Ministrja e Mbrojtjes në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

E nderuar kryetare e komisionit,

Te nderuar kolege deputetë!

Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. E gjeta në Kabul, ku punonte prej 11 muajsh si përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar, në misionin e NATO në Afganistan (Resolute Support Mission).

Nuk kam ardhur këtu për të bërë apologjinë e askujt, aq më pak të kapitenit të marinës Meçollari. U ka takuar dhe u takon ushtarakëve të vlerësojnë kolegët e tyre, për ecurinë në karrierë dhe pa dyshim që kanë qenë ministra të tjerë, që e kanë ndjekur nga afër karrierën dhe ecurinë e tij si ushtarak, në shumë detyra dhe shkollime brenda e jashtë vendit. Por e pranova kërkesën e komisionit për këtë dëgjesë, se gjykoj, më duhet të sqaroj disa fjali, të hedhura qëllimisht lart e poshtë, me kujdesin e madh për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë, që ka të bëjë me të ardhmen e vendit tonë - të ardhmen gjeografike, por dhe atë historike, të përcaktimit të asaj që është e jona dhe asaj qe është e fqinjëve.

Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Aty ndërthuren elementë diplomatikë, juridikë e teknikë ku përfshihet navigacioni detar, hartografia, apo të tjerë elementë të detarisë, për të cilat, me siguri askush nga ne këtu nuk është ekspert. Ndaj, në këto raste, kërkohet përfshirja e disa institucioneve së bashku, për të patur një analizë të plotë për procesin, me të gjithë elementët e tij. Për këtë qëllim, në përballjet diplomatike me palën greke, ka qenë e nevojshme mbështetja me ekspertizë në fushën e së drejtës së detit dhe të çështjeve detare.

Kapiten Meçollari, e bashkë me të edhe ekspertë të tjerë, kanë një eksperiencë të gjatë dhe solide, praktike. Ata janë marrë dhe me studimin e çështjeve të së Drejtës së Detit dhe aplikimin e saj në vendin tonë. Kapiteni i marinës ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm, posaçërisht për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e në vazhdim edhe kur, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. Vendi ynë ka pak ekspertë të spikatur në fushën e së Drejtës së Detit, një ndër të cilët është Artur Meçollari. Ushtarakët e shtetit shqiptar mbështesin sa herë që është e nevojshme me ekspertizën e tyre, institucionet e shtetit shqiptar dhe kjo nuk përbën asnjë shkelje të ligjeve dhe rregullave te vendit.

Më lejoni në ndalem në arsyet e largimit të kapitenit nga detyra në vitin 2012, për të cilin edhe jam thirrur sot këtu, i cili është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura, sepse nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga Plani i Përhapjes. Nuk pranoi t'ua jepte ato, miqve të doktorit dhe familjarëve të vet. Unë nuk kam ardhur këtu për të rihapur historitë e vjetra, por retrospektiva është e domosdoshme për të kuptuar edhe ju se, sulmi i stisur ndaj Meçollarit në kohën kur shtypi i kohës fliste për megaferën me Bazën Ushtarake të Bisht - Pallës, shitblerjen e pronave në Porto - Romano mes familjarëve të Berishës, kryeministër, me Damir Fazlliç dhe, gjithë sa vijoi, i kushtoi shtrenjtë Meçollarit dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot.

Shpejt do të kuptoni se gjithë sa vijoi ishte thjesht një hakmarrje personale që nuk kishte asgjë të bënte me përmbushjen e detyrave, apo më keq akoma, me agjenturat në kurriz të Sigurisë Kombëtare.

Në 2012, me një sërë dokumentesh komprometuese mes Ministrisë e Shtabit, Baza e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë me interesa të caktuar mbi atë sipërfaqe, e cila gjendet në veri të qytetit të Durrësit. Tentativat e para nisën në fund të vitit 2010, duke pasuar një vit më pas me largimin nga radhët e Forcave të Armatosura të admiralit Kudret Çela, në atë kohë komandant i Forcës Detare, i cili nuk u bë palë në këtë proces. Menjëherë pas, zëvendëskomandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, ngarkohet në detyrën e komandantit dhe i kërkohet zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit nëpërmjet ndryshimit të Tabelës së Organikës (një proces i paligjshëm, pasi propozimi duhet të vijë nga komandanti i forcës, jo e kundërta: që Shtabi i Përgjithshëm t’i propozojë komandantit të forcës).

