Fjala ministres Xhaçka me rastin e festës së 7 Marsit

Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka me rastin e festës së 7 Marsit

 

I nderuar miku im Petro,

I nderuar gjeneral Kollçaku,

I nderuar gjeneral Begaj,

Të nderuar perdagogë, studentë dhe kadetë të Akademisë sonë të Forcave të Armatosura.

Jam shumë e nderuar që jam sot mes jush, në këtë ditë vërtetë të veçantë. Dua t' ju falënderoj gjithësecilin për mundësinë që më keni krijua për te qenë sot këtu edhe për t’ju uruar 7 Marsin.

Është gjithmonë një ndjesi shumë e bukur kur ndodhesh në një institucion të dijes, por që të jem krejtësisht e sinqertë, që mua më ndodh shpesh, që sa herë që ndodhem në një shkollë, aq më tepër në një institucion të standardeve të Akademisë, më kujtohet një shprehje e famshme e Napoleonit që preferonte më mirë një betejë sesa stresin e një provimi edhe në fakt unë e mbaj mend stresin e provimit që ishte i pakrahasueshëm me stresin e shumë prej sfidave dhe betejave që në fakt ne sot ndeshemi ditë pas dite.

Jam e sigurt që shumë nga studentët e kësaj shkolle e mendojnë njësoj dhe duke pasur parasysh nivelin që ka mësimdhënia këtu, sa e hekurt është disiplina dhe kërkesa e llogarisë, padiskutim që nuk i vë faj askujt.

E di po ashtu, ashtu siç e dinë edhe të gjithë studentët që është pikërisht kjo disiplinë, kjo kërkesë llogarie, ky standard që ka vendosur ky institucion, që e bën pjesëmarrjen në Akademi një nder dhe që e bën ndjekjen e programeve të mësimit këtu një investim kaq të mirë për karrierën dhe për të ardhmen e djemve dhe vajzave që i bashkohen Forcave tona të Armatosura.

Të gjithë ne duhet të ndihemi krenarë, e veçanërisht ju duhet të ndiheni krenarë, për atë që keni arritur me Akademinë. Sepse nëse ky institucion sot ka arritur të vendosë një standard të lartë, kjo është meritë e çdo mësuesi, e çdo pedagogu që punon me kaq përkushtim për të përgatitur brezat e ardhshëm të ushtarakëve shqiptarë.
Unë jam krenare, që edhe gjatë dekadave të vështira kur arsimi në Shqipëri degradoi dhe kur vendi u mbush me kioska që prodhonin diploma, kjo Akademi arriti të rezistonte si një vatër e dijes, të përgatiste kuadro e ushtarakë pa bërë kompromisë me standardet më të mira dhe me shumë profesionalizëm. Akademia nuk është ndërtesa, nuk janë klasat, nuk janë lëndët dhe programet. Akademia jeni ju, mësuesit e mësueset, burrat dhe gratë, që përgatisni çdo ditë kuadrot e reja të FA.

Nga kjo shkollë kanë dalë ndër vite rreth 8000 oficerë. Janë këta burra dhe gra, oficerët që ndërtuan FA. E megjithatë unë besoj që arsimi nuk ka pasur kurrë më parë një rol më të rëndësishëm për ushtrinë shqiptare seç ka sot.

Ne kemi sot një forcë vullnetare të përbërë vetëm nga profesionistë. Që do të thotë që kemi një forcë të përbërë vetëm nga ata djem e vajza që ushtrinë e kanë zgjedhjen e tyre, e kanë pasionin e tyre, e kanë thirrjen e tyre. Që duan të kontribuojnë në FA si një mënyrë për t’i shërbyer atdheut. Askush nuk i detyron të veshin uniformën, përveç dëshirës edhe përkushtimit të tyre.

Ndaj është detyrimi ynë që këtyre djemve e vajzave t’u ofrojmë përgatitjen më të mirë edhe më serioze. Sepse nuk duhet të harrojmë, që sot ata, puna e tyre, profesionalizmi i tyre, nuk maten më vetëm me standardet e FA shqiptare. Sot, çdo student që diplomohet nga kjo Akademi është oficer jo thjesht i FA të republikës së Shqipërisë, por edhe i Forcave të Armatosura të aleancës më të madhe dhe më profesionale që ka njohur historia, atë të NATO-s. Dhe besoj se s’ka vlerësim më të madh për punën tuaj sesa fakti që ushtarakët që kanë kaluar nga kjo Akademi ia kanë dalë të na përfaqësojnë shumë denjësisht, duke na nderuar ne dhe vendin e tyre, në komandat e NATO dhe misionet e NATO-s.

