Intervista e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhënë për “Zërin e Amerikës”

Gjatë vizitës që zhvilloi në SHBA me ftesë të sekretarit të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dha edhe një intervistë për radiotelevizionin zyrtar të qeverisë amerikane, “Zërin e Amerikës”.

Ministrja Kodheli: Ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqeruajtëse kudo ku ushtria amerikane është, kudo ku FA të çdo vendi të NATO janë.

***

Pyetje: Zonja Kodheli, ju jeni takuar me zyrtarë të lartë amerikanë. A mund të na njihni pak me bisedimet që keni patur me ta?

Kodheli: Jam e nderuar që jam në SHBA, ashtu siç dhe ju e thatë me ftesë të sekretarit të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel, takim të cilin e përmbyllëm me sukses dje. Ndërkohë dhe ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland pati një takim me mua. Njëkohësisht unë drejtova dhe bisedimet dypalëshe midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënie, e cila rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër.

Zonja Kodheli, Shqipëria është bërë pjesëtare e koalicionit kundër ISIL dhe ka kontribuar deri tani me armatime dhe municione. A pritet të ketë ndonjë angazhim tjetër të Shqipërisë si pjesëtare e koalicionit?

Kodheli: Shqipëria hapi rrugën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që sekretari Hagel tha ishte për t’u vlerësuar, sepse ai tha që edhe një vend i vogël si Shqipëria mund të jetë model, mund të jetë shembull, mund të hapë një rrugë të një procesi, i cili jo domosdoshmërish ishte që në fillimet e tij një proces i suksesshëm. Nuk dihej akoma se si do të veprohej në kushtet kur masakra që kishte filluar mbi popullsinë kurde, por jo vetëm për shkak të ISIL, një situatë krejt e paqartë në Irak solli të nevojshme këtë bashkëpunim të ngushtë, urgjent, të rëndësishëm, i cili përfshiu jo vetëm Shqipërinë, e cila ju përgjigj menjëherë dhe në një kohë thuajse rekord mundi të plotësonte më shumë se 70-80% të të gjithë nevojave të momentit në suportin e qeverisë së Irakut dhe qeverisë rajonale kurde. Aleatët e tjerë NATO, por edhe partnerë të tjerë suportuan Shqipërinë në transportimin e municioneve dhe armatimit, por gjithashtu u bënë pjesë e asaj për të cilën Shqipëria mori vlerësime të mëdha dhe të jashtëzakonshme.

Siç thatë dhe ju, ISIL është një grup terrorist tepër i rrezikshëm dhe në shumicën e vendeve, të cilët janë bërë pjesëtarë të koalicionit kundër këtij grupi terrorist, ka pasur një debat lidhur me rrezikun që paraqitet në këto vende për sulme terroriste nga ky grup terrorist. A shqetësoheni ju për një rrezikshmëri të tillë edhe në Shqipëri?

Kodheli: Sigurisht që po. Shqetësohemi sepse Shqipëria është një vend anëtar i NATO dhe të gjitha kufijtë NATO janë të rrezikuara dhe, Shqipëria është gjeografikisht në një vend, siç është Ballkani Perëndimor, zonë nga e cila për fat të keq shoqëria prodhon të ashtuquajturit ushtarë, të cilët shkojnë për të luftuar në Siri apo gjetiu, pa e ditur pse po e bëjnë këtë dhe në emër të kujt po e bëjnë këtë. Nuk mund asnjëherë që kjo të jetë e ardhmja e qytetërimeve tona, nuk mund që në emër të Zotit apo në emër të religjionit, apo fesë ne të mund të kemi përpara syve tanë pamje të një masakre, barbarie, siç rëndom po shikojmë në këto momente.

Shqipëria punon çdo ditë që të ketë nën kontroll të ashtuquajturit foreign fighters dhe sigurisht të ketë nën kontroll sigurinë e qytetarëve të saj kudo që janë, por padyshim të mund të bashkëpunojë ngushtësisht me aleatët apo me partnerët NATO, si në rajon ashtu edhe më gjërë në mënyrë që kostot e kësaj përgjigjeje ndaj kësaj organizate të mund të jenë sa më të vogla. Kur flas për kosto, flas për kosto në jetë, siç flas për kosto monetare, siç flas për përgjigjen që i duhet dhënë këtij organizimi, i cili sot për sot përbën një problem serioz për sigurinë e Europës e vendeve NATO dhe padyshim edhe për sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Duke pasur parasysh këto kosto dhe nevojën e modernizimit të ushtrisë shqiptare si një vend anëtar i NATO, si do të mund të realizohet kjo? A është e realizueshme nëpërmjet buxhetit të shtetit?

Kodheli: Kjo ishte një nga temat e diskutimit gjatë takimit me sekretarin Hagel. Po, modernizimi i FA është në top listën e prioriteteve tona. E kemi filluar tashmë ta bëjmë këtë gjë. Po shkëputemi nga armatimi i vjetër lindor dhe jemi drejtuar drejt armatimit të standardeve NATO. Bashkëpunimi është mëse i frytshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqeruajtëse kudo ku ushtria amerikane është, kudo ku FA të çdo vendi të NATO janë. Është shumë e rëndësishme që ky të kuptohet si një proces jo shumë i thjeshtë dhe që kërkon mbështetjen edhe të buxhetit. Unë jam personalisht e angazhuar në rritjen dhe gjetjen e mënyrave për të pasur sa më shumë të ardhura nga buxheti i shtetit apo burime sekondare në mënyrë që modernizimi i FA, trajnimi dhe edukimi i ushtarakëve dhe oficerëve tanë të mund të sjellë konkluzione pozitive dhe në këtë mënyrë ne të mund të bëjmë detyrat tona sa fisnike, aq dhe kushtetuese, qoftë kjo brenda vendit, qoftë në arenën ndërkombëtare.

Ju keni biseduar me sekretarin Hagel dhe i keni kërkuar atij ndihmë dhe mbështetje amerikane në këtë proces të modernizimit të ushtrisë shqiptare. A keni marrë ndonjë angazhim konkret nga pala amerikane?

Kodheli: Për fat të mirë po. Kjo tregon më shumë besim tek Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, padyshim tregon më shumë besim tek qeverisja e re shqiptare ndaj unë e falënderoj edhe publikisht Departamentin e Mbrojtjes së SHBA për gjithçka ka bërë deri në këtë moment, në mënyrë të veçantë sekretarin Hagel dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë të shtrihet edhe në sektorë e fusha të tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të jemi pjesë integrale e misioneve të përbashkëta, e trupave që bashkarish luftojnë në të njëjtin front dhe sigurisht sigurojmë në këtë mënyrë me kosto më të ulët një siguri më të madhe.

Fushat janë disa; i përmendëm dhe i rrahëm mendimet edhe gjatë bisedimeve dypalëshe, por edhe gjatë takimit me sekretarin e Mbrojtjes. Modernizimi sapo ka filluar mirëfilli, do të vazhdojë të jetë një proces i gjatë dhe sigurisht që SHBA në këtë proces kanë rolin kryesor.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor gusht 2018Ditari, të rejat kryesore gusht 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Shtator 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria21 shtator 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2018
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30