Përmes një shkresë zyrtare të klasifikuar, në dispozicion të MM/SHP, drejtuar Shefit te Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, vërtetohet se oficeri Meçollari, bashkë me 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike dhe nuk firmosën për nxjerrjen jashtë Planit të Përhapjes të bazes detare, pasi ky veprim cenonte Sigurinë Kombëtare sipas argumentimit të tyre.

Meçollari lirohet nga detyra, jo vetëm si komandant i ngarkuar, por edhe si zëvendëskomandant i Forcës Detare pas vetëm 18 ditësh që ishte ngarkuar në detyrën e komandatit dhe vetëm 1 javë pas shkresës së sipërpërmendur.

Po e ritheksoj, në janar të vitit 2012, Meçollari dhe 16 kolegë të tij ushtarakë, nuk pranuan të jenë ushtarë politikë, duke treguar integritet dhe moral në përmbushjen e plotë të misionit të tyre, për garantimin e sigurisë së vendit.

Deri këtu besoj se biem dakord që Meçollari dhe kolegët e tij në Forcën Detare nuk kanë punuar kundër interesave të vendit, përkundrazi aktiviteti i tyre është në përputhje të plotë me detyrat e tyre, integritetin e ushtarakut dhe detyrimin kushtetues në mbrojte të sigurisë kombëtare.

Këtu nis hakmarrja jo vetëm ndaj kapiten Meçollarit, por ndaj gjithë zinxhirit të komandimit të Forcës Detare.

Pas lirimit të kundëradmiral Kudret Çelës nga detyra e komandantit të Forcës Detare, shkarkimit të zëvendëskomandantit Meçollari pas vetëm 18 ditësh, u nxitua të emërohej në kundërshtim të Kushtetutës një tjetër komandant nga Ministria e Mbrojtjes, duke anashkaluar plotësisht autoritetin e presidentit të atëhershëm të Republikës, vendim i cili u revokua nga vetë ministri i asaj kohe vetëm 3 muaj më pas, pas shumë zhurme mediatike për vendimin e kundraligjshëm.

Duket sikur pronës masive të Kepit të Palit ,ku ishin shprehur aq qartë interesat e familjes kryeministrore në atë kohë, i duhej gjetur patjetër zgjidhja.

Por, nëse ka një padrejtësi të madhe në këtë histori, ajo nuk i është bërë Artur Meçollarit, më shumë sesa të gjithë atyre, që në kohën e qeverisjes së opozitës së sotme nuk iu bindën urdhrit politik.

Pikërisht këtu nisi dhe loja e turpshme me spiunë. U folën e u përfolën takime e biseda, të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë. Nisi një fushatë mbledhje të dhënash për Artur Meçollarin për të provuar se ky njeri zhvillonte aktivitet kundër qeverisë së asaj kohe. Ndaj Artur Meçollarit ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe. Aq qesharake, saqë ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranonte t’i paraqiste provat në gjykatë. Madje dhe kur gjyqtarët e çështjes kanë shkuar tek agjencia të njiheshin më dokumentacionin e fabrikuar, nuk u jepej akses.

Me duhet të sqaroj se: i gjithë procesi gjyqësor nisi me kërkesë të Artur Meçollarit dhe, asnjëherë Ministria nuk nisi një procedim penal për të ashtuquajturin spiun, që kërcënoi rendë sigurinë kombëtare, siç e parashikon edhe ligji në rastet e nxjerrjes së informacionit të klasifikuar. Për më tepër, procesi përgjues që kërkonte miratimin e Prokurorisë mbi argumente te gënjeshtërta për kontakte me shërbime me qëndrime jo miqësore ndaj vendeve të NATO, jo vetëm që rezultoi të ishte një flluske sapuni, por makineria e përgjimit nuk u ndal edhe kur në tabulatet telefonike dilnin edhe punonjës të ambasadave të vendeve strategjike të NATO. Ndërkohë që, si çdo vend anëtar i NATO, Shqipëria shkëmben përmes proceseve planëzuese në Selinë e Aleancës, të gjithë informacionet, që lidhen me planifikimin, kapacitetet dhe personelin e saj. Dhe është absurde të mendohet që vendet anëtare të kërkojnë informacione të tilla, përmes oficerëve shqiptarë.

