Fjala e ministres Xhaçka me rastin e dhurimit të ndihmës së qeverisë së SHBA për Emergjencat

Fjala e plotë e ministres Xhaçka me rastin e dhurimit së ndihmës të qeverisë së SHBA për Emergjencat.

I nderuar ambasadori Lu,

I nderuar gjeneral Kollçaku,

Të nderuar të pranishëm!

Së pari, ju uroj mirëseardhjen në Komandën Mbështetëse, në të cilën prej dy muajsh është ngritur Qendra e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave.

Ambasador Lu, një shprehje e bukur në gjuhën shqipe thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Ndaj sot, më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për aleatin dhe mikut strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Asistenca e SHBA ka qenë e shtrirë në kohë dhe ka përfshirë shumë fusha, si trajnimi i burimeve njerëzore, investimi më i madh I bërë në Forcat tona të Armatosura apo asistenca e jashtëzakonshme dhe shumë e nevojshme për modernizimin e FA.

Por njëherësh, SHBA, në mënyrë të vazhdueshme kanë kontribuar me grante dhe projekte me vlera të konsiderueshme që konsistojnë në mbështetje të komunitetit, si: ndërtim shkollash, trajnime, mirëmbajtje dhe mbrojtje të ambienteve por edhe operacioneve humanitare.

Situata e vështirë që kaluam në muajin Dhjetor tregoi mes të tjerash, solidaritetin mes miqsh dhe njëherësh edhe misionin e përbashkët për t’ju gjendur pranë më të pamundurve, në vështirësitë e shkaktuara nga moti e keq.

Ndihma e konsiderueshme e dorëzuar sot nga Ambasada Amerikane nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje (ODC) në Ministrinë e Mbrojtjes, konsiston në materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash.
Këto qindra artikuj e materiale do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve operacionale, për të mënjanuar dhe ndërhyrë në përmbytje dhe operacionet emergjente, të shkaktuar në kushtet ekstreme dhe të emergjencave civile.

Prej disa javësh siç e dini Emergjencat Civile janë tashmë fushë përgjegjësie e Ministrisë së mbrojtjes dhe kjo na e ka shtuar edhe më tepër përgjegjësinë e shërbimit dhe kujdesit, për çdo qytetar të vendit tonë, nga kryeqyteti deri në skajin më të largët.

Bashkëpunimi me pushtetin vendor mbetet element i rëndësishëm i parandalimit dhe përballimit të emergjencave në kushtet e përkeqësimit të motit.
Ndaj dua t’i bëj thirrje sot të gjitha bashkive, që në buxhetin e tyre, të kenë të parashikuar një fond dhe një strukturë të posaçme për përballimin e emergjencave ashtu sikundër parashikon edhe ligji.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim do vështirësonte punën e përbashkët e do pengonte ndihmën për të gjithë banorët, të cilët i kanë sytë nga ne, në ditët e tyre më të vështira.

I nderuari ambasadori Lu,

Edhe një herë faleminderit për ndihmën dhe kontributin e qeverisë së vendit tuaj sot e përherë për çdo qytetar të vendit tim e në veçanti për Forcat e Armatosura! Ju jemi pafundësisht mirënjohës!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës 27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka 14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel 8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018 Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2018) Prill 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria20 prill 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6