabul dhe Herat të Afganistanit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë forcash, zëvendësambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë z. Sinan Cem Baş, atasheu ushtarak italian në Tiranë, si përfaqësuesit e dy vendeve nën komandën e të cilëve do të jenë ushtarakët shqiptarë.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli pret Kolegjin Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti pjesëtarë të stafit pedagogjik dhe studentë të Kolegjit Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët po zhvillojnë një vizitë disaditore në vendin tonë.

Ministrja Kodheli u uroi të pranishmëve mirëseardhjen në vendin tonë.

Vizita e tyre në vendin tonë është pjesë e programit mësimor të këtij kolegji, dhe për këtë ministrja Kodheli ndau me ta pikëpamjet e saj për çështjet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe rolin e Shqipërisë sa i përket këtyre sfidave.

 

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2017
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2