Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019 në Komisionin Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Të nderuar kolegë,

Në këtë seancë dëgjimore, ju relatoj projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019.

Drejtimi sa më efikas i një strukture të tillë si Ministria e Mbrojtjes, strukturë e cila tashmë ka marrë më shumë përgjegjësi në sigurinë e brendshme, krahas detyrave tradicionale të mbrojtjes, kërkon edhe një mbështetje më të arsyeshme buxhetore.

Me anë të këtij projektbuxheti ne synojmë vijimësinë e përmbushjes së objektivave si në planin kombëtar ashtu dhe të detyrimeve që kemi ndaj NATO. Ky projektbuxhet bazohet në dokumentet kryesore të planifikimit strategjik të mbrojtjes: Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake dhe mbështet Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura.

Në këtë kuadër, projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019 është hartuar bazuar në kërkesat e strukturave të Forcave të Armatosura për ruajtjen dhe plotësimin e Kapaciteteve për të gjithë zërat buxhetorë duke filluar nga shpenzimet e personelit, shpenzime për mallra e shërbime, shpenzime për transfertat kombëtare e ato ndërkombëtare, ashtu dhe zërin e shpenzimeve kapitale.

Në rast se do të shikojmë kategoritë e shpenzimeve për vitin 2019 për Ministrinë e Mbrojtjes ato paraqiten si më poshtë:

1. Mbështetja për personelin në masën 32% të totalit të shpenzimeve;

2. Operacionet brenda dhe jashtë vendit dhe emergjencat civile në masën 6% të shpenzimeve;

3. Stërvitjet kombëtare dhe ndërkombëtare në masën 4% të shpenzimeve;

4. Arsimimi dhe kualifikimi në masën 3% të shpenzimeve;

5. Strukturat dhe angazhimet ndërkombëtare në masën 2% të shpenzimeve;

6. Modernizimi i Forcave të Armatosura me pajisje në masën 9% të shpenzimeve;

7. Përmirësime infrastrukturore në masën 2% të shpenzimeve;

8. Mbështetja me mallra e shërbime në masën 29% të shpenzimeve;

9. Mbështetja për Shëndetësinë në masën 4% të shpenzimeve

10. Shpenzime të tjera operative në masën 9% të totalit të shpenzimeve.

Ne kemi përcaktuar prioritetet kryesore për mbështetjen me burime mbrojtje të kategorive të mësipërme, të cilat mbështesin këto programe buxhetore:

• Forcat e Luftimit ose 36% e shpenzimeve janë për këtë program;

• Mbështetja e Luftimit ose 26% e shpenzimeve janë për këtë program;

• Strukturat e tjera të FA në të cilat përfshihen programet buxhetore të tjera në masën 14% të shpenzimeve;

• Mbështetja Sociale për Ushtarakët në masën 24%.

Duke analizuar kategoritë e shpenzimeve për vitin 2019 si dhe raportet në përqindje të kategorive të shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale, ndaj totalit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, konstatohet që shpenzimet kapitale (artikulli 231, projektet e investimeve) për vitin 2019 zenë 11% e buxhetit të MM, ndërkohë që buxheti total i Ministrisë së Mbrojtjes është në masën 1,2 % të Produktit të Brendshëm Bruto.

Me lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se në Samitin e NATO, të mbajtur në Uells, në shtator 2014, kryetarët e shteteve dhe qeverive të Aleancës morën zotimin e ndalimit të tendencës së uljes së buxheteve të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO si dhe rritjen graduale të buxhetit për të arritur nivelin e 2% të PBB, deri në vitin 2024.

Gjithashtu samiti orientoi edhe balancën ndërmjet zërave buxhetorë, me tendencë rritjen e shpenzimeve kapitale në masën 20% të buxhetit të Mbrojtjes, me qëllim që t’i kushtohet më shumë vëmendje të modernizimit të Forcave të Armatosura, pasi modernizimi rrit kapacitetet dhe mundëson realizimin e misionit.

