Intervista e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për Zërin e Amerikës

Gazetarja: Përshëndetje zonja Xhaçka dhe mirëserdhët në studion tonë.

Xhaçka: Përshëndetje, mirësejugjej.

GazetarjaE bëra parashtrimin e kërkesës suaj znj. Xhaçka para sekretarit të Mbrojtjes Mattis. Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë kërkesë që, duhet thënë, nuk bëhet për herë të parë?

Xhaçka: Në radhë të parë unë dua të theksoj angazhimin operacional të FA gjatë këtyre viteve si vend aleat i NATO dhe falë këtij angazhimi, seriozitetit dhe përparimit që FA e Republikës së Shqipërisë kanë realizuar gjatë këtyre viteve ne jemi për NATO, por veçanërisht edhe për SHBA, një aleatë i denjë, faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët, i sigurisë kolektive. Në këtë kuadër diskutuam me sekretarin Mattis mbi sfidat e shumëfishta që paraqet sot e gjithë situata e sigurisë, jo vetëm në rajon por edhe në botë. Diskutuam edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për specifikat e rajonit tonë dhe pa diskutim kërkesa jonë, kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes në takimin me sekretarin Mattis vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të sajat në Ballkanin Perëndimor dhe duke pasur këtë parasysh, duke pasur parasysh edhe rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitet tona, qofshin këto baza ushtarake apo kapacitete ajrore, detare, tokësore si mundësi për të ofruar një garanci për NATO dhe për SHBA për të përballur sot sfidat që vijnë nga Lindja dhe nga Jugu.

Gazetarja: A keni ju ndonjë sinjal që NATO ka interes që të ketë një bazë të tillë dhe kaq të zgjeruar në rajon?

Xhaçka: Sigurisht këto ishin disa mundësi për të eksploruar zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve me NATO dhe me SHBA. Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Sigurisht që çështjet e sigurisë edhe të mbrojtjes janë shqetësime të përbashkëta të aleatëve të NATO dhe Ballkani Perëndimor është pa diskutim një rajon shumë i rëndësishëm për NATO dhe për SHBA dhe, të gjithë bashkë, do të gjejmë zgjidhjet më të mira. Megjithatë, unë mendoj që një prezencë e NATO, apo e Shteteve të Bashkuara në një vend që ka treguar përgjatë të gjithë këtyre viteve me angazhimin e tij, me kontributin e tij, se mund të jetë një aleat shumë i denjë dhe mund të jetë një pikë kontakti, apo një gjurmë shumë e mirë për rajonin do të ishte edhe një mundësi për të sjellë një standard të ri për FA tona.

Gazetarja: Që t’u përgjigjen këtyre kërcënimeve që vijnë nga Rusia?

Xhaçka: Pa diskutim nga Rusia dhe Jugu; që kanë të bëjnë me influencën ruse, por kanë të bëjnë edhe me ekstremizmin fetar, që ne e kemi parë edhe përmes influencës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, një mundësi e tillë, pra, një kapacitet i shtuar i NATO, apo i SHBA në rajon, do të sillte një standard tjetër për ato sektorë shumë të ndjeshëm të ekonomisë, infrastrukturës.

Gazetarja: Kjo kërkesë është bërë edhe më herët dhe duket sikur nuk ka ndonjë sinjal lidhur me këtë çështje, ndërkohë edhe nga sekretari Mattis nuk është se ka një aprovim të kërkesës që ju bëtë.

Xhaçka: Ne nuk po diskutojmë për aprovim. Ne po diskutojmë për të eksploruar mundësi të reja, për të thelluar bashkëpunimi me SHBA, për të thelluar bashkëpunimin me NATO në funksion të sigurisë dhe të sfidave të përbashkëta. Sfidat që kemi sot janë multidimensionale, janë ndryshe nga ato që kemi pasur dje dhe sot jemi në rrethana të tjera, që diktojnë vendime të tjera. Bashkë më aleatët do të gjykojmë se kush është më e mira.

Gazetarja: Zonja ministre, ju folët dje për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri, ndërkohë gjatë bisedës me zotin Matis përmendët, se janë vënë re qëllime edhe interesa dhe nga vende të tjera në rritje, duke përmendur këtu, Kinën, Iranin por edhe Turqinë, a mund të na shpjegoni se çfarë nënkuptoni me këtë?

Xhaçka: Është e vërtetë ajo që ju thashë pak më përpara, influenca ruse në rritje, pra rreziqet që vijnë nga Lindja, por edhe rreziqet që vijnë nga Jugu, përmes ekstremizmit fetar apo përmes aktorëve të tjerë jo qeveritarë, të cilët tentojnë që të destabilizojnë rajonin në funksion të interesave të tyre. Pa diskutim që këto janë çështje të sigurisë që bashkë me aleatët ne i konsiderojmë, ka për t'u marrë seriozisht dhe ka për të mos u marrë seriozisht, por le të themi kërkesa ime ka të bëjë me faktin që një prezencë e NATO ose një prezencë shteteve të bashkuara për Ballkanin perëndimor unë besoj që në këtë moment do të ishin shumë e domosdoshme. Sigurisht që janë rrethanat që diktojnë vendime dhe nëqoftëse rrethanat janë të tilla, që kërcënimet që vijnë nga Lindja apo sfidat që vijnë nga Lindja dhe nga Jugu janë të tilla për ta diktuar këtë vendim, unë shpresoj që ata do ta konsideronin me seriozitet.

Gazetarja: Ju patët një takim me përfaqësues të kompanisë amerikane "Lockheed Martin", sot, e cila është një komani e njohur përsa i takon fushës së industrisë ushtarake. Gjatë takimit, ju përmendët, po ju citoj, që, i keni kërkuar kësaj kompanie, që të përfshihet më shumë në sistemin e survejimit detar. Çfarë nënkupton?

