Fjala e ministres Xhaçka me rastin e 97 vjet Xhenio dhe Artileri

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes në ceremoninë e posaçme të organizuar në Batalionin e Xhenios (bxh) të KM me rastin e 97 - vjetori të krijimit të Batalionet e Xhenios dhe të Artilerisë. 

 

Të nderur miq, veteranë, komandantë të njësive tona të Xhenios dhe Artilerisë!

Historia ka bërë që përvjetori i dy festave të reparteve të shquara të Forcave tona të Armatosura, sikurse janë ato të Xhenios dhe Artilerisë, natyrshëm, të vijë i dubluar. Gjithsesi, kjo nuk relativizon aspak rëndësinë e të dyjave.

Përveç ndjesisë pozitive që më jep pjesëmarrja në këtë eveniment, më duhet të pohoj se, nëse ka një forcë që i jep kuptim atributit “ushtri e qytetarëve të saj”, kjo është Arma e Xhenios.
97 vjet më parë, në janar të vitit 1921, kjo armë nisi rrugën e saj përmes punës, sakrificave, në shërbim të jetës dhe sigurisë së popullit në kushtet e paqes.

Veprimtaria juaj ka shënuar rubrika të pafundme kontributi, ku puna juaj ka ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes garantoj se Forcat e Armatosura do të jenë pranë komunitetit në çdo ditë të vitit, duke iu ndodhur pranë çdo njeriu, kryesisht më të dobtëve e më të pafuqishmëve, për t’ua bërë jetën më të lehtë dhe për të përballuar bashkërisht vështirësitë. Vetëm në 3 muajt e fundit, efektivët e Batalionit Xhenio i kanë ardhur në ndihmë mbi 25 mijë banorëve në zona problematike duke ndërtuar 12 ura. Por jo vetëm kaq. Njësitë dhe repartet xheniere kanë marrë pjesë në riparimin e rrugëve, tharjen e kënetave, ndërtimin e kanaleve bonifikuese, argjinaturave, hidrovorëve, ujësjellësve, eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore si tërmetet dhe përmbytjet, pa harruar edhe ndërtimin e tuneleve dhe bazave tona ushtarake.

Përballimi me sukses i emergjencave civile në ditët e para të muajit dhjetor ishte treguesi më i mirë se, Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashuri edhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës.

Krahas kontributit në ndërtimin e urave në kohë rekord, efektivët e Komandës Mbështetëse shpërndanë mbi 800 ton produkte ushqimore dhe blegtorale. 6 bashki, më shumë se 5 mijë familje u asistuan nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve.

Sot dua të vlerësoj edhe efektivët e kompanisë për eliminimin e materialeve të rrezikshme EOD, kontributi i të cilëve, i vlerësuar nga drejtues të misioneve në vendet ku ne aktualisht jemi të pranishëm si Letonia apo Mali, është një tjetër provë e profesionalizmit të ushtrisë shqiptare.

Ndaj sot, dua t’u them “Faleminderit” me kokën lart, ju, të nderuar efektivë të pranishëm në këtë ceremoni, por edhe çdo efektivi të Forcave tona të Armatosura, që po na ndrisin faqen në kohë lufte dhe paqeje, në mot me diell e me stuhi, me një shpërndarje gjeografike që tanimë i tejkalon kufijtë tanë. Me këtë rast, ne kujtojmë sot oficerët, ushtarët, civilët, të gjithë ata që i kanë kushtuar jetën mbrojtjes dhe rimëkëmbjes së atdheut.

Të nderuar motra dhe vëllezër nën uniformë!

Sot festojmë edhe 97 - vjetorin e krijimit të Batalionit të Artilerisë, e cila, si tërësi e armëve të rënda të zjarrit dhe trupave ushtarake e pajisur me to, simbolizon reagimin tonë të strukturuar si shtet, qysh prej ditës së krijimit të Ushtrisë Shqiptare.

Shekulli që shkoi, me gjithë kompleksitetin dhe problematikën që solli, mbarti në vetvete një historik të natyrshëm për të gjitha armët e ushtrisë sonë. Krijimi dhe zhvillimit i mbrojtjes së atdheut është i lidhur me zhvillimin e mjeteve sulmuese tokësore, ajrore dhe detare.

Të dashur miq,

Sot jemi në kushtet e ristrukturimit të shekullit të ri, i cili gjithashtu paraqet jo pak sfida dhe rreziqe karshi një sigurie të paqëndrueshme në mbarë botën. Përgjatë viteve të fundit kemi bërë përpjekje, duke shënuar rezultate konkrete në modernizimin e mbrojtjes sonë.

Rikonfirmoj se, qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe, veçanërisht, të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO.

Mbetem besimplotë se, investimi në të ardhmen e Forcave të Armatosura e bën Shqipërinë një vend më të sigurt për të ardhmen e brezave që do të vijnë.

Me urimin për të qenë gjithmonë në krye të zbatimit të detyrave me cilësi dhe në kohën e duhur, si ministre e Mbrojtjes, unë shpreh bindjen se artiljerët dhe xhenierët e Forcave tona të Armatosura do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave që do t’u ngarkohen duke e ngritur edhe më lart emrin e nderuar të ushtrisë shqiptare.

Gëzuar dhe urime!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6