Kuvendi miraton ligjin “Për Mbrojtjen Civile”

home kuvend MC 180719 bisKuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare ligjin “Për Mbrojtjen Civile” me 94 vota pro, 5 kundër dhe 7 abstenim.

Përpara votimit, ministrja foli para deputetëve për risitë e këtij ligji, i cili do të transformojë krejtësisht situatën aktuale, duke sjellë një sistem modern të mbrojtjes civile.

Ligji i ri ndryshon qasjen ndaj fatkeqësive natyrore, duke i dhënë përparësi parandalimit kundrejt përballjes.

Lexo më shumë...


Komandanti i Forcës Tokësore të Italisë, vizitë në vendin tonë

home160719bisKomandanti i Forcës Tokësore të Italisë, gjeneral Salvatore Farina zhvilloi një vizitë në vendin tonë me ftesë të komandantit të Forcës sonë Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai.
Gjeneral Farina dhe ekipi që e shoqëronte, u pritën në takim nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili u uroi mirëseardhjen në vendin tonë.
Bashkëbiseduesit u ndalën në bashkëpunimin e shkëlqyer midis vendeve tona, përfshirë atë në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lexo më shumë...


Agjencia e NATO për Prokurimet inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës

home160719 kucovaPlani për investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës ka hyrë në procesin përfundimtar përpara se të nisin procedurat e prokurimit dhe më pas punimet në terren.

Për këtë qëllim ishte në vendin tonë menaxheri i Përgjithshëm i Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin (NATO Support and Procurement Agency, NSPA) Peter Dohmen i shoqëruar nga drejtori për Mbështetjen e Operacioneve në këtë agjenci, Orhan Muratli.

Zyrtarët e lartë të NATO-s u pritën në takim nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes Florian Kali.

Lexo më shumë...


Projektligji për “Mbrojtjen Civile” kalon në komisionet parlamentare

home150719Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi prezantoi në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe atë për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin për “Mbrojtjen Civile”, i cili do të jetë rregullatori i ri për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile në vendin tonë.
Zoti Koçi parashtroi përpara deputetëve risitë dhe avantazhet që sjell ky projektligj, duke nisur që nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, te përgjegjësitë e qarta të çdo institucioni shtetëror apo subjekti privat, e deri te përgatitja e bazës ligjore për anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane.

Lexo më shumë...


“Oriku” niset në misionin e NATO në detin Egje

120719Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhi i saj u nisën për në misionin e NATO-s në detin Egje. 21 pjesëtarët e kontingjentit të XIII shqiptar në misionin “Sea Guardian”, u nisën nga Flotilja Detare e Pashalimanit, ku u përcollën nga drejtuesit e Forcës Detare, familjarët dhe kolegët e tyre.

Anija “Oriku” do të zëvendësojë në zonën e operacionit simotrën e saj “Butrinti”, e cila patrullon prej 6 muajsh në detin Egje. “Oriku” pritet të patrullojë në Egje deri në fund të vitit, ndërkohë që kontingjenti i XIII do të shërbejë atje për rreth 3 muaj.

Lexo më shumë...




68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 07 (2019) Korrik 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 09 gusht 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1