Një ushtri profesionale do të thotë mbi të gjitha një ushtri e ndërtuar mbi meritokracinë. Një ushtri e ndërtuar mbi arritjet personale të çdo djali dhe çdo vajze. Është bërë shumë punë për të shndërruar Forvcën tonë të Armatosur në një forcë ku hierarkia ndërtohet mni meritën. Ku ngritja në detyrë dhe gradat janë produkt i punës dhe arritjeve personale të gjithësecilit. Sepse vetëm kështu mund të tërheqim në FA më të mirët. Dhe kjo është ende apdiskutim një sfidë për ne, por është edhe një prioritet i pakompromis.

Pak ditë më parë, dërguam drejt Bunavisë rekrutët e rinj. E dini çfarë vura re nga dosjet e tyre, por mbi të gjitha nga takimet edhe bisedat që pata me disa prej tyre? Që ishin djem dhe vajza që shumë mirë mund të kishin zgjedhur një shkollë tjetër, apo një karrierë tjetër, por zgjodhën karrierën në FA dhe një nga arsyet që i ka shtyrë të merrnin atë vendim, siç e thoshin edhe ata vetë, ishte edhe fakti që ata besonin tek mundësitë për karrierë që ofron FA. Besonin që po të punonin dhe të mësonin fort, mund të çanin shkallët e karrierës duke u ngritur në detyrë dhe duke avancuar pse jo edhe në strukturat e NATO. Sepse i tillë ka qenë shembulli dhe modeli që u kemi dhënë këtyre djemve dhe vajzave sot që ata të kenë mundësinë që të zgjedhin Forcën tonë të Armatosur, mes shumë mundësive të tjera.

Ata djem dhe vajza kishin kuptuar atë që është realiteti i ri i FA. Një forcë që po modernizohet jo thjesht falë investimeve në infrastrukturë, në logjistikë apo në pajisje, por mbi të gjitha falë investimit tek çdo djalë dhe tek çdo vajzë dhe falë investimit tek dija e talenti.

Meritokracia e FA fillon pikërisht këtu. Fillon me ju. Akademia është filtri që duhet të kalojë çdo ushtarak apo ushtarake. Është shkalla e parë nga ku mund të fillojnë karriera ushtarake që sot ofron mundësi edhe hapësira më të mëdha sesa përpara.

Ne sigurisht do të vazhdojmë të punojmë për të hartuar politikat e duhura për ta lehtësuar edhe përfeksionuar këtë proces. Do të vazhdojmë të investojmë për modernizimin në infrastrukturë dhe profesionalizmin në mësimdhënie. Padiskutim kemi bërë shumë edhe pse kemi akoma shumë më tepër për të bërë. Por çfarëdo të bëjmë ne nuk mjafton dhe nuk mund të mjaftojë pa ju. Pa investimin tuaj, pa profesionalizmin tuaj, përkushtimin tuaj edhe punën tuaj të palodhur.

Historia është plot me raste Forcash të Armatosura ku janë shpenzuar para pafund për pajisje për armatime, por nuk është investuar tek njerëzit, nuk është investuar tek talenti, tek profesionalizmi, tek fryma dhe tek meritokracia.

Dhe padiskutim FA janë mbi të gjitha djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë që zgjedhin t'i kushtojnë jetën e tyre ushtrisë. Ndaj ndërtimi i FA të denja për një vend anëtar të NATO-s s’ka nga të fillojë tjetër, por veç se nga kjo akademi. S’ka nga të fillojë tjetër por veçse nga ju dhe puna juaj e palodhur.

Prandaj unë sot në njërën atë dua t’ ju përgëzoj për punën e mirë që keni bërë dhe po bëni, por nga ana tjetër dua edhe t’ju kujtoj për rëndësinë dhe peshën e rëndë të përgjegjësisë të misionit që keni marrë përsipër.

Shumë urime për punën tuaj!

Vlerësime pafund për kontributin dhe përkushtimin e gjithësecilit dhe shumë suksese në të ardhmen!

Gëzuar 7 Marsin gjithësecilit!

Faleminderit për gjithçka që bëni!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shkurt 2019Ditari, të rejat kryesore shkurt 2019...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 02 (2019) Mars 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 mars 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Mars 2019
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31