Deklaratë për shtyp

Mbyllet hetimi administrativ i urdhëruar nga Ministri i Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145, të ndodhur në datën 6 prill 2016. Ministri i Mbrojtjes në përputhje me kompetencat që i njeh legjislacioni në fuqi, në datën 7.04.2016 urdhëroi ngritjen e grupit të punës për hetimin administrativ me objekt: “Rrëzimi i Helikopterit EC-145” më datën 6 prill 2016 me afat përfundimtar të mbylljes së hetimit administrativ, datën 22 prill 2016.

Lexo më shumë...


Deklaratë për shtyp

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura informon opinionin publik lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145. Ekspertët e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe ekspertë ushtarakë amerikanë të specializuar për këtë lloj helikopteri, të thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes, kanë asistuar grupin hetimor të kryesuar nga prokuroria për të nxjerrë kamerën regjistruese.

 

Lexo më shumë...


Deklaratë për shtyp

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë marrë masat e mëposhme lidhur me ngjarjen tragjike të rrëzimit të helikopterit EC 145 me pasojë humbjen e jetës së dy pilotëve të Forcës Ajrore.

Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, me urdhër të shefit të Shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë në dispozicion të Prokurorisë me qëllim koordinimin e të gjithë veprimeve në zonën e ngjarjes, si dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit dhe provave materiale që do të ndihmojnë në hetimin penal.

Lexo më shumë...


Deklaratë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo

060516 bazoËshtë një dalje jo e zakontë kjo e sotmja, është një dalje që nuk do ta dëshironte askush.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se gjatë një fluturimi rutinë stërvitor  të planifikuar dhe miratuar më parë, një helikopter i Forcave Ajrore është aksidentuar në rajonin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Lexo më shumë...


Deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes

Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.

 

Lexo më shumë...


Deklaratë për shtyp

Sot në orën  06.26 gjatë patrullimit në det, Anija P-02 gjeti një skaf të braktisur 4 milje në veri të Sazanit me ngjyrë blu pa asnjë mbishkrim. Pasi bëri krehjen e zonës për të parë nëse ka të mbytur, u njoftua policia kufitare si dhe u bë rimorkimi i mjetit për në Sazan. Mjeti iu dorëzua me procesverbal policisë kufitare. Forca Detare vijon patrullimin në këtë zonë.

Lexo më shumë...


Deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Kolonel Flamur Hadushi: Nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit, ku një pjesëtar i Forcës Ajrore humbi jetën gjatë angazhimit në një aktivitet kriminal, Forca Ajrore e sheh të nevojshme të sqarojë opinionin publik se:
Ngjarja ku gjeti vdekjen major Sokol Feka është një ngjarje e rëndë, e cila flet për domosdoshmërinë e reformimit të thellë që kemi ndërmarrë në të gjitha nivelet e drejtimit të FA.

Lexo më shumë...




Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2017) Dhjetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 dhjetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31