Xhaçka: I kam kërkuar kësaj kompanie që të konsiderojë rritjen e kapaciteteve tona dhe ndoshta një investim më të madh në vendin tonë. Bëhet fjalë për gjigantin "Lockheed Martin", që është ndoshta kompania më e fuqishme dhe më serioze në të gjithë industrinë ushtarake botërore. "Lockheed Martinështë i përfshirë në sistemin e vëzhgimit detar; është ai dizajnuesi i sistemit, sikundër kemi lidhur një kontratë për sistemin e integruar të vëzhgimit ajror, për të cilin "Lockheed Martin" ka disa muaj që punon.

Gazetarja: Po menaxhimin e sistemit kush e kryen?

Xhaçka: Menaxhimin e sistemit, sigurisht kryen "Lockheed Martin" sot bashkë me partnerin e saj, italianin, "GEM Elettronica", i cili bën mirëmbajtjen e sistemit të radarëve detarë. Ndërkohë që "Lockheed Martin" është dizajnuesi dhe, për momentin, zhvilluesi i gjithë projektit për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit Ajror. I kam kërkuar që të krijojmë mundësinë për të bërë një vlerësim shumë më të mirë të kapaciteteve që kemi të gjithë sistemit të vëzhgimit ajër, tokë, det dhe për t'i integruar ato sigurisht nën suazën e gjigantit "Lockheed Martin".  Gjithashtu kam kërkuar, siç i kërkova edhe sekretarit Mattis, por edhe kompanisë "Lockheed Martin" për të pasur një prezencë të shtuar të investime të industrisë amerikane ushtarake në vendin tonë, e cila pa diskutim është e mirëpritur.

Gazetarja: Si i përgjigjeni zërave kritikë që kanë folur shumë pas here për fikje të qëllimshme të radarëve?

Xhaçka: Tërësisht të pavërteta. Radarët nuk fiken, është e pamundur. Është e pamundur. Nuk ekziston.

Gazetarja: Znj. Ministre, a ka një mungesë transparence nga ana e qeverisjes së PS? Po përmend këtu rastin më të fundit, ajo e vendosjes për tarifën e Rrugës së Kombit, që nxiti atë që opozita ka quajtur si “mosbindje civile” dhe qeveria tërhoqi tarifën, më pas pranoi që nuk është konsultuar në lidhje me këtë çështje. Si e konsideroni ju këtë?

Xhaçka: Nuk është një mungesë transparence. Në fakt ky ka qenë një vendim i dhjetorit të 2016. Shpallja e ofertës, gara dhe negocimi i kontratës ka ndodhur në dhjetor të 2016. Vlen të thuhet që në 2011 "Qeveria Berisha" ka parashikuar një tarifë edhe më të shtrenjtë, mbi 8 euro për rrugën. Kjo do të thotë, sigurisht, mund të ketë pasur probleme të një diskutimi më të mirë kryesisht më banorët e zonës dhe për këtë edhe kryeministri Rama edhe ministri i Transportit dhe ai i Ekonomisë kanë diskutuar edhe thënë, që, ndoshta mund të bënin një punë më të mirë të komunikimit dhe të gjitha detajeve të kontratës. E megjithatë, është një rrugë shumë e shtrenjtë, në kuptimin që ende nuk ka përfunduar investimi, se duhej të ishte Durrës - Kukës, por nuk është e tillë. E vërteta është që është një rrugë që kërkon shumë investim, jo vetëm për ta mirëmbajtur por edhe për ta përfunduar dhe, nëse do të krahasohet me tarifat e rajonit, vlen të thuhet se kjo e jona është më e lirë se e fqinjëve tanë. Greqia e ka tarifën 0,07 euro për kilometër; Maqedonia e ka 0,06 euro; Shqipëria është 0,04 euro për kilometër bashkë me të gjitha masat, të cilat kontrata parashikon, për të gjithë banorët, të cilët do të jenë përdorues dhe për ata që nuk kanë mundësi financiare.

Gazetarja: Por qeveria u tërhoq ndërkohë dhe, do të bëjë një studim që të përcaktojë tarifën për banorët e asaj zone apo jo?

Xhaçka: Kjo qeveri ka interesat e qytetarëve dhe ndjeshmërinë ndaj tyre shumë parësore. Për ne është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim, konsultim publik shumë të mirë për gjithçka që po bëhet që të gjithë banorët, të gjithë taksapaguesit, të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes dhe investimit për këto vepra madhore. Kjo është shumë e rëndësishme dhe qeveria e ka bërë. Duke marrë shkas nga kjo situatë, e cila vlen të thuhet se që ka qenë thellësisht e motivuar nga politika.

Gazetarja: Por nga ana tjetër kjo mund të ishte bërë përpara apo jo?

Xhaçka: E kam thënë edhe njëherë që kjo kontratë është e mbyllur që në dhjetor të 2016. Kushdo që bën një kërkim në Google mund ta gjej që prej asaj kohe. Nëse gjatë kohe nuk është bërë mjaftueshëm për të pasur një konsultim publik, për të pasur një informim publik, për këtë, kërkojmë ndjesë. Por, për çdo gjë tjetër, kemi interesin e banorëve, interesin e taksapaguesve parësor dhe të rëndësishëm për mënyrën sesi qeverisim.

Gazetarja: Falemnderit zonja Ministre, faleminderit që ishit në studio me ne, për të na sqaruar lidhur me takimet tuaja këtu në Washington.

Xhaçka: Faleminderit shumë për ftesën, ishte kënaqësi.

 

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2