Fjala e plotë e ministres Xhaçka gjatë prezantimit në Kuvend të projektbuxhetit të mbrojtjes për vitin 2019

I nderur z. kryetar,
të nderuar kolegë deputetë,

Në diskutimet që kemi pasur me komisionet parlamentare për buxhetin e mbrojtjes 2019, kemi gjetur dakordsinë për rritjen e këtij buxheti në 1,25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 1,20% që ishte këtë vit.
Ky buxhet është pa diskutim një vlerësim i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes, e cila tashmë ka marrë shumë përgjegjësi në sigurinë e brendshme të vendit, krahas detyrave tradicionale të mbrojtjes.

Një rritje e tillë është padyshim edhe një konfirmim i vijimit të angazhimeve politike të vendit tonë ndaj NATO, në përmbushje të vendimeve dhe të Samitit  të Uellsit, si dhe të kërkesave konstante të drejtuesve të Aleancës, për ta rritur nivelin graduale të buxhetit të mbrojtjes të vendeve anëtare për të arritur nivelin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2024. Sigurisht, që me këtë buxhet do të rrisim nivelin e trajtimit dhe motivimit për ushtarakët tanë dhe besoj kjo është një gjë shumë e rëndësishme, si në aspektin e trajtimit financiar ashtu edhe në aspektin e modernizimit të trajnimit dhe kualifikimit të tyre, sipas standardeve më të mira të NATO. 

Vëmendja jonë kryesore do të jetë trajtimi i gradave të ulëta duke filluar që nga ushtarakët, paga e të cilëve do të pësojë një rritje të konsiderueshme (deri 19%), duke vijuar më tej me gradat e tjera, të cilat nuk do të kenë këtë nivel rritjeje, por do të përfitojnë një rritje të shkallëzuar gjithmonë në logjikën e avancimit në karrierë përmes gradave. Nga rritja e pagave për vitin 2019 do të përfitojnë rreth 6800 ushtarakë, sikurse do të përfitojnë vështirësinë në punë, profesione dhe kategori të rëndësishme për Forcën tonë të Armatosur si pilotët, mjekët dhe infermierët, Forcat Speciale dhe ato të sigurisë.
Ky buxhet do të rregullojë pa dyshim edhe balancën ndërmjet zërave buxhetorë, më mirë nga ç’ kanë bërë buxhetet e shkuara, me tendencë për rritjen e shpenzimeve kapitale me qëllim që t’i kushtohet më shumë vëmendje programeve të modernizimit në pajisje dhe në infrastrukturë, pasi një Forcë e Armatosur nuk mund të kryejë detyrat e saj pa u pajisur me mjetet e duhura. Kjo është gjithashtu një nga kërkesat e shtruara nga NATO herë pas here.

Projektet e modernizimit që do të mbështeten me këtë buxhet, do të synojnë mbajtjen dhe krijimin jo vetëm të kapaciteteve operacionale të mbrojtjes, por edhe të atyre kapaciteteve, fusha e përdorimit të të cilëve shkon përtej mbrojtjes dhe jep efekte të drejtpërdrejta në siguri, në ekonomi dhe në cilësinë e jetës së komunitetit.
Më lejoni të përmend disa prej tyre.
Duke filluar nga modernizimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, një angazhim i ndërmarrë ndaj Aleancës, i cili tanimë është certifikuar nga NATO si i ndërveprueshëm dhe i gatshëm për detyrat e përbashkëta.
Do të vazhdojmë të investojmë për përmirësimin dhe vënien në funksionim të plotë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore dhe Hapësirës Detare, sisteme te cilat janë mjaft të rëndësishme për aspektet e sigurisë së vendit dhe për kontributin tonë në arkitekturën e sigurisë së Aleancës.
Nuk dua të lë pa përmendur dhe një nga investimet, të cilat për ne dhe jo vetëm ne, konsiderohet strategjik, modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, një investim i atyre përmasave që i bën nder vendit tonë dhe një mundësi, për të cilën ne besoj duhet të jemi shumë krenar që në 9 vite të pranisë sonë në Aleancë, do të arrijmë ta kemi në vendin tonë.

