Fjala e ministres Xhaçka me rastin e ekspozimit të kapaciteteve operacionale për Emergjencat Civile

I nderuar prefekt,
i nderuar shef i Shtabit të Përgjithshëm,
të nderuar gjeneralë, kolonelë, majorë dhe ushtarakë
të dashur të ftuar dhe miq,
faleminderit që jeni sot këtu,

po e nis këtë fjalë me një solidarizim për popullin grek, për fatkeqësinë e shkaktuar nga zjarret masive. Përcjellim ngushëllimet tona dhe i bashkohemi dhimbjes së familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur dhe sigurisht, lutemi për ta.

Të gjithë kemi përjetuar me tmerr dhe jemi tronditur për atë çfarë është ka ndodhur në shtetin tonë fqinj, me skenat apokaliptike të zjarreve, të cilat, vetëm në pak minuta kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë kthyer disa fshatra në shkretëtirë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka treguar solidaritetin e saj për qeverinë dhe popullit grek në këto momente të vështira dhe ne ndajnë me ta dhimbjen për humbjet njerëzore.
Qeveria ka marrë vendimin për të alokuar një ndihmë financiare për qeverinë e Greqisë sikurse ne me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Shtabin e Përgjithshëm, kemi komunikuar dhe kemi përcjellë ngushëllime dhe kemi siguruar qoftë Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur të Republikës së Greqisë por edhe ministrin e Mbrojtjes, homologun tim z. Panos Kammenos, që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të gatshme t’ju ofrojnë ndihmën e tyre përmes kapaciteteve tona, kryesisht ato të kërkim – shpëtimit, nëse kjo ndihmë do të gjykohet e nevojshme dhe, jemi në gatishmëri.

Nuk e di sa vlerë kanë këto fjalë por uroj shumë që kjo situatë e dhimbshme që kemi ndjekur të gjithë, të vihet në kontroll sa më shpejt.

Kjo është një nga ato ngjarje që veç dhimbjes njerëzore, na bën të reflektojmë për rëndësinë që kanë ndërtimi i kapaciteteve dhe gatishmëria për t’u përballur me fatkeqësi të kësaj natyre.

Është një moment që, secili prej nesh, duhet të nxjerrë mësimet e veta dhe duhet të kuptojë përgjegjësitë institucionale, por edhe përgjegjësitë individuale dhe si qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Jam sot këtu dhe mora shkas për këtë aktivitet dhe gjykoj që është shumë e rëndësishme të përcjellim një mesazh të rëndësishëm këto ditë. Dhe mesazhi është që, duhet të sigurojmë qeverinë e Shqipërisë qoftë çdo qytetar shqiptar se edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Forcat tona të Armatosura, që kanë sot mbi vete përgjegjësinë për përballjen me Emergjencat Civile, do të vijojnë të angazhohen edhe do të jenë pranë komunitetit për çdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së tyre.

Ashtu siç kemi qenë të angazhuar në përballimin e disa sfidave gjatë këtyre muajve, disa emergjencave, që nga përmbytjet në qarkun e Fierit dhe të Shkodrës dhe pastaj me reshjet e dendura të borës në veri të vendit, e me përmbytjet në Shkodër, në zonën e Nënshkodrës, siç kemi qenë të angazhuar me mbi 6000 trupa ushtarake dhe mbi 1000 mjete të ndryshme, duke kryer më shumë se 300 ndërhyrje për të evakuuar dhe për të nxjerrë nga zonat e përmbytura mbi 1000 familje të cilëve ju rrezikohej jeta; siç kemi qenë të angazhuar në të gjithë territorin e Shqipërisë në dhjetëra kilometra vijë bregdetare për t’i bërë plazhet tona më të pastra dhe më atraktive jo vetëm për pushuesit tanë por edhe ata të huaj; siç kemi pastruar hotspote shumë të rrezikshme në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer këtë pronë të përbashkët qoftë private qoftë publike për përdorim civil; siç kemi qenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit tonë për të ndërtuar ura “bailey”, duke zgjeruar rrugë, duke nxjerrë fshatra dhe komunitete të tërë nga izolimi, duke i lidhur ato me rrugët nacionale, me qendrat shëndetësore, fëmijët me shkollat; siç kemi qenë të angazhuar në kaq shumë punë që ndoshta për shumë mund të konsiderohen atipike për ushtrinë, ashtu do të vijojmë të jemi të angazhuar edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta, ku rreziku i rënies së zjarreve është edhe më i pranishëm. Në këto kohë kur vendi ynë është më së shumti i frekuentuar masivisht nga turistët dhe pushuesit vendas dhe të huaj.

Jam sot këtu për t’ju ofruar siguri dhe garanci se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë në çdo kohë të gatshme për të vepruar. Edhe kur të tjerët dorëzohen edhe kur të tjerët pushojnë, siç është muaji i gushtit, Forcat tona të Armatosura janë në gatishmëri dhe në krye të detyrës.
Dhe ky është mesazhi që desha të përcillnim sot.

Emergjencat Civile janë pa diskutim fronti ynë i ri i luftës. Është një luftë e paparashikueshme, si të gjitha luftërat, një luftë që në çdo moment është e gatshme të marrë jetë njerëzish, të shkatërrojë prona publike dhe private që janë vënë me aq shumë mund dhe aq shumë djersë.

