Fjala ministres  Xhaçka me rastin e percjelljes drejt Bunavisë të kandidatëve të rinj për ushtarë/detarë në FA

Të nderuar gjeneralë, kolonelë, ushtarakë të Forcave tona të Armatosura
të dashur rekrutë edhe familjarë të rekrutëve tanë,

Jam shumë e lumtur që jemi mbledhur sot të gjithë bashkë për një ditë të bukur me diell, që besoj kështu do të vazhdojë edhe për të gjithë ata që kanë vendosur sot të ndërmarrin një karrierë në Forcat tona të Armatosura.

Për mua, kjo ditë veçanërisht është një ngjarje speciale kur kaq shumë djem e vajza, më të talentuarit ndër moshatarët e tyre, vendosin t’i bashkohen familjes së madhe të Forcave të Armatosura. Duhet vërtet shumë përkushtim, shumë vullnet, shumë pasion për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm dhe për të kaluar pastaj testimet, që, unë e di shumë mirë, nuk janë aspak të lehta.

S’ka asnjë dyshim në mendjen time që vetëm kështu, vetëm me djem dhe vajza që i bashkohen FA, jo sepse s’kanë zgjedhje tjetër, jo sepse janë të detyruar nga ligji, siç ka qenë deri në një kohë jo dhe aq të largët, por vullnetarisht, me dëshirën e tyre, sepse besojnë që kjo është ajo çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre, vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një Forcë të Armatosur vërtet moderne, vërtet profesioniste, siç i takon një vendi anëtar të NATO.

Dua të falënderoj shumë të gjithë familjarët që janë këtu mes nesh. E di që ky është një moment i rëndësishëm në jetën e gjithsecilit, në jetën familjeve tuaja. Por e di edhe që ky është një moment i vështirë. Momenti kur djemtë edhe vajzat, që për nënat sidomos, mbeten gjithnjë fëmijë, largohen nga shtëpia për të ndjekur pasionin e tyre, për të ndërtuar jetën e tyre dhe sigurisht ky moment nuk është asnjëherë i lehtë. Por dua t’i siguroj të gjithë familjarët që janë këtu, që djemtë e vajzat tuaja po fillojnë sot një rrugë që realisht ia vlen. Sepse është një rrugë që ju hap atyre mundësitë e një edukimi të mirëfilltë, ju hap atyre dyert e një karriere në Forcat e Armatosura, i rrit e i bën ata të aftë të përballen me çdo sfidë dhe vështirësi që mund të hasin në jetë. Dhe mbi të gjitha i bën ata jo thjesht pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia, pjesëtarë të NATO.

Të dashur rekrutë,

kjo është dita juaj. E di që jeni të emocionuar. E di që kjo është ndoshta një ditë e vështirë, ndoshta edhe më e vështira nga të gjitha siç është gjithmonë dita e parë e një aventure të re, por dua t’ju them dy fjalë.
Sot ju duhet të harroni çdo emocion dhe çdo shqetësim. Duhet t’i harroni prindërit që duken pak të mërzitur se po ju ikni nga shtëpia. Sot ju duhet të ndiheni krenarë për atë që keni arritur! Sepse ju, të 143 që jeni tashmë fitues, jeni ata që mes disa qindra të rinjsh dhe të rejash, keni arritur të kaloni të gjitha testimet fizike, intelektuale e psikologjike, që të gjithë ne, që merremi me këtë punë e dimë që nuk janë të lehta.
Forcat e Armatosura janë sot një forcë vullnetare. Askush nuk i detyron sot të rinjtë dhe të rejat që të bëjnë ushtrinë. Dhe të jesh ushtarak sot është një zgjedhje që vjen nga pasioni dhe dëshira për të bërë pjesë në një organizatë që udhëhiqet nga vlerat më të mira dhe që punon çdo ditë punë të mira për komunitetin. Është një zgjedhje që e bëjnë vetëm ata që realisht besojnë tek shërbimi ndaj atdheut. Ata që besojnë tek shërbimi ndaj komunitetit.

Por mbi të gjitha, të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura do të thotë të bëhesh pjesë e një skuadre. Dhe ju e dini shumë mirë, që çdo skuadër është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët! Dhe kjo është e vërtetë kudo, në çdo institucion, në biznes, apo edhe në ekip sportiv. Por kjo është veçanërisht e rëndësishme në Forcat e Armatosura. Prandaj, nuk është e lehtë dhe nuk mund të jetë e lehtë të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura. Aq më shumë sot, kur të bëhesh pjesë e ushtrisë shqiptare, do të thotë të bëhesh pjesë e një aleance si NATO. Do të thotë që nesër apo pasnesër të shërbesh në misionet e Aleancës krah për krah me aleatët tanë amerikanë, britanikë, gjermanë, francezë, italianë; me ushtarakët e ushtrive më moderne dhe më profesioniste që njeh sot bota.

