Fjala e ministres së Mbrojtjes në ceremoninë e organizuar me rastin e 10 - Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

I nderuar president i Republikës, z. Meta,
i nderuar kryeministër z. Rama,
të nderuar ministra, deputetë, shkëlqesi ambasadorë, gjeneralë e admiralë,

të dashur ushtarakë,
zonja e zotërinj!

Sot mbushen plot 10 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Për ne nuk është thjesht një ditëlindje. Është vërtet një ditë e bukur për t’u festuar, por mbi të gjitha është një ditë kur të gjithë ne kemi të drejtën të ndihemi krenarë!

Ne sot kemi të drejtën të ndihemi krenarë për punën e madhe që u bë për të fituar vendin tonë si anëtare të Aleancës me të madhe ushtarake në histori. Por kemi të drejtën të ndihemi po aq krenarë edhe për punën që kemi bërë të gjithë bashke në këto 10 vjet për të justifikuar besimin që na u dha, për të modernizuar Forcat tona të Armatosura e për tu kthyer në një faktor stabiliteti dhe një pikë referimi për sigurinë në rajon.

Falë kësaj pune Shqipëria sot nuk është thjesht një vend anëtar i NATO, por një partner i besuar, që siç deklaronte ish - sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, “punches above its weight”.
Sot Shqipëria është prova e gjallë që edhe një vend i vogël, me mundësi të kufizuara, mund të kthehet në një aset për një aleancë si NATO.

Vështirë ta besonte kush 10 vjet më parë, por sot Shqipëria është një eksportues sigurie, pjesëmarrëse në iniciativat dhe misionet e drejtuara nga NATO në Afganistan, Kosovë dhe detin Egje, në prezencën e përparuar të NATO në Letoni. Jemi pjesëmarrës në operacione të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë dhe Mali ndërkohë që aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në operacionet nën drejtimin e OKB në Sudanin e Jugut.

Janë thuajse 5000 djem e vajza të Forcave të Armatosura të angazhuar në misione të NATO gjatë këtyre viteve. Sot që flasim në operacionet dhe komandat e Aleancës janë të angazhuar 600 ushtarakë çdo vit, ç’ ka e bën kontributin tone nder më të lartin në raport me përmasat e Forcave të Armatosura!

Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne sepse shënon 10 - Vjetorin e Anëtarësimit në NATO, por edhe sepse Shqipëria merr drejtimin e thuajse të gjithë nismave rajonale të Aleancës.

Ky kontribut i Shqipërisë si një shtylle stabiliteti, si një eksportues sigurie dhe partner i përkushtuar ndaj vlerave e misionit të Aleancës është njohur e vlerësuar nga të gjithë aleatet dhe kjo është një arsye e rëndësishme përse në Kuçovë do të fillojë së shpejti puna për investimin më të madh dhe të parën bazë ajrore të NATO në rajonin tonë, një investim që konsolidon rëndësinë e Shqipërisë si një aset strategjik për Aleancën.

Kushdo që e njeh Shqipërinë, kushdo që i njeh shqiptaret, e di që ka një arsye shumë të thjeshtë përse ne kontribuojmë me kaq pasion, me kaq vendosmëri e energji, për të përmbushur detyrimet tona si anëtare të NATO.

Për shumëkënd, NATO është mbi të gjitha një organizatë e fokusuar tek mbrojtja kolektive, tek bashkëpunimi ushtarak, tek përpjekja për të gjetur siguri. PO! Për shqiptarët NATO është Aleanca që i solli lirinë shqiptarëve në Kosovë 20 vjet më parë. Megjithatë për ne anëtarësimi në NATO ka qenë dhe mbetet shumë më tepër sesa thjesht një çështje sigurie. Sepse për shqiptaret anëtarësimi në NATO ishte mbi të gjitha një certifikim i vokacionit të tyre evropian dhe perëndimor. Ishte një rikthim në shtëpi, në familjen e madhe të kombeve evropiane e perëndimore, në familjen e shteteve demokratike.

