Fjala e ministres Xhaçka me rastin e betimit dhe certifikimit të ushtarëve të rinj në Bunavi

I nderuar, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Kollçaku
të nderuar gjeneralë, drejtues e efektivë të Shkollës së Trupës,
të dashur djem dhe vajza, që sot hapni portën e një karriere të re dhe motivuese për të ardhmen tuaj,

10 javë më parë, ju latë shtëpitë tuaja dhe nisët rrugëtimin për një të ardhme më të mirë për ju dhe familjet tuaja. Ndryshe nga dita e përcjelljes, me kënaqësi lexoj sot në sytë tuaj, kurajë, krenari për gjithë sa keni arritur deri tani, por dhe motivim për atë që do sillni pranë familjes së madhe të Forcave të Armatosura të vendit.

Sot, ju 256 djem e vajza, i bashkohen ushtrisë shqiptare dhe unë me shumë krenari mund të them, që keni bërë zgjedhjen e duhur. Secili nga ne ka një rrugëtim personal në jetën e tij, apo në jetën e saj, për të përmbushur qëllimet që i vë vetes dhe ky rrugëtim vizatohet në mendjen e secilit, nëpërmjet shkollimit, mundësive për t’u aftësuar apo për t’u realizuar në profesion me të gjithë potencialin që ne kemi brenda vetes.
Ju djemtë dhe vajzat që lini Bunavinë sot, sapo keni prezantuar projektin tuaj! Dua të ndaj me ju, krenarinë për vullnetin që shfaqët dhe mirënjohje për përzgjedhjen që keni bërë, për të ndërtuar me ne këtë projekt. Mbi të gjitha dua t’ju them se ky projekt, i vështirë në mision, ju jep ju privilegjin e veçantë të atyre që do përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë jo vetëm brenda kufijve të saj, po në të gjithë botën, duke projektuar paqe dhe siguri atje ku ka nevojë.

Ju e dini, që Forcat e Armatosura sot janë në vëmendjen e veçantë të qeverisë dhe të partnerëve tanë në NATO.

Ju, gjithashtu, keni dëshmuar çdo ditë e më shumë prezencën e ushtrisë tonë në çdo aspekt të jetës në komunitet, kudo dhe për këdo që ka nevojë për mbështetjen tonë. Projekti juaj personal, sot, integrohet në projektin tonë të madh për të rritur, zhvilluar dhe fuqizuar çdo ushtarak që ka zgjedhur të mbrojë dhe përfaqësojë shqiptarët me dinjitet.

Sot përfundoni një kurs dhe nisni një shkollë që do t’ju ofrojë mundësi dijesh dhe zgjedhjesh. Që sot, do keni mundësi të trajnoheni dhe stërviteni me kolegë të Aleancës dhe, nesër, të shkëmbeni eksperiencë në vende të ndryshme të botës. Që sot, ju keni garancitë e duhura, se keni zgjedhur një karrierë të sigurt, me mundësi të larmishme për të arritur majat që aspironi në këtë mision kaq të nderuar.
Çdonjëri prej jush, do ketë mundësi për të përfituar njohuri falas në gjuhët e huaja, në Komandën e Doktrinës së Stërvitjes. Çdonjëri prej jush do ketë mundësi të jetë në të ardhmen, një pedagog i mirë, një trajnues i zoti, një komandant i aftë një diplomat i suksesshëm, pse jo edhe një gjeneral me 3 yje.

Sot, unë jam këtu që t’jua ofroj këtë kontratë të sigurt, secilit prej jush. Ju mbetet ta përmbushni në drejtimin që do zgjidhni këtë kontratë, duke bërë kështu krenarë veten, familjen tuaj dhe mbi të gjitha vendin.

Një gjë është e sigurt, asgjë më shumë nuk do t’ju japë nder, siguri dhe dinjitet, sesa uniforma e ushtarakut, uniformë e cila, sot qëndron denjësisht përkrah aleatëve në NATO.

Unë jam e sigurt që do t’ia dilni t’i shkoni deri në fund rrugës së nisur. Sepse jam e sigurt, që askush nga ju këtu, dhe as nga ata që do t’ju pasojnë në zgjedhje të ngjashme nuk do të heqë kurrë dorë nga vlerat që na udhëheqin në këtë profesion të nderuar.

Dashuria për vendin, sakrifica, përkushtimi dhe profesionalizmi për të qenë njerëzit model në mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë e, mbi të gjitha, për t’i ofruar ndihmë, paqe dhe siguri gjithkujt në vështirësi, brenda e jashtë vendit tonë.

E në fund të këtij rrugëtimi, jam e bindur, që me zë të lartë do të thoni: Ia dola që të jem garancia për sigurinë e Shqipërisë time!

Suksese të gjithëve!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2