Të nderuar kolegë deputetë:

Ky është urdhri i largimit nga FA, të oficerit Meçollari, për të cilin janë investuar shkollime e trajnime brenda e jashtë vendit. Edhe vete ish - shefi i shtabit të asaj kohe, ka deklaruar se ushtaraku është overqualified. Oficeri i larguar me dy shkresa të tetorit 2012, ka mundur t’i shohë ato në gjykatë, vetëm 6 muaj pasi iu komunikua largimi, pa mësuar kurrë zyrtarisht cila ishte arsyeja e shkeljeve që ai kishte bërë, siç pretendonte Ministria e Mbrojtjes në atë kohë. U largua me vetëm 2 firma, për t’u rikthyer në FA pas 2 vendimeve të gjykatave, të vitit 2014 dhe atij të formës së prerë në maj 2015.

Artur Meçollari e ndoqi ligjërisht çështjen e lirimit të tij të pamotivuar. Iu drejtua Gjykatës dhe e ndoqi procesin deri në fund, megjithëse i ishin hequr edhe përfitimet që i takonin si tashmë një ushtarak në rezervë. E theksoj, ishte Artur Meçollari që iu drejtua Gjykatës dhe askush nga akuzuesit e tij të sotëm. Ishte Artur Meçollari, që kërkoi drejtësinë tek gjykatat dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte ne Prokurori për ato që riciklon sot padrejtësisht në adresë të tij.

Dhe me tutje, standardi ndryshon, pas rikthimin në Forcat e Armatosura të oficerit që ka prishur gjumin e opozitës sot sërish. Nga 2 letra e 2 firma për lirimin e tij, autoritet në MM e SHP e ngarkojnë në detyrë në përputhje me vendimin e Gjykatës në një praktikë me 18 shkresa të firmosura nga 23 autoritete të MM dhe SHP, të cilat po ua ve sërish në dispozicion.

Ushtaraku shqiptar Artur Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO. Për ta thënë më thjesht, ky oficer ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo dokument që prodhohet nga NATO dhe 29 vendet anëtare. Për të pasur këtë nivel sigurie, ka kaluar shumë e shumë kontrolle nga agjencitë tona më të specializuara në fushën e sigurisë. Për këtë certifikim janë shprehur të gjitha strukturat verifikuese në vend, jo vetëm AISM, por edhe SHISH apo Policia Shtetit. Këtë certifikatë, shumëkush këtu i pranishëm nuk e ka. Nëse do të kishte pasur qoftë edhe një provë të vetme, qoftë edhe një indicie të besueshme, Meçollari nuk do të gëzonte sot këtë nivel sigurie.

Artur Meçollari ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit. Ka provuar me fakte dhe argumente që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Ka matur me saktësinë e së drejtës detare se çfarë na takon dhe çfarë po humbitnim. Linçimi i ditëve të fundit ndaj personalitetit dhe integritetit të Artur Meçollarit, i propozuar si negociator me palën greke, nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për të bërë pis procesin, që po zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin, por edhe interesat kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe, zanafillën e ka tek faji i tij për të mos pranuar të hante çorbën e prishur të gatuar në kurriz të pronave të shtetit shqiptar.

Meçollari është thjesht një detaj në këtë turp të madh që Sali Berisha po përpiqet të krijojë përsëri në përpjekjen e dështuar për të delegjitimuar një proces plotësisht transparente që do të rikthejë në vend padrejtësinë që shkaktoi me marrëveshjen antikushtetuese të prillit 2009.

E theksoj, çdo akuzë e pabazuar, por edhe e qëllimshme ndaj ushtarakëve, nuk është vetëm cenim ndaj individit, por është cenim i imazhit të vendit, anëtar i denjë i NATO dhe cenim i imazhit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Janë të paktë njerëzit që kanë shitur territore të Shqipërisë e kanë cenuar interesat kombëtare. Të gjitha të dhënat tregojnë qartazi që kjo damkë nuk qëndron me Artur Meçollarin që ka bërë patriotin e mirë në çdo rast kur rrethanat e kanë sprovuar.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor qershor 2018Ditari, të rejat kryesore qershor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 07 (2018) Korrik 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria13 korrik 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2018
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5