Fjala e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka me rastin e 20 - Vjetorit të Krijimit të EOD

 

I nderuar gjeneral Sallaku,
të nderuar efektivë,

dua të përfitoj nga rasti për t’ju uruar për emërimin tuaj në krye të Komandës Mbështetëse gjeneral Sallaku. Unë nuk kam asnjë dyshim që nën drejtimin tuaj kjo komandë do të arrijë të përmbushë misionin e saj me dinjitetin dhe profesionalizmin që i takon një force anëtare të NATO.

Unë, duke ju njohur nga afër si një nga ushtarakët më energjikë dhe më të palodhur, jam e bindur që do t’i jepni Komandës Mbështetëse një hov, një ritëm të ri në të gjitha sprovat e saj që janë vërtet shumë të rëndësishme, sa i takon shërbimit që ne i bëjmë komunitetit. Po ashtu nuk dua të lë pa vlerësuar kolonel Gasper Lalën, për punën e jashtëzakonshme të bërë në krye të Komandës Mbështetëse dhe të sfidave me të cilat i është dashur të përballet, veçanërisht gjatë Emergjencave Civile, tanimë që ato janë një fushë përgjegjësie e Ministrisë së Mbrojtjes. Dua ta falënderoj për punën e shkëlqyer atë, patjetër ekipin drejtues dhe gjithsecilin prej jush për gjithçka keni bërë.

Të nderuar efektivë të EOD, jam e lumtur që jemi sot bashkë këtu për të festuar një datë të shënuar për kompaninë tuaj. Mbushen sot 20 vjet që kjo kompani i shërben me përkushtim dhe profesionalizmin më të madh sigurisë së vendit, sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë të gjithë kolegëve tuaj në FA.

Besoj që e keni dëgjuar shpesh të thuhet, që për t’u marrë me politikë në Shqipëri duhen nerva të forta. Unë mund t’jua konfirmoj që kjo është e vërtetë, sepse për fat të keq shpesh politika këtu nuk është arena e ballafaqimit të ideve dhe të alternativave, por një arenë balte dhe sulmesh.

Por si një njeri që e kam ndjekur nga afër çdo ditë punën tuaj, punën e kësaj kompanie, që kam pasur rastin të bisedoj dhe të mësoj nga eprorë e efektivë të EOD, për historinë e saj, për misionet tuaja e të kolegëve tuaj, di t’ju them që për t’u bërë pjesë e EOD, nuk duhen thjesht nerva të forta, por duhen nerva çeliku! Duhen nerva çeliku, duhet shumë guxim, por mbi të gjitha një ndjenjë e lartë detyre për të rrezikuar jetën në një nga aktivitetet më të rrezikshme me të cilat mund të përballet një efektiv i FA.

Nuk është nevoja që unë të listoj këtu misionet e vështira dhe të rëndësishme ku ka marrë pjesë kompania juaj gjatë këtyre 20 vjetëve. Ato janë tashmë pjesë e historisë së shkëlqyer të kësaj kompanie. Por ajo që unë mund të them pa asnjë hezitim, është se sot ju gëzoni respektin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë kolegëve tuaj për punën e vështirë që keni bërë për pastrimin e territorit nga municionet e pashpërthyera, nga hotspotet e rrezikshme, që për fat të keq i kemi trashëguar me tepri nga e shkuara, për mbetjet e rrezikshme të armatimeve që kanë lënë në territorin tonë pushtuesit e huaj apo trazirat e tranzicionit. Mijëra familje, qindra mijëra qytetarë shqiptarë, janë sot më të sigurt falë profesionalizmit dhe guximit me të cilën ju i keni shkuar deri në fund detyrës suaj.

Jo më larg se javën që shkoi, në datën 15 mars, shqiptarët përkujtuan një përvjetor tragjik që na kujton të gjithëve edhe njëherë se sa e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme është kjo kompani dhe sa të rrezikshme janë pasojat, nëse kjo trashëgimi municionesh e armësh lihet në mëshirë të fatit, apo akoma më keq, në mëshirë të korrupsionit dhe abuzimit siç ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Patjetër që i takon drejtësisë të thotë ende fjalën e saj për atë tragjedi, që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm dhe që ka shënjuar përgjithmonë jo vetëm FA, por edhe çdo shqiptar të ndershëm. Por na takon ne, ju takon ju, që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më.

E di që ka ende shumë punë për të bërë për të garantuar çdo pëllëmbë të territorit shqiptar nga rreziku i municioneve të pashpërthyera, minave apo hotspoteve. Por e di po ashtu, që prej krijimit të EOD, është bërë një punë e jashtëzakonshme, shumë më e madhe sesa mund të kishin imagjinuar ata kolegë që morën drejtimin apo vendimin për ngritjen e kësaj strukture. Sepse sot EOD, i shërben jo vetëm sigurisë së qytetarëve shqiptarë, por ka marrë pjesë me dinjitet duke fituar respektin edhe të aleatëve dhe partnerëve edhe në misione jashtë territorit të Shqipërisë. Ndaj unë dua t’ju garantoj që ju do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të palëkundur në misionin tuaj. Dhe dua t’ju uroj që ta çoni përpara me po aq vendosmëri, me po aq guxim dhe ndjenjë përgjegjësie sa në këto 20 vjet punën e kompanisë tuaj.

Faleminderit gjithsecilit për shërbimin edhe për punën e jashtëzakonshme që bëni!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2019) Gusht 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 gusht 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1