Fjala e ministres së Mbrojtjes në ceremoninë e dhurimit te 37 mjeteve të blinduara nga SHBA

Fjala e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në ceremoninë e dhurimit të 37 mjeteve të blinduara për Forcat e Armatosura, nga SHBA.

Zonja Moses - Ones, shumë e dashur Leyla, 

të nderuar gjeneralë, 

të nderuar të pranishëm, 

Jam vërtetë e emocionuar është të them pak nga shqipja e mikeshës sonë të çmuar Leyla, patjetër që në momentin e parë mendova që duhet të ketw ndonjë fije familjare që e lidh me Shqipërinë për këtë shqiptim kaq të mirë të shqipes, por edhe nëse jo, në Shqipëri do të jesh gjithmonë në shtëpinë tënde sot edhe gjithmonë e dashur Leyla.

Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në Forcën Tokësore, në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të blinduara “MRAP” nga qeveria amrikane, gjej rastin të falwnderoj edhe t’i shpreh mirënjohjen time edhe të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, aleatit dhe mikut tonë të përhershëm strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme, të qendrueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 

Ky është një bashkëpunim, i cili shkon shumë përtej në fakt të qenurit pjesë e Aleancës, të cilën ne e vlerësojmë si një histori suksesi në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, është një bashkëpunim që daton shumë herët me asistencën e vyer të departamentit të Mbrojtjes dhe të ekspertëve ushtarakw amerikanw për transfomimin e Forcave Tona të Armatosura dhe plotësimin e standarteve për antarësimin në NATO.

Tashmë prej 10 vitesh si anwtarë të NATO ne kemi krijuar profilin tonë si një aleatë serioz dhe i përkushtuar i Aleancës, duke përmbushur shpresoj me shumë korrektesë dhe profesionalizëm shumë nga detyrimet tona.  

Prej vitesh ushtarakët shqiptarë veprojnë si të barabartë sëbashku me aleatët në të gjitha angazhimit, duke u evidentuar si një trup profesioniste dhe e përkushtuar.  

Marrim pjesë sëbashku me aleatët tanë në angazhime në zonat më të nxehta të globit për përmirësimin e realitit me të cilin përballemi. Përballimi me sukses i këtyre sfidave të sigurisë kërkon padyshim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve tona operacionale si dhe një bashkëpunim mes vendeve aleate dhe partnere. Është një realitet i prekshëm fakti që qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë angazhimin për rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO. 

Padyshim dy janë shtyllat tek të cilët ne i kemi përqëndruar përpjekjet tona tek burimet njerëzore dhe tek modernizimi i kapaciteteve. 

Buxhet i Mbrojtjes së miratur për këtë vit, i cili është në përputhje me angazhimet tona na mundëson që të punojmë dhe të investojmë në të ardhmen e Forcave Tona të Armatosura nëpërmjet disa shtyllave të programit të mbrojtjes dhe në këtë ndërmarrje ambicioze kemi sërish ndihmën e vyer dhe të pakursyer të SHBA-ve. Kjo paketw ndihmash që na është ofruar është një materializmi i shkëlqyer i kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rritjen e standarteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kjo paketw përkthehet në më shumw cilësi kapacitetesh, në më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për Aleancën. Armatimi i ri, sipas standartit të NATO, paketa e automjeteve te blinduara Hamvi dhe së fundi edhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të Forcave tona të Armatosura, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punwve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita – ditës performancën e tyre gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku ata marrin pjesë.

Këto mjete do të mundësojnë zgjerimin e spektërit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcenimeve me të pranishme në mjedisin operativ. 

Pajisja me mjete moderne po përmireson kapacitet dhe po formësojnë dita - ditws dy nga strukturat tona elitare të FA-ve, Grup - Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë dhe Grupin e Operacioneve Speciale. 

Unë shpreh bindjen se ushtarakët që do të përdorin këto mjete do të dinë ta përligjin këtë investim duke u trajnuar me profesionalizëm, por edhe duke i mirëmbajtur ato ashtu siç duhet. 

Duke falwnderuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Deparatamentin e Mbrojtjes si dhe taksapaguesit amerikanw për mbështetjen e pakursyer ofruar deri mw tani, dua t’i siguroj se ne do të vazhdojmë mw tej dhe do të thellojmë bashkëpunimin në të ardhmen. 

Edhe një herë faleminderit nga zemra  e dashur Leyla, për angazhimin tuaj personal, por edhe Zyrës së atasheut ushtarak  Hilton për kujdesin e veçantë dhe për mbështetjen e pakursyer për modernizimin e Forcave tona të Armatosura. 

Faleminderit të gjithëve!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2019) Gusht 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 23 gusht 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1