Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes në prezantimin e Buxhetit të Mbrojtjes në Bazën Ajrore të Kuçovës

Nga Baza Ajrore Farkë, kryeministri Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka prezantojnë Buxhetin e Mbrojtjes për vitin 2019.

Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes në këtë prezantim

I nderur kryeministër,
e nderuar kryetarja e Komisionit të Sigurisë znj. Felaj,

të nderuar deputetë,
faleminderit për pjesëmarrjen tuaj!

I nderuar shef i Shtabit,
të nderuar gjeneralë,
të nderuar pjesëmarrës!

Mirësevini në Bazën e Kuçovës, një bazë me një histori dhjetëra vjeçare që i ka shërbyer si bazë e rëndësishme e aviacionit shqiptar e ku breza të tërë aviatorësh, teknikësh e specialistësh kanë dhënë më të mirën e tyre, mes shumë sakrificash, për ta mbajtur atë në gatishmëri të plotë operacionale. Por, koha kaloi dhe fluturimi i fundit këtu daton në tetor 2005, kur motorët e avionëve u fikën e mbi qiellin e Kuçovës ka rënë qetësia.

Për të gjithë ata që kanë shërbyer në këtë bazë dikur, por edhe për pilotët e Forcës tonë Ajrore, për ushtarakët e Forcës sonë të Armatosur, investimi i NATO në Kuçovë ishte një lajm i jashtëzakonshëm që u shoqërua me shumë emocione. Por përtej nostalgjisë, duke marrë parasysh faktin se Baza Ajrore e Kuçovës është e vetmja bazë e NATO në Ballkanin Perëndimor, vendimi i marrë nga NATO për të investuar dhe për ta modernizuar këtë bazë, është një lajm shumë po shumë i mirë për të gjithë.

Është lajm i mirë për vetë punonjësit e Bazës, për Forcën Ajrore, për zonën e Kuçovës, për Urën Vajgurore, për Beratin dhe ndoshta dhe më gjerë. Është lajm i mirë në veçanti për vendin tonë, por është një lajm shumë i mirë edhe për rajonin.

Një investim i këtyre përmasave, krahas rritjes së sigurisë së vendit tonë, do të sjellë me vete përfitime të shumëfishta duke krijuar mundësi të reja dhe duke i dhënë më shumë frymëmarrje zhvillimit ekonomik dhe social të gjithë zonës. Do të sjellë një rivitalizim të ekonomisë lokale, nëpërmjet përmirësimeve të infrastrukturës, punësimeve dhe biznesit të shërbimeve, por jo vetëm. Ky është një investim i atyre përmasave dhe një mundësi, për të cilën ne duhet të jemi shumë krenarë që në 9 vite të pranisë sonë në Aleancë, arritëm ta kemi në vendin tonë.

Përmes vendosjes së bazës së NATO në vendin tonë, Aleanca ka nënvizuar leadershipin e Shqipërise si faktor stabiliteti në rajon për Mbrojtjen dhe Sigurinë. Vendi ynë ka hyrë në një fazë tjetër marrëdhëniesh me Aleancën, ka hyrë në një fazë maturie si anëtar serioz, i përgjegjshëm dhe i besueshëm, me kontribute të qenësishme dhe të vlerësuara nga Aleanca. Është pikërisht kjo fazë e re marrëdhëniesh që dikton shumë seriozitet jo vetëm për të përmbushur objektivat tonë në planin kombëtar por edhe detyrimet dhe angazhimet që kemi ndaj Aleancës.

Sigurisht që është e vështirë të bërtasësh për më shumë buxhet për Mbrojtjen kur nuk ka armik pas dere dhe kur nevojat për arsim, shëndetësi, e infrastrukturë janë shumë më të mëdha. Por unë dua të falënderoj sot publikisht kryeministrin, jo vetëm që na ka nderuar sot këtu, por që ka mbajtur fjalën që na ka dhënë edhe për trajtim më të mirë për ushtarakët tanë edhe për vëmendje dhe mbështetje për të përmbushur të gjitha detyrimet tona si në planin kombëtar ashtu edhe detyrimet që i kemi Aleancës në të treja prioritetet që ata nënvizojnë, cash, kontribute dhe kapacitete.

Qeveria e ka vlerësuar Ministrinë e Mbrojtjes si një strukturë të rëndësishme, e cila tashmë ka marrë më shumë përgjegjësi në sigurinë e brendshme, krahas detyrave tradicionale të mbrojtjes dhe po synon një mbështetje buxhetore për sektorin e mbrojtjes duke e rritur buxhetin për vitin 2019 në 1,25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç është edhe angazhimi ynë në NATO për këtë vit.

