Xhaçka në "Real Story": Tenderi i ushqimeve, sipas procedurave ligjore, opozita po bën pis procesin

300420

Ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit në kuadër të NATO-s janë në gjendje të mirë dhe nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe aleatëve. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sqaroi, gjatë një interviste në emisionin "Real Story" të gazetarit Sokol Balla në News 24 se edhe gjendja e 3 ushtarakëve, pjesë e misionit të KFOR, të prekur nga COVID - 19 është e mirë. Ata tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

"Në fakt ne kemi komunikim të përditshëm me të gjithë efektivët tanë që ndodhen në operacionet dhe misione dhe fatmirësisht, nuk kemi asnjë rast tjetër të evidentuar, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Duhet thënë që operacionet dhe misionet e NATO-s nuk kanë ndryshuar, janë marrë vetëm masa për të pasur të gjithë situatën nën kontroll me masa të rrepta sigurie sa i takon distancimit social, masat mbrojtëse ashtu siç kemi bërë edhe në Shqipëri, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kontributi ynë vazhdon njësoj siç ka qenë", u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes e konsideron tejet të rëndësishëm rolin që Forcat e Armatosura kanë luajtur në garantimin e masave anti-covid në këtë situatë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Duke përmendur aspekte të punës së efektivëve të FA në terren, ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria u përgëzua në Ministerialin e fundit të Mbrojtjes, që u mbajt për herë të parë online, pikërisht për masat që u morën shpejt dhe për angazhimin e FA.

"Jemi ende në gjendje e fatkeqësisë të cilën e kemi shtyrë dhe në gjendjen e fatkeqësisë FA siç janë edhe policia e shtetit edhe shumë struktura të tjera janë të angazhuara 24 orë në 7 ditë. Detyrat e tyre nuk janë të pakta, sot ne kemi të paktën 700 efektivë të cilët janë në mbështetje të policisë të shtetit në dhjetëra pika kontrolli në të gjithë Shqipërinë. Janë me qindra të angazhuar me policinë në komunitet për të bërë të mundur apo për të garantuar që distancimi social respektohet, masat mbrojtëse respektohen", tha gjatë intervistës ministrja Xhaçka, duke vënë në dukje edhe asistencën e FA në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe pensionistët, në të gjithë vendin.

Ministrja e Mbrojtjes mohoi kategorikisht akuzat e Opozitës, e cila pretendon se shpërndarja e ndihmave bëhet në mënyrë selektive. "Po të qëndrojmë në shtëpi edhe t'i shohim gjërat nga divani, jam e bindur që gjërat nuk duken siç janë, sepse opozita, sot për hir të së vërtetës nuk është se po jep një dorë, apo nuk është bërë pjesë e mekanizimit për të ndihmuar këta njerëz, është kollaj të flasësh, është shumë vështirë të bësh. Sot, në territor janë mijëra, jo vetëm punonjës shteti dhe efektivë të FA, por janë dhjetëra dhe qindra punonjës të shërbimeve sociale, të postës, së bashkive, prefekturave, punonjës vullnetarët të cilët janë pjesë e këtij mekanizimi. Duhet thënë që ka një VKM, një vendim të Këshillit të Ministrave që definon se si bëhet shpërndarja e ndihmave dhe kush janë kategoritë që përfitojnë, dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë hapësirë për të abuzuar", - sqaroi ministrja Xhaçka.

Ministrja tha se nga kjo ndihmë përfitojnë 63 mijë familje të skemës së ndihmës ekonomike dhe çdo ndihmë është krejtësisht e verifikueshme. "Prandaj, ka për fat të keq, do të thoja keqdashësi është pak, po ndoshta ligësi nga ana e opozitës për ta bërë pis këtë proces që në fakt po bëhet me shumë përkushtim nga shumë e shumë nga mijëra njerëz që kanë lënë familjet e tyre në shtëpi dhe rrezikojnë edhe shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre. Duhet thënë që nga ky mekanizëm përfitojnë pensionistët, të cilët, nuk përfitojnë pako ushqimore falas, por përfitojnë asistencë në familje duke marrë çdo shërbim në familje, duke i bërë edhe shpenzimet në familje, duke u çuar në shtëpitë e tyre edhe barnat e rimbursueshme edhe kërkesa të tjera që mund të kenë", - tha më tej ministrja.