Unë sot ndihem veçanërisht krenare, kur shoh që mes jush ka një numër të madh grash edhe vajzash, më të madh sesa herën e fundit. Arritja apo përparimi i shanseve të barabarta edhe në një biznes si ky i yni në Forcat e Armatosura, është një sfidë e madhe jo vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë tonë. Dhe duhet ta pranojmë që kur vjen puna tek Forcat e Armatosura kjo sfidë bëhet edhe pak më e vështirë sepse ushtria është parë gjithnjë si një hapësirë për burrat. Edhe pse, historia shqiptare është plot e përplot me gra të guximshme që kanë luftuar në çdo luftë me të cilën janë përballur shqiptarët, që nga Mamica e Skënderbeut, Shote Galica e fillimshekullit të 19-të e deri tek gratë e vajzat që luftuan në Luftën e Dytë Botërore, apo ato ushtarake që na përfaqësojnë sot me dinjitet jo vetëm në Shqipëri por edhe në misione jashtë Shqipërisë.

Kjo nuk është diçka që ne e duam thjesht sepse është e drejtë. Por të hapësh Forcat e Armatosura për gratë dhe vajzat, unë besoj fort se është një domosdoshmëri!
Unë ju thashë që ne duam vetëm më të mirët për Forcat e Armatosura. Dhe e kam shumë seriozisht. Ne nuk mund të kemi më të mirët, më të talentuarit, më të përkushtuarit, në qoftë se përjashtojmë nga përzgjedhja plot gjysmën e shqiptarëve vetëm sepse janë gra dhe ushtria është vend për burra. Ne kemi nevojë për talentin e çdo djali dhe talentin çdo vajze! Për guximin dhe kurajën e çdo djali , por edhe për guximin dhe kurajën e çdo vajze.

Prandaj unë jam shumë krenare që sot kemi më shumë vajza që i bashkohen FA. Por jam po ashtu e vetëdijshme që jemi ende larg hapjes së vërtetë të Forcave të Armatosura si një mundësi reale karriere për çdo vajzë dhe për çdo grua që dëshiron t’i bashkohet kësaj organizate për t’i shërbyer vendit dhe popullit të saj. Për një organizatë si Forcat e Armatosura të Shqipërisë që sot janë duke përjetuar një proces modernizimi dhe profesionalizimi sipas standardeve më të larta të NATO, kjo mbetet një sfidë, që unë jam shumë besimplotë, që ne do të mundet eventualisht ta fitojmë.
Ky nuk është thjesht një zotim, por kjo është po aq edhe një porosi për Qendrën e Personel Rekrutimit, të cilët në fakt sot dua t’i falënderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë gjatë këtyre tre - katër muajve të fundit.

Unë jam e vetëdijshme, që problemet e mëdha që kanë përjetuar Forcat e Armatosura gjatë dekadave të fundit, kanë bërë që shumë të rinj dhe të reja të jenë dyshues për mundësitë e mëdha për karrierë që ofron ushtria shqiptare. Dhe është meritë e kolegëve të Qendrës që kanë arritur të informojnë të rinjtë, të promovojnë vlerat e FA, por edhe mundësitë e mëdha të karrierës në FA që ofrohen për të rinj dhe të reja të talentuar dhe të gatshme për t’i shërbyer atdheut. Sidomos sot, kur kjo forcë është shumë më e hapur, shumë më moderne dhe funksionon realisht mbi parimet e meritokracisë në karrierë.

Unë dua t’ju uroj shumë suksese të gjithëve në Bunavi. E di që do të jetë një kohë plot sfida, por e di po ashtu që ju do të jeni të aftë të ngriheni në lartësinë e të gjithë këtyre sfidave. Dhe nëse jepni maksimumin, nëse punoni dhe mësoni me po atë vullnet që keni treguar deri më sot, s’ka asnjë arsye përse nga ju të mos dalin drejtuesit e ardhshëm të FA, profesionistët e ardhshëm të ushtrisë shqiptare në NATO.

Ju uroj shumë suksese të gjithëve!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2019) Gusht 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 gusht 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1