Fjala e ministres së Mbrojtjes me rastin e 93 - Vjetorit të Krijimit të FD

Të nderuar ushtarakë të Forcës Detare,

të nderuar veteranë të Forcës Detare,
familjarë,

të nderuar pjesëmarrës,

Kam kënaqësinë t’ju bashkohem në festën e ditëlindjes së një prej komponentëve më të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura, atë të 93 - vjetorit të krijimit të Forcës sonë Detare. Janë 93 vite të mbushura me histori, të cilat në momente të caktuara i kanë dhënë vendit tonë statusin e një fuqie detare rajonale. Por, historinë e bëjnë njerëzit, e bëni ju që keni shërbyer ndër vite dhe ju që vijoni t’i shërbeni me kaq përkushtim Forcës Detare. Falë përkushtimit, angazhimit, kontributit dhe sakrificave tuaja, ne kemi sot këtë Forcë Detare që na bën me të drejtë të ndjehemi krenarë. Prandaj më lejoni që me këtë rast, t’ju përshëndes dhe uroj të gjithëve.

Në historikun e Forcës Detare kanë lënë gjurmët e tyre breza të tërë detarësh dhe komandantësh dhe unë sot do të doja t’i kujtonim me respekt të gjithë që kanë shërbyer dhe ju bashkohem emocioneve dhe kujtimeve të ish - detarëve që janë sot këtu të pranishëm. Më lejoni që të veçoj ndër të tjerët komandantin më jetëgjatë dhe më të spikatur të gjithë historisë së Forcës sonë Detare, kundëradmiralin Abdi Mati, i cili me 28 vite në shërbim të Forcës Detare, 24 prej të cilëve në krye të saj, është kthyer në një legjendë e pa kontestueshme, që kujtohet me respekt nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast përshëndesim me respekt familjarët e Komandant Abdiut, Ilirin (vazhduesin e traditës familjare, si ish - oficer i Forcës Detare), Teutën (kumbarën e anijes Oriku, anijes së parë të klasit Iliria të prodhuar në vendin tonë), Zamirin që na emocionoi me fjalën e tij dhe gjithë të tjerët.  Faleminderit për praninë tuaj sot këtu së bashku me ne.

Forca Detare, ashtu si gjithë Forca jonë e Armatosur, si e gjithë shoqëria jonë, kanë pësuar transformime të thella gjatë historisë së tyre, transformim që iu është përgjigjur kushteve dhe rrethanave të caktuara.
Sot kjo forcë është rikonceptuar, ristrukturuar dhe integruar natyrshëm me strukturat e tjera të Forcave tona të Armatosura. Ajo është bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes së hapësirës detare të NATOs dhe kryen detyra të rëndësishme si brenda vendit, ashtu edhe në kuadër të Aleancës.

Më lejoni të theksoj faktin se ne sot kemi arritur në momentin që Forca jonë Detare, e cila megjithëse aktualisht nuk ka në inventarin e saj të gjitha ato mjete detare që të gjithë do të dëshironim të kishim, falë profesionalizimi dhe përkushtimit të detarëve tanë, është kthyer në një forcë shumë profesioniste dhe shumë efikase. Sot, detarët tanë me anijet Iliria, Oriku, Lisus dhe Butrinti, valëvisin krenarë flamurin tonë duke çarë dallgët dhe ujërat e trazuara të detit Egje, ku marrin pjesë si të barabartë midis kolegëve të tyre në aktivitetet detare të NATOs në hapësirën detare midis Greqisë dhe Turqisë, për menaxhimin e situatës së krijuar nga refugjatët. Pakkush më parë do ta kishte menduar që do të vinte një ditë si kjo, që këta burra e gra, të veshur me uniformën e bukur të detarit, do të shpalosnin vlerat e tyre profesionale dhe njerëzore, duke zbatuar ligjin e detit, janë bërë shpëtimtarë të atyre njerëzve fatkeq, që i janë futur aventurës në det për t’i shpëtuar tmerreve të luftës apo varfërisë ekstreme në vendet e tyre. Tashmë u mbushën dy vjet që nga fillimi i këtij misioni jo të lehtë dhe prezenca jonë aty është tepër e vlerësuar dhe e kërkuar nga drejtuesit e operacionit. Marinarët tanë janë kthyer në heronj dhe kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga mbytja e sigurt në det. Ne jemi të vendosur që të vijojmë edhe vitin që vjen të jemi prezent në këtë rajon, së bashku me Aleatët tanë.

Forca jonë Detare, detarët tanë, janë vazhdimisht në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që ndodhet në vështirësi në det, duke vënë në rrezik edhe veten e tyre, pasi siç dihet, shumica e rasteve ndodhin kur kushtet atmosferike dhe ato të detit janë të vështira. Angazhimi i tyre në operacionet e kërkim - shpëtimit gjatë fatkeqësive në det, në ndihmë të atyre që janë në rrezik, është kthyer tashmë në një aktivitet i zakonshëm për ta.

Forca jonë Detare, me misionin e saj edhe si Roje Bregdetare, është bërë tashmë aktori kryesor (madje do të thoja lider) i sigurisë dhe i zbatimit të ligjshmërisë në det dhe ky rol do të vijë duke u rritur në mjedisin e ri të sigurisë së vendit tonë.

Jemi me fat që kemi një vijë bregdetare dhe hapësirë detare të admirueshme, një pasuri që ndikon së tepërmi në ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Kemi gjithashtu një pozicion tepër të favorshëm gjeografik, në rrugëkalimet e rëndësishme detare dhe së fundmi edhe të energjisë. Kemi një shtim të volumit tregtar që kryhet nëpërmjet detit, dhe një rritje të qenësishme të turizmit detar dhe bregdetar.

Po vijojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili do të kalojë edhe nëpërmjet hapësirës sonë detare për në Itali. Jemi duke bashkëpunuar me fqinjët tanë, të cilët nuk kanë dalje në det, për krijimin e lehtësirave portuale dhe përdorimin e infrastrukturës sonë për qarkullimin e mallrave. Po bashkëpunojmë për kërkimin dhe shfrytëzimin e pasurive nëntokësore që gjenden në hapësirën detare, etj.

Pra, ka një intensifikim të veprimtarive ekonomike që lidhen me detin, gjë e cila kërkon domosdoshmërisht edhe forcim të masave të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit për të mbështetur dhe lehtësuar këto veprimtari.
Kjo, sigurisht, do të kërkojë edhe rishikimin dhe ridimensionimin e rolit edhe të përgjegjësisë së Forcës Detare në këtë kontekst të ri zhvillimesh.

Në planet tona afatgjata ne kemi parashikuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, modernizimin e saj me pajisje dhe mjete lundruese moderne, trajnimin e personelit me standardet e Aleancës, që t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesave tona por edhe atyre të NATOs.

Duke përfunduar dëshiroj të shpreh besimin se Forca jonë Detare do të vijojë të përmbushë me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë kushtetuese në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, por edhe të hapësirës euroatlantike.

Edhe njëherë, urime për 93 - Vjetorin e krijimit dhe suksese të mëtejshme!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor prill 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2019) Maj 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 10 maj 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2