Ky investim, krahas rritjes së sigurisë së vendit tonë, do të sjell me vete përfitime të shumëfishta duke krijuar mundësi të reja dhe duke i dhënë më shumë frymëmarrje zhvillimit ekonomik dhe social jo vetëm të zonës, por edhe më gjerë.
Përmes vendosjes së bazës së NATO në vendin tonë, Aleanca ka nënvizuar leadershipin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë.
Vendi ynë hyn në një fazë të re marrëdhëniesh me Aleancën, si anëtar serioz, i përgjegjshëm dhe i besueshëm, me kontribute të qenësishme dhe të vlerësuara nga Aleanca.
Është pikërisht kjo fazë e re marrëdhëniesh që dikton shumë seriozitet jo vetëm për të përmbushur objektivat tonë në planin kombëtar, por edhe detyrimet që kemi ndaj aleancës, të cilat përmblidhen në tre kategori të përcaktuara: CASH, KONTRIBUTE dhe KAPACITETE.
Për sa i përket kontributeve, ky buxhet na mundëson vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e drejtuara nga NATO, BE dhe së fundmi edhe nga OKB, si dhe pjesëmarrjen në iniciativat rajonale, të cilat për vitin 2019 do të drejtohen nga vendi ynë.  

Siç përmenda edhe më sipër, me anë të këtij projektbuxheti Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë disa objektiva të rëndësishëm jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në aspekte të tjera, të cilat diktojmë më shumë siguri në jetën e qytetarëve dhe në ekonominë e vendit tonë.

Sigurisht, vëmendja kryesore do të jetë te zhvillimi i kapaciteteve të shtuara për përballimin e Emergjencave Civile, për të cilat Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë përgjegjësi institucionale, përgjegjësi, e cila shkon përtej angazhimit kur ato ndodhin, por edhe drejt menaxhimit të projekteve që ulin riskun e fatkeqësive natyrore për të parandaluar sa më shumë incidencën e tyre. Ky projektbuxhet do të na ndihmojë, do të na mbështesë që të kemi sa më shumë nga këto projekte parandaluese edhe të mos merremi thjeshtë me adresimin e këtyre fatkeqësive kur ato ndodhin.

Me buxhetin e 2019-ës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura do të mund të jenë shumë më pranë komunitetit me ndërhyrje në infrastrukturë në zona të thella, me ndërtimin të urave “Bailey”, aq të domosdoshme në ato komunitete, të cilët jetojnë në zona të thella dhe larg akseve kryesore rrugore, shkollave apo qendrave shëndetësore. Me këtë buxhet do të kemi mundësinë që të pastrojmë më shumë edhe më shpejt hotspote të ndryshme për t’ ia kthyer përdorimit civil, do të kemi mundësinë të largojmë më shumë masiv shkëmbor që bllokojnë akset rrugore dhe që përbëjnë kërcënim për sigurinë e qytetarëve, do të kemi mundësi që të dërgojmë në mbështetje të mjekëve në zona të thella, shumë më tepër nga mjekët dhe infermierët tanë, për të ndihmuar dhe për të qenë pranë komuniteteve në këto zona të thella.

Besojmë se mund të pohojmë, se me këto angazhime publike, si edhe shumë të tjera, Forcat e Armatosura nuk mund të konsiderohen thjesht si konsumatorë të buxhetit të shtetit, por po bëhen gjithnjë e më tepër kontributor faktik dhe të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, të shërbimit ndaj komunitetit si dhe të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Në përfundim, dua të ritheksoj se rritja e buxhetit të mbrojtjes në masën 1.25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përbën një arritje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura dhe ne do ta përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë buxhet, për të arritur objektivat dhe për të përmbushur me shumë korrektesë detyrimet tona kushtetuese si dhe ato që rrjedhin nga pjesëmarrja në NATO.

Dua në përfundim të falënderoj shumë përzemërsisht të gjithë deputetët, të gjithë kolegët që mbështetën dhe mirëkuptuan një rritje të buxhetit të mbrojtjes, një sektor shumë i rëndësishëm në fushën e sigurisë, pavarësisht nevojave shumë të rëndësishme të të gjithë sektorëve të tjerë.

Faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6