Një rritje e tillë është padyshim edhe një konfirmim i vijimit të angazhimeve politike të vendit tonë ndaj NATO, në përmbushje të vendimeve të Samitit të Uellsit, për rritjen graduale të Buxhetit të Mbrojtjes të vendeve anëtare për të arritur nivelin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2024.
Gjithashtu me anë të këtij projektbuxheti Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë disa objektiva të rëndësishëm jo vetëm në fushën e Mbrojtjes, por edhe në aspekte të tjera, të cilat në mënyrë, ndoshta jo të drejtpërdrejt, ndikojnë jo pak në sigurinë e qytetarëve por edhe në ekonominë e vendit tonë.

9 miliardë e 350 milionë lekë më shumë këtë vit nga viti i kaluar, padiskutim që do të rrisin nivelin trajtimit financiar dhe motivimin e personelit të ushtarak. Do të na mundësojnë të modernizojmë edhe më shumë edukimin dhe trajnimin e tyre sipas standardeve më të mira të NATO. Vëmendja jonë kryesore do të jetë trajtimi i gradave të ulëta duke filluar që nga ushtarët, paga e të cilëve do të pësojë një rritje deri në 19%, duke vijuar më tutje me gradat e tjera deri tek grada “major”, të cilët do të përfitojnë një rritje të shkallëzuar. Nga rritja e pagave për vitin 2019 do të përfitojnë rreth 6800 ushtarakë sikurse do të përfitojnë vështirësinë në punë, profesione dhe kategori të rëndësishme për Forcën tonë të Armatosur si pilotët, mjekët dhe infermierët, Forcat Speciale dhe ato të sigurisë.

Ky buxhet padiskutim do të rregullojë edhe më mirë balancën ndërmjet zërave buxhetorë, me tendencë rritjen e shpenzimeve kapitale me qëllim që t’i kushtohet më shumë vëmendje programeve të modernizimit në pajisje dhe në infrastrukturë, pasi një forcë e armatosur nuk mund të kryejë detyrat e saj pa u pajisur me mjetet e duhura.
Ndër objektivat kryesorë të modernizimit, që do të mbështesë ky buxhet, buxheti 2019, krahas modernizimit të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, një angazhim në NATO që tanimë është certifikuar nga NATO si i ndërveprueshëm në standardin më të mirë, do të theksojmë dhe do të vazhdojmë të investojmë edhe tek sistemet e komunikimit; - vënien në funksionim të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore dhe përmirësimin e sistemit të Hapësirës Detare, sisteme te cilat janë mjaft të rëndësishme për aspektet e sigurisë së vendit, dhe për kontributin tonë në arkitekturën e sigurisë së Aleancës.

9.350.000.000 lekë më shumë këtë vit padiskutim që do të na ndihmojnë të zhvillojmë kapacitete të shtuara për përballimin e Emergjencave Civile, për të cilat Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë përgjegjësi institucionale. Kjo përgjegjësi shkon përtej thjesht angazhimit, kur ato ndodhin. Tani më, përveç ndërhyrjeve në përballimin e Emergjencave Civile, do të kryejmë edhe siç kemi nisur, punime parandaluese dhe rehabilituese, për parandalim ose minimizimin e tyre. Falë mbështetjes buxhetore, do të jemi gjithnjë e më të aftë të menaxhojmë projekte që ulin riskun e fatkeqësive natyrore për të parandaluar sa me shumë incidencën e tyre.

Me buxhetin e 2019, përveç përmbushjes së misionit kushtetues, FA do të mund të jenë shumë më pranë komunitetit me ndërhyrje në infrastrukturë në zona të thella, me ndërtimin të urave “bailey”, pastrime të hotspoteve, largime të masiveve shkëmborë që bllokojnë akset rrugore apo që përbëjnë kërcënim për sigurinë e qytetarëve, apo edhe vizita të mjekëve dhe infermierëve tanë në komunitetet në zona të thella.

Me gjithë këto angazhime publike, Forcat e Armatosura nuk mund të konsiderohen si konsumatorë të buxhetit të shtetit, por ato po bëhen gjithnjë e më tepër kontributorë faktikë dhe të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, të shërbimit ndaj komunitetit si dhe të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Ndaj në përfundim, dua te theksoj se rritja e Buxhetit të Mbrojtjes në masën 1,25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përbën një arritje për Forcën e Armatosur dhe ky buxhet do të përkthehet në më shumë kapacitete, më shumë motivim, më shumë angazhime si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Detyra jonë është që këtë buxhet ta përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme, për të arritur objektivat, në mënyrë që të përmbushim me korrektesë detyrimet tona kushtetuese si dhe ato që rrjedhin nga pjesëmarrja në NATO.

Faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6