Në përputhje me këtë zotim edhe vendi ynë i është bashkuar Aleancës dhe ka marrë angazhimin politik për rritjen e buxhetit të Mbrojtjes duke rritur njëkohësisht edhe nivelin e shpenzimeve kapitale, dhe ky angazhim u është përcjellë instancave më të larta drejtuese të NATO si dhe Aleatit tonë strategjik, të cilët monitorojnë me kujdes këtë proces të rëndësishëm dhe domethënës për përkushtimin tonë ndaj Aleancës. Vlerësimi i mjedisit të sigurisë nga ana e Aleancës, e kanë bërë më imperativ arritjen e këtij objektivi.

Bazuar në sa më sipër, duke marrë në konsideratë edhe kushtet specifike e të përgjithshme makroekonomike si dhe kapacitetin fiskal të vendit tonë, gjykojmë se duhet të ketë një qasje më të kujdesshme ndaj buxhetit të Mbrojtjes në mënyrë që të përmbushim detyrimet tona kushtetuese si dhe ato që rrjedhin nga pjesëmarrja në NATO.

Me anë të këtij projektbuxheti Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë disa objektiva të rëndësishëm jo vetëm në fushën e Mbrojtjes, por edhe në aspekte të tjera, të cilat në mënyrë, ndoshta jo të drejtpërdrejtë, ndikojnë jo pak në ekonominë e vendit tonë.

Ndër objektivat ushtarakë, që do të mbështesë ky buxhet, do të doja të theksoja:

• Modernizimin e Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë. (Blerje të Armatimit të Lehtë, Municione dhe Aksesore për Forcat e Armatosura në vlerën 8,3 milion dollarë). Ky është një nga objektivat më madhorë jo vetëm të sigurisë kombëtare, por edhe një nga detyrimet më të rëndësishëm të vendit tonë ndaj NATO, në kuadrin e mbrojtjes kolektive;

• Përmirësimin e kapaciteteve të tjera dhe pajimeve bazë për ushtarakët e FARSH, (Sisteme e pajisje për Forcat e Armatosura në vlerën 1 milion dollarë),të cilat nevojiten për mbështetjen e veprimtarisë së FARSH si brenda ashtu edhe jashtë vendit;

• Modernizimin e sistemeve të komunikimit dhe informacionit;

• Vënien në funksionim të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore. Ky projekt është në vazhdimësi prej vitit 2017 dhe kap vlerën totale prej 22 milion dollarë, me shtrirje kohore në tre vite buxhetore. Gjithashtu, ky projekt po zhvillohet me ndihmën e partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

• Përmirësim në funksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare. Ky investim kryhet në bazë të një projekti të zhvilluar e prokuruar gjatë këtij viti dhe do të jetë në zbatim në vitin 2019, në vlerën 2,2 milion dollarë. Këto sisteme janë mjaft të rëndësishme për aspektet e sigurisë së vendit, kontributit tonë në arkitekturën e sigurisë së NATO si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për luftën ndaj trafiqeve të paligjshme.

• Përmirësime infrastrukturore. (Ndërtimin e një hangari për mjetet ajrore të Forcave të Armatosura, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për vendbazimin e radarit të hapësirës ajrore e shpenzime të tjera infrastrukturore në vlerën 4,4 milion dollarë). FARSH do të administrojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë një infrastrukturë bashkëkohore për jetesë, edukim/stërvitje, mbështetje të operacioneve dhe komandim-kontrollin të strukturave ushtarake në kohë paqeje, krize e lufte.

• Investimet në modernizimin e Bazës së Kuçovës.Siç jeni në dijeni, Këshilli i Atlantikut të Veriut, ka marrë vendimin për të përdorur Bazën Ajrore të Kuçovës, si bazë mbështetëse të NATO. Për këtë është rënë dakord për modernizimin e saj nëpërmjet zbatimit të disa projekteve që do të jenë investim i përbashkët midis Qeverisë shqiptare dhe NATO. Ky do të jetë një projekt ambicioz që e fut vendin tonë në hartën e pikave të rëndësishme të NATO. Besoj se të gjithë biem dakord se ndërtimi i një baze të tillë sjell me vete përfitime të shumëfishta. Së pari, rritet niveli i sigurisë së vendit. Rritja e perceptimit të sigurisë, rrit edhe mundësinë e thithjes së investitorëve të huaj. Do të ketë një rivitalizim të ekonomisë lokale, nëpërmjet përmirësimeve të infrastrukturës, punësimeve dhe biznesit të shërbimeve, etj. Ky është një investim i atyre përmasave dhe një mundësi, për të cilën ne duhet të jemi shumë serioz në bashkëpunimin me Aleancën.

Ky buxhet do të zhvillojë kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura në fushat e:

• Kapaciteteve të kërkim–shpëtimit, të cilat përfaqësojnë aftësitë e FARSH për të realizuar operacionet e kërkim-shpëtimit në tokë, ajër dhe det;

• Kapaciteteve të ndërveprueshmërisë brenda komponentëve të saj si dhe me institucionet dhe agjencitë e tjera kombëtare, si dhe me forcat aleate;

• Kapaciteteve të komandim-kontrollit të cilat përfaqësojnë aftësitë për të ushtruar autoritetin dhe përgjegjësitë e drejtimit për përmbushjen e misionit;

• Kapaciteteve për përsosjen e procesit të rekrutimit duke rritur bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe lokale, si dhe me institucionet arsimore dhe shoqërinë civile, si faktor kryesor për të rekrutuar në FARSH kandidatë me kapacitete të larta intelektuale dhe fizike.

MM ka marrë tashmë në vartësi institucionale Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit. Marrja e këtyre strukturave na shton më shumë detyrimet edhe në aspektin financiar. Tani, përveç ndërhyrjeve në përballimin e Emergjencave Civile, po kryejmë edhe punime parandaluese, të cilat kanë kosto. Gjithashtu, ne kemi edhe detyrimin e kompensimit të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës private të qytetareve nga emergjencat civile.

Me fondet e akorduara për Ministrinë e Mbrojtjes veç përmbushjes së misionit kushtetues të Forcave të Armatosura, ne do të kryejmë edhe punime në ndihmë të komunitetit, si ndërhyrje në infrastrukturë në zona të thella, ndërtim të urave “Bailey”, pastrime të hotspoteve, largime të masivëve shkëmborë që bllokojnë akset rrugore, apo përbëjnë kërcënim për sigurinë e qytetarëve, vizita mjekësore tek komunitetet në zona të thella, etj. Pra, krahas detyrimeve ligjore, një pjesë e fondeve do të kanalizohen për çështjet humane dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Prioritet për Forcate Armatosura për vitin 2019 do të jetë edhe rritja e trajtimit financiar dhe motivimi i personelit. Ne do të synojmë modernizimin e edukimit dhe të trajnimit të tyre, sipas standardeve të NATO-s.

Ne kemi një kontribut të qenësishëm në angazhimet në strukturat dhe operacionet në kuadrin e Aleancës. Synimi ynë, por edhe kërkesa e NATO-s është rritja e mëtejshme e këtij kontributi dhe përfaqësimi.

Vendi ynë është pjesëmarrës në iniciativat e sigurisë rajonale dhe për vitin 2019 do të marrë drejtimin e disa prej tyre, gjë e cila kërkon mbështetje me fonde buxhetore për mirë funksionimin e këtyre strukturave. Aktualisht, sapo kemi marrë drejtimin Qendrës për Bashkëpunim dhe Siguri (RACVIAC). Vitin tjetër do të marrim drejtimin e SEDM (Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore) dhe Sekretariatit te SEDM.

Të nderuar kolegë,

Për këto argumente që parashtrova më sipër, si dhe duke marrë në konsideratë angazhimin politik të qeverisë sonë në NATO, për rritjen e buxhetit të mbrojtjes në masën 1,25% të PBB për vitin 2019, do të kërkoja mbështetjen tuaj për realizimin e këtyre angazhimeve.

Ndërkohë, Ju siguroj që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, do të realizojnë me korrektesë detyrimet dhe do të rrisin në mënyrë të pandërprerë transparencën dhe eficiencën e shpenzimeve buxhetore.

Faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2