Fjala e ministres Xhaçka në ceremoninë e përfundimit të kursit X të KLSM

Të nderuar ambasadorë dhe atashe ushtarakë,
gjeneral Kollçaku,
të nderuar gjeneralë,
të nderuar të diplomuar të Kursit X të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen!

Është vërtet një kënaqësi për mua që marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Kursit X të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Duke vështruar statistikat e kursit X, jam e lumtur të konstatoj se ky kurs ka formuar dhe konsoliduar profilin e tij, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Gjatë gjithë këtyre viteve, në këtë kurs, janë diplomuar 168 ushtarakë dhe civilë nga Shqipëria dhe 15 vende të ndryshme nga rajoni dhe më tej. Ky fakt na bën mjaft optimistë për të vazhduar në këtë rrugë në të ardhmen.

Edhe pse nuk kam pasur mundësi të bashkohesha me ju gjatë këtij kursi, kam qenë e informuar për aktivitetet tuaja dhe di që gjatë këtyre 13 javëve keni diskutuar mbi shumë çështje dhe sfida si edhe dinamikat e ndërveprimit gjeopolitik që përfshin gjithë vendet tona.

Motoja e këtij kursi: "Promovimi i Paqes dhe Sigurisë Rajonale", pasqyron sfidat e sigurisë së shekullit XXI dhe vë në pah objektivat e këtij kursi. Ne të gjithë, jemi të vetëdijshëm se mjedisi strategjik sot po zhvillohet me ritme të shpejta dhe me një shumëllojshmëri kërcënimesh, nganjëherë njëkohësisht të pranishme, prandaj nevoja për bashkëpunim, duke qenë së bashku në NATO dhe BE, është një domosdoshmëri për të trajtuar sfidat e përbashkëta dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Gjithashtu, duhet ta kuptojnë këtë mjedis të sigurisë në zhvillim dhe të identifikojnë prirjet me qëllim që të sigurohemi që vendimet që duam të marrim sot të jenë të përshtatshme për nesër. Dëshiroj të përgëzoj profesorët dhe lektorët për punën e tyre, gjithashtu dhe studentët të përfitojnë nga larmishmëria e gjerë e lektorëve, leksioneve, prezantimeve, aktiviteteve jashtë sallës së leksioneve, udhëtimet kulturore dhe vizitat në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që fokusohen në çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjithashtu, do të doja të theksoja se arritja më e madhe e këtij kursi është prurja e 11 studentëve nga 9 shtete, e cila tregon se sa ngushtë po punojmë së bashku për t'i bërë vendet tona dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të mbrojtur.

Miq të huaj,
Faleminderit që jeni këtu dhe që morët pjesë në Kursin X të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Prania juaj këtu është një vlerë e shtuar në këtë kurs dhe në të njëjtën kohë është një dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë midis vendeve tona.

Faleminderit për pjesëmarrësit që vijnë nga Kroacia, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Italia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar.

Jam e bindur se secili prej jush ka përfituar nga kjo përvojë dhe do ta merrni me vete në vendet tuaja, ose pozicionet e ardhshme ndërkombëtare këto njohuri dhe aftësi shtesë, të cilat do t'ju mundësojnë të menaxhoni gjëra të shumëllojshme në një mjedis shumëkombësh.

Unë shpresoj që ky kurs, për shumicën prej jush, të ketë përfaqësuar një bashkëveprim të veçantë dhe stimulues me shokët e tjerë të kursit, stafin dhe të tjerëve, si dhe të keni pasur mundësinë për të shkëmbyer idetë dhe diskutuar çështje nga këndvështrime të ndryshme.

Duke përfunduar këtë kurs, ju bëheni anëtarë dhe ambasadorë të klubit të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjeneral Bega, në qoftë se ky klub, nuk ekziston akoma, le ta krijojmë. Ju inkurajoj shumë që ta mbani rrjetin dhe lidhjet që keni ndërtuar këtu, në mënyrë që të përhapni në vendet tuaja dhe jashtë tyre vlerën e përvojës që keni pasur këtu.

Ju erdhët në Tiranë si mysafirë dhe tani po largoheni si miq.

Më lejoni t'ju uroj të gjithëve një karrierë të suksesshme, si dhe shëndet të mirë dhe lumturi në jetën tuaj personale.

Faleminderit shumë!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor dhjetor 2018Ditari, të rejat kryesore dhjetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 01 (2019) Janar 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 11 janar 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Janar 2019
Ma En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3