Vite më parë, përpara se Shqipëria të bëhej anëtare e Aleancës, më kujtohet që kur diskutohej mbi mbështetjen e madhe të shqiptarëve për anëtarësimin në NATO, e cila, edhe në rastin më të keq, arrinte në mbi 90%, kishte shumë nga ata që thoshin se shqiptarët nuk e kuptonin mirë se anëtarësimi kishte anët e tij pozitive, por që kishte edhe kostot e veta. Që Shqipëria nuk ishte gati dhe shqiptarët e kishin kuptuar anëtarësimin në NATO thuajse si një formule magjike për të përfituar nga pjesëmarrja në Aleancë pa u dashur të bënin edhe detyrat e tyre.

Janë argumente që i dëgjojmë edhe sot. Është një skepticizëm që e hasim edhe sot kur gjendemi në një moment kyç në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Unë besoj që skeptiket gabohen sot, ashtu siç gaboheshin dhe atëherë dhe prova më e gjallë që gabohen është ajo që ka ndodhur pas anëtarësimit tonë në NATO. Shqiptaret ishin shumë të vetëdijshëm për punën dhe sfidat që i prisnin. Ne të gjithë ishim shumë të vetëdijshëm që anëtarësimi shënonte përmbushjen e një objektivi madhor strategjik, i një objektivi, që bashkë me anëtarësimin në BE, përbënte boshtin strategjik të politikës së jashtme shqiptare të pas komunizmit.

Anëtarësimi ishte jo fundi, por fillimi i një pune shumë të madhe në çdo fushë të jetës së vendit. Në fushën e Mbrojtjes e Sigurisë, padyshim, por edhe për modernizimin e vendit, për zhvillimin dhe evropianizimin e tij, për vendosjen e sundimit të ligjit. Sepse, siç e theksova, për ne, anëtarësimi në NATO, ishte mbi të gjitha anëtarësim në një familje që ndan të njëjtat vlera, të njëjtin vizion për shtetin e shoqërinë.

Unë s’ kam asnjë dyshim, që ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim edhe për t’u përballur me sfidat e integrimit në Bashkimin Europian dhe besoj që ashtu siç e provuam që skeptiket gaboheshin lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ashtu do të dimë t’u provojmë që gabohen edhe lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për të përmbushur çdo detyrim në lidhje me integrimin evropian.
Dhe ashtu siç ia dolëm të kthehemi në një histori suksesi e një partner të besueshëm e faktor stabiliteti për Aleancën, do të dimë të kthehemi në një partner e aset edhe për Bashkimin Europian.

Dhe së fundmi, disa vjet nga sot, kur Shqipëria të festojë një tjetër përvjetor të anëtarësimit, pavarësisht kush do të jetë në këto detyra, jam e bindur se të gjithë bashke do t’ia kemi dalë jo vetëm të realizojmë shumë nga ato objektiva për të cilët po punojmë sot, por do t’ia kemi dalë t’u provojmë të gjithë skeptikeve që e kanë gabim dhe t’u provojmë të gjithë miqve e mbështetësve atë që ata tashme e dinë: Vullnetin e shqiptarëve për të evropianizuar e modernizuar vendin e tyre, vullnetin për t'u rikthyer në familjen europiane, në familjen e shteteve demokratike ku e kemi vendin.

Sot dua t’ iu them nga zemra faleminderit gjithsecilit prej jush që kontribuon për realizimin e këtij qëllimi strategjik të shqiptareve. Partnerëve tanë strategjike për mbështetjen e pamatë për edukimin, trajnimin dhe modernizimin e forcës sonë, por edhe çdo ushtaraku për punën e palodhur dhe veçanërisht familjeve tuaja që ju kanë sakrifikuar e ju kanë mbështetur me gjithë vështirësitë, nevojat ende të paplotësuara apo mungesat e gjata. Nga zemra gjithsecilit faleminderit për shërbimin e kontributin tuaj!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2019) Gusht 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 23 gusht 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1