Por këtë luftë edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Forcat e Armatosura nuk mund ta përballojnë të vetme. Ne, të gjithë bashkë: Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të pushtetit, prefekturat, organet e qeverisjes vendore, por edhe qytetarët edhe qytetarët, dua ta theksoj, duhet të bashkojmë forcat jo vetëm që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme natyrore, apo emergjenca të ndryshme, por edhe duhet të parandalojmë pikësëpari shkaqet për ndodhjen e tyre.

Dhe gjej rastin përmes kësaj fjale, t’ju bëj thirrje qytetarëve, gjithë bizneseve dhe pushtetit vendor, që veçanërisht në këto muaj të nxehtë, të rrisin kujdesin, por edhe përgjegjësinë e tyre individuale, pasi një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja shumë të mëdha. Edhe një cigare e hedhur në një vend të papërshtatshëm, mund të kthehet në një tragjedi.

Dhe dua të lëshoj një apel për të gjithë, se çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo më keq akoma, me paramendim apo nga keqdashësia, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse.

Dhe kemi marrë të gjitha masat që çdo rast i evidentuar si i tillë, çdo rast, çdo zjarrvënie e qëllimshme, për të folur më troç, do të marrë përgjigjen e merituar dhe çdonjëri do të përballet me drejtësinë. Nga ana tjetër, ne kemi marrë të gjitha masat dhe po koordinojmë punën me qëllim që strukturat përkatëse të jenë në gatishmëri maksimale për të ndërhyrë në çdo moment, për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe të pushuesve gjatë këtyre muajve.

Përballja me Emergjencat Civile, ju e dini shumë mirë, është një operacion shumë kompleks dhe jo i lehtë për t’u menaxhuar. Sigurisht që kjo kërkon gjithashtu edhe mjetet edhe teknikën e duhur dhe të domosdoshme.

Kohët e fundit kemi futur në përdorim një teknikë të re që përdoret nga helikopterët për shuarjen e zjarreve dhe kjo i ka rritur kapacitetet tona 7 herë më shumë nga hera më e mirë ose nga vjet kur përballonim zjarret masive që ranë në territorin e Shqipërisë.

E megjithatë, modernizimi i kapaciteteve është një investim, vlera e të cilit nuk matet thjesht me kostot e pasurive të ruajtura, por ajo çfarë është më e rëndësishme, me jetët njerëzore të shpëtuara dhe të siguruara.

Këto mjete që janë të ekspozuara sot këtu, janë shumë pak, janë vetëm një pjesë e kapaciteteve që disponojmë. Por edhe shumë të tjera, siç e dini, ndodhen në repartet e Forcave tona të Armatosura edhe janë në gatishmëri të plotë gjatë këtij muaji dhe të shtatorit që mund të jenë muaj të nxehtë ku rrezikojmë ato që quhen emergjenca sezonale. Por këto mjete të ekspozuara sot këtu, janë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ajo që është më e rëndësishmja, është njerëzit, ju që do t’i përdorni këto mjete.

Krahas kapaciteteve të duhura, ne me Forcat tona të Armatosura disponojmë edhe personelin më të përkushtuar dhe më të mirë trajnuar për t’i përdorur këto mjete. Ata, ju, jeni pjesa më e mirë e shoqërisë që keni marrë përsipër të rrezikoni edhe me vetëmohim edhe veten tuaj sa herë duhet për të shpëtuar të tjerët, për të siguruar që të tjerët të mos rrezikohen nga një problematikë e caktuar që vjen nga fatkeqësitë natyrore apo për shkak të ndonjë emergjence civile. Dhe jeni ju që jeni betuar përpara flamurit për atdheun, për ta bërë vendin tonë më të sigurt për gjithësecilin prej nesh.

Dhe do të doja të përshtatja atë thënien lapidare të ish - sekretarit të Përgjithshëm të OKB, që thoshte “paqeruajtja nuk është punë për ushtarakët, por vetëm ata mund ta bëjnë”.

Edhe unë do doja të thosha që “Emergjencat Civile nuk janë puna kryesore e ushtarakëve, por asnjë nuk mund ta bëj më mirë atë”. Dhe fakti është se ushtarakët tanë po përballen me këtë detyrë të re në mënyrën më profesionale të mundshme.

Edhe njëherë dua të siguroj të gjithë ata që na ndjekin dhe, jam shumë besimplotë, se pas masave që kemi marrë, se pas një procesi modernizimi të pajisjeve dhe mjeteve që sot kemi në dispozicion për emergjencat civile që sapo kemi ndërmarrë, por edhe falë një koordinimi shumë më të mirë me strukturat e tjera shtetërore veçanërisht me Prefekturat dhe me gjithë dikasteret e tjera, qofshin ato vendore, qofshin ato qendrore, por mbi të gjitha falë shpirtit të sakrificës dhe përkushtimit të njerëzve deri në vetëmohim nën uniformë, do të jemi në gjendje të përballojmë me shumë sukses çdo situatë që mund të na krijohet gjatë këtyre javëve të nxehta.

Ju falënderoj të gjithëve për punën tuaj dhe dua të siguroj të gjithë ata që na ndjekin që do të jemi në gatishmëri ditë, natë edhe kur të tjerët pushojnë.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor korrik 2018Ditari, të rejat kryesore korrik 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Gusht 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria10 gusht 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2018
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2