Forcat e Armatosura nisin 2 kontigjente në Afganistan

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e përcjelljes së dy kontigjenteve të Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të NATO-s, Resolute Support Mission në Kabul dhe Herat të Afganistanit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë forcash, zëvendësambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë z. Sinan Cem Baş, atasheu ushtarak italian në Tiranë, si përfaqësuesit e dy vendeve nën komandën e të cilëve do të jenë ushtarakët shqiptarë.

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli pret Kolegjin Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti pjesëtarë të stafit pedagogjik dhe studentë të Kolegjit Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët po zhvillojnë një vizitë disaditore në vendin tonë.

Ministrja Kodheli u uroi të pranishmëve mirëseardhjen në vendin tonë.

Vizita e tyre në vendin tonë është pjesë e programit mësimor të këtij kolegji, dhe për këtë ministrja Kodheli ndau me ta pikëpamjet e saj për çështjet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe rolin e Shqipërisë sa i përket këtyre sfidave.

 

Lexo më shumë...


Ministrja Kodheli në Samitin e NATO në Bruksel

260517Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri z. Edi Rama, në përbërje të të cilit ishin dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati, morën pjesë në Samitin e vendeve anëtare të NATO, i cili u mbajt në Bruksel.

Gjatë punimeve të këtij samiti, i cili u zhvillua në selinë e re të NATO, liderët e Aleancës morën vendime të rëndësishme për luftën ndaj terrorizmit dhe një ndarje më të drejtë të përgjegjësive mes vendeve anëtare.

Lexo më shumë...


Forcat e Armatosura në ndihmë të infrastrukturës rurale në Pogradec

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar për hapjen e rrugës së fshatit Osnat të Njësisë Administrative Dardhas, në Bashkinë e Pogradecit. Efektivët dhe mjetet e rënda të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse prej disa ditësh vijojnë punën për hapjen e këtij segmeti rrugor të gjatë rreth 8,8 km.
Konkretisht, mjetet e rënda të Batalionit të Xhenios janë përqendruar në gërmimin e dherave, drenazhimin dhe sistemimin e këtij segmenti.
Hapja e rrugës, një kërkesë e pushtetit lokal, pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone, duke bërë të mundur komunikimin në distancë më të shkurtër me qytetin e Pogradecit, Prrenjasit dhe atë të Gramshit.

 

Lexo më shumë...




Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6