Mjekët ushtarakë pranë komunitetit pas përmbytjeve, Xhaçka nga Porto Romano: 900 vizita dhe kujdes shëndetësor

home120118Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë vizitës në zonën e Porto Romanos, në qarkun e Durrësit, u takua me efektivët e FA, të cilët po asistojnë ekipet mjekësore në zonat, ku kërkesat nga komuniteti janë të mëdha.
Gjatë dhjetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga Forcat e Armatosura. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë”, - tha Xhaçka.

Lexo më shumë...


139 ushtarakë të rinj, sërish në Bunavi për t’u rritur profesionalisht

120118 bunaviQë prej muajit nëntor të vitit të shkuar, 139 ushtarakë të rinj shqiptarë janë rikthyer në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku po ndjekin Kursin e Stërvitjes së Avancuar. Ushtarakët e rinj vijnë thuajse nga të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, dhe po i nënshtrohen jo vetëm stërvitjes fizike, por edhe trajnimit teorik. Të rinjtë në uniformë i përkasin specialiteteve të ndryshme si këmbësori, ruajtje, logjistik, transport, xhenio, ndërlidhje, Polici Ushtarake etj.

Lexo më shumë...


Xhaçka dekoron atasheun ushtarak amerikan: Marrëdhëniet me SHBA në një fazë të re dhe cilësore

010918Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nderoi sot me “Medaljen e Mirënjohjes”, atasheun ushtarak amerikan në largim, kapiten i rangut të dytë Sam G. Wartell, i cili përfundoi mandatin e tij dy vjeçar. Në ceremoninë e posaçme ku merrte pjesë ambasadorin i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ministrja Xhaçka i uroi mirëseardhjen atasheut të ri ushtarak, kapiten i rangut dytë James Hilton.

Lexo më shumë...


Xhaçka në Dropull e Delvinë: Dy ura të reja për 6 mijë banorë. FA pranë komunitetit edhe në ditë feste

301217 delvinePrej ditës së sotme 6000 banorët e 10 fshatrave në bashkitë Dropull e Delvinë e kanë më të lehtë komunikimin me pjesën tjetër të bashkivë të tyre dhe më të gjithë vendin. Batalioni xhenio i Forcave të Armatosura ka ndërtuar në vetëm pak ditë dy ura, në Vanë dhe Llongo, të cilat u dëmtuan në fillim të këtij muaji pas përkeqësimit të motit. 

Lexo më shumë...




Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel 8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018 Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 02 (2018) Shkurt 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 shkurt 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shkurt 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4