E pyetur për tenderin e ushqimeve ministrja e Mbrojtjes tha se kompania fituese është filiali i një grupi kompanish të zotëruar nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk merren vetëm me kompjuterë, por edhe me tregti të mallrave ushqimore. "Kompania ka evidentuar apo vërtetuar përmes faturave të viteve të fundit, siç janë edhe kërkesat e ligjit, që ka tejkaluar kërkesat ligjore për të bërë ofertë për këtë prokurim. Unë dua t’ju them që ministri nuk është asnjëherë specialist i prokurimeve, apo specialisti ligjor, se ka struktura që patjetër e bëjnë këtë gjë, por di t’ju them si drejtuesi i institucionit që kam qenë nën akuzë, pasi patjetër edhe unë kam parë çdo detaj të kësaj procedure, di t’ju them se asnjë nga akuzat e opozitës nuk është e vërtetë. Edhe unë jam shumë e kënaqur që ata kanë bërë gjënë e duhur e kanë çuar këtë procedure tek SPAK. Patjetër që ky është një ogur i mirë sepse drejtësia e re do të bëjë drejtësi dhe kjo nuk duhet të trajtohet si një akuzë politike sepse është një akuzë shumë e shëmtuar që do t’i rëndonte kujtdo që do ta kishte në kurriz, padiskutim edhe mua si drejtuese institucioni", - theksoi ministrja Xhaçka.

Ajo tha se në këtë rast çdo procedurë është konform ligjit, ashtu siç kanë bërë të gjitha qeveritë në kohë emergjence, siç ka bërë edhe vetë Partia Demokratike kur ka pasur emergjenca. Rasti konkret ka qenë viti 2010 dhe ka qenë vetë Basha që e ka bërë një procedurë të tillë, sqaroi ministrja. Sipas saj, kjo kompani ka ofertuar me një çmim më të ulët se çmimet e referencave të parakrizës dhe nuk është lidhur kontratë për 1,5 milionë euro, por për për vetëm 830 mijë euro. Po ashtu edhe mallrat që ajo ofron i tejkalojnë dy vite skadencë, me certifikatë origjine dhe certifikatë cilësie.

Ministrja Xhaçka u pyet edhe për shtyrjen e Ministerialit të Mbrojtjes, i cili ishte i parashikuar të mbahej në qershor në Tiranë, për të cilin tha se do të mbahet në një moment të dytë.

Ministrja e Mbrojtjes tha se edhe Shqipëria i është drejtuar mekanizimit të ndihmës së NATO-s në këtë situatë pandemie, por në këtë situatë nevojitet shumë solidaritet.

Ministrja pohoi se pavarësisht situatës së pandemisë, e cila ka prekur edhe vendet e NATO-s, projektet e Aleancës në Shqipëri, siç është edhe Baza e Kuçovës nuk do të preken. "Këto projekte nuk preken, mund të kemi një vonesë të lehtë të procedurave që janë në proces, për shkak të vështirësimit të të gjithë komunikimeve, të cilat tanimë janë bërë online, mund të kemi një zgjatje të procedurave, por asgjë nuk cenohet, as projekti jonë me amerikanët me helikopterët dhe as projekti jonë me NATO-n për bazën e Kuçovës", - u shpreh ministrja e Mbrojtjes.




Si të mbrohemi nga COVID -19? Mars 2020 Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19...
Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2020Janar 2020 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2020) Maj 2020Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 22 maj 2020Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qershor 2020
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5