Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dha një intervistë për televizionin Klan

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dha një intervistë për televizionin Klan, ku foli për sfidat e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, familjen, si dhe vizitoi disa nga strukturat më atraktive të Forcave të Armatosura.

Më poshtë intervista siç është transmetuar dhe publikuar në TV Klan:

Olta Xhaçka: “Është një ceremoni që ndodh dy herë në ditë, ngrihet flamuri në mëngjes dhe ulet në çdo perëndim. Kësaj radhe mora pjesë edhe unë për t’iu bërë pjesë edhe juve të një ceremonie të ngritjes së flamurit dhe të nderimit të tij.

Katër muaj nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, e para gjë që i mësoi detyra e re, peshën e të cilës thotë se e ndjeu që në çastin kur kryeministri Edi Rama i besoi një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, është: “Sot kam mësuar që ta dua shumë këtë punë, më shumë këtë detyrë. Vlerësoj jashtëzakonisht shumë profesionin e ushtarakut, i vështirë, mes kufizimesh dhe sakrificash, por një profesion i nderuar që na bën të gjithë, edhe ne si civil por edhe në detyrën e ministrit, të detyruar të bëjmë shumë më tepër për ushtarakët tanë”.

Sfida me një institucion, që për të dytën herë drejtohet nga një grua, për Olta Xhaçkën në dimensionin profesional është ta përafrojë ushtrinë me simotrat e saj në vendet e NATO-s.

Modernizimi i Forcave të Armatosura, të pajisjeve, të armatimit. Ka një plan të dakordësuar edhe me aleatët, përfshirë edhe ata amerikanë për të pasur një rritje të buxhetit deri në 2% të PBB deri në vitin 2024. Ushtria jonë ka nevoja relativisht të mëdha që bëhen të mundura përmes një buxhetimi më të madh”.

Në atë personal, ministrja e Mbrojtjes duket se një nga parimet e Platonit, për t'i dhënë secilit atë që meriton sipas natyrës dhe veprave, kërkon ta bëj më të arritshme në radhët e ushtrisë.

Një sfidë që unë e gjykoj si sfidën time personale, të një mirëmenaxhimi të burimeve njerëzore. Kemi ngritur grupe pune për të parë gjithë sistemin e edukimit, të trajnimit,të promovimit të ushtarakëve në karrierë dhe të gradimit. Ushtria është karrierë, ushtria është gradë dhe për ta bërë këtë proces transparentë dhe sipas meritës, grupe punë do të rishikojnë edhe legjislacionin, gjithnjë për ta sjellë atë në parametrat e një standardi edhe më të mirë”.

Në listën e objektivave që i kanë vetes është gruaja, dhe jo vetëm si kriter numerik.

Për të qëndruar tek tema e gruas, edhe pse në një mjedis që gjithnjë është identifikuar me figurën mashkullore, ajo thotë se të paktën deri më tani nuk e ka ndjerë diferencën.

Angazhimi i ri vendosi raporte të reja të Oltës me pamjen e saj.

Unë gjithnjë e kam çmuar thjeshtësinë. Sigurisht që kam një kujdes për të qenë, nuk do të thosha burrërore por edhe më thjesht akoma”.

Dhe me kohën e dedikuar për të voglën Hana.

Hana është gëzimi më i madh i jetës time dhe pa diskutim është motivi që më shtyn për gjithçka që bëj. Koha në këtë detyrë është më e kufizuar. Do të doja t'i jepja më shumë kohë, por për aq sa qëndrojmë bashkë, bëj çmos që të jetë kohë cilësore. Kur jemi bashkë, nuk ka asgjë tjetër që të na futet në mes”.

Zhvillimi i një pjesë të intervistës në këtë muze, i vendosur në brendësi të garnizonit “Skënderbej”, e ka një arsye.

Shumë shpejt do të realizojmë mundësinë që ky muze, që ruan në brendësi të tij 105 vite histori të ushtrisë shqiptare, të jetë i hapur për gjithkënd, duke e shndërruar në një pikë atraktive të qytetit edhe duke e përfshirë atë guidën turistike të Tiranës”.

Mesazhin e saj të pasdites e që përkon edhe me perëndimin e diellit, kohë në të cilin flamuri ulet, ministrja e Mbrojtjes e dha gjatë përfundimit të stërvitjes së komandove në Zall-Herr.

Sot kemi fshirë një herë e mirë armatimin e trashëguar nga Lufta e Ftohtë. Kam një mesazh krenarie, detyrimi moral nga secili prej nesh, për t'i trajtuar më mirë, për t'u shërbyer më mirë dhe një falenderim për punën e jashtëzakonshme që bëjnë, për një profesion me shumë kufizime, shumë sfida por gjithnjë me një atdhedashuri të madhe”.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor gusht 2018Ditari, të rejat kryesore gusht 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Shtator 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria21 shtator 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2018
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30