Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në deklaratën për shtyp

Mbrojtja dhe reduktimi i faktorëve të EC (në këtë kuadër edhe zjarreve) është ndër prioritetet e qeverisjes së vendit. Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile organizuan punën me strukturat e pushtetit vendor për të marrë masat për përballimin e situatës së zjarreve gjatë muajve të verës. Risia e masave të marra për organizimin, gjatë këtij viti ishte edhe pajisja e helikopterëve Cougar me kova me kapacitet 2500 litra ujë secila, për shuarjen e zjarreve.

Testin e parë real këto mjete e patën në shuarjen e zjarrit në pyllin e Semanit dhe rezultati ishte ai që prisnim. Ndërhyrja ishte efikase dhe zjarret u arritën të dominoheshin plotësisht dhe në një kohë shumë të shkurtër. Gjithashtu këtë vit, vumë në gatishmëri të gjitha mjetet dhe infrastrukturën që ne disponojmë duke shumëfishuar si asnjëherë më parë kapacitet për shuarjen e zjarreve. Tërësia e këtyre masave organizative bëri që ky sezon veror të kalojë pa vatra zjarresh masive, ashtu siç pothuajse kishte ndodhur në gjithë vitet e shkuara. Sot, e kam thirrur këtë konferencë për shtyp për të ndarë me ju dhe me publikun një shqetësim në lidhje me situatën e zjarreve të fund shtatorit.

Tashmë, kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore. Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.

Për shuarjen e këtyre vatrave janë angazhuar deri me tani rreth 100 mjete zjarrfikëse dhe rreth 500 forca nga strukturat vendore të Shërbimit Zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe struktura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dhe sigurisht efektivë të Forcave tona të Armatosura. Një ndihmesë kanë dhënë dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret, të cilët i falënderoj përzemërsisht jo thjesht për ndihmën e tyre, por për përgjegjshmërinë qytetare që kanë treguar për të mbrojtur pronën e përbashkët. Në 4 raste zjarresh, në të cilët ka qenë e pamundur shuarja e zjarrit me kapacitetet ekzistuese logjistike dhe njerëzore, është kryer operacion nga ajri për shuarjen e tyre me helikopterët tanë Cougar.
Sigurisht, çdo mendje e shëndoshë në këtë rast, do të përjashtonte rënien e zjarreve nga shkaqe natyrore.

Informacionet tona flasin për zjarr vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarr vënie të qëllimshme për arsye të konflikteve mbi pronën, apo zjarr vënie me qellim krijimin e hapësirave për toka të reja sipas besëtytnisë se djegia e tokës sjell pasurimin dhe pjellorinë e saj.

Përveçse ky është një vendim i gabuar e i paligjshëm që do i kushtojë rënd kujtdo, që përmes papërgjegjshmërisë apo qëllimit të keq, ve në rrezik të tjerët dhe dëmton pronën e përbashkët, nga të gjitha pikëpamjet, shkencore apo praktike, djegia e tokës sjell më shumë dëme sesa të mira. Ndërsa nga pikëpamja juridike ky është një dëmtim i burimeve kombëtare të zhvillimit, që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Cilado që të jenë arsyet e zjarr vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht.

Si e tillë, për të gjitha rastet e evidentuara, Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë në vend, strukturat vendore të pushtetit lokal, zyrat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit pranë bashkive, drejtoritë Pyjore, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe po punojmë për të evidentuar zjarrvënësit dhe për t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore. Ne jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë veprim abuziv dhe të papërgjegjshëm që do të shkaktojë zjarre dhe dëme në territorin e vendit tonë. Do të reagojmë ligjërisht me të njëjtën forcë, për mbrojtjen e parcelave të tokës siç vepruam për zjarr vëniet në pyje.

Mbrojtja e kësaj pasurie është detyrë ligjore dhe morale e gjithsecilit prej nesh si qytetarë të këtij vendi dhe sigurisht edhe përgjegjësi e strukturave përkatëse qendrore dhe vendore. I bëjmë thirrje të gjithë qytetaret të denoncojnë në kohë në numrin e emergjencave 112 të gjithë autorët e këtyre veprimeve kriminale, me pasoja të rënda për jetën njerëzore dhe pasurinë. Informojmë të gjithë qytetarët shqiptar, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve.
Faleminderit për vëmendjen!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2