Një anije e re i shtohet Forcës sonë Detare

Foto Galeri


Në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”, e cila është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”. Ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Ndodheshin gjithashtu ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, z. Martin de la Beij dhe përfaqësues të kompanisë “Damen”.
Ceremoninë e hapi komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti. Më pas, zëvendësministri i Mbrojtjes Hila përshëndeti efektivët e Forcës Detare dhe personelin e kantierit detar të Pashalimanit, duke theksuar se sot ne ulim në ujë anijen "Butrinti", të katërtën e klasit "Iliria", e cila shënon dhe përfundimin me sukses të projektit më të rëndësishëm të Forcës Detare në rrugën e saj të modernizimit. Ky projekt filloi në vitin 2007, me firmosjen e kontratës së ndërtimit të anijeve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kompanisë “Damen Shipyards” dhe qeverisë së Mbretërisë së Holandës. Fryti i parë i këtij bashkëpunimi ishte anija “Iliria” e ndërtuar në Holandë në vitin 2008, ndërsa më pas, vit pas viti, specialistët e punëtorët e kantierit të Pashaliman, së bashku me ekspertët holandezë, bënë të mundur ndërtimin e anijeve “Oriku” e “Lissus” dhe tani “Butrinti”. Këto anije kanë rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale për kontrollin dhe monitorimin e trafikut detar, mbrojtjen e mjedisit detar, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, zbatimit të ligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë detare. Gjithashtu ato do të rrisin ndërveprueshmërinë e Forcave tona të Armatosura në kuadër të operacioneve të NATO, iniciativave rajonale dhe do të jenë një grup i rëndësishëm për përballimin e emergjencave të ndryshme detare në hapësirat adriatiko-joniane.
Ceremonia e lëshimit në det të anijes “Butrinti” në këtë 5-vjetor të anëtarësimit në NATO, tha më pas z. Hila, i gjen efektivët e Forcave tona Detare më profesionistë, më të aftë për të menaxhuar hapësirën detare, si dhe më bashkëveprues me strukturat homologe të vendeve partnere të NATO. Por, është shprehur ai, në vizionin tonë për të ardhmen kemi shumë për të bërë. Në detin Adriatik dhe Jon kalojnë rrugëkalime të rëndësishme të transportit detar, por nga ana tjetër këto dete mund të përdoren edhe si rrugë për trafikimin e mallrave të paligjshëm, për emigracionin e paligjshëm etj. Prandaj dhe monitorimi, kontrolli dhe zbatimi i ligjshmërisë në det i Forcës Detare duhet të jetë më i aftë profesionalisht, efikas dhe me kapacitete operacionale bashkëkohore. Zëvendësministri Hila ka shprehur mirënjohje të veçantë për qeverinë holandeze që ndihmoi në realizimin e këtij projekti, për kompaninë “Damen Shipyards” për bashkëpunimin e ngushtë dhe serioz që ofruan, si dhe përgëzoi punëtorët, teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata të cilët me mundin dhe djersën e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti.
Në fund, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe pjesëtarët e tjerë në këtë ceremoni ndoqën